Durrës, banorët refuzojnë të aplikojnë online: Pallatit t’i bëhet vlerësim i thelluar

February 21, 2020 19:06

Durrës, banorët refuzojnë të aplikojnë online: Pallatit t’i bëhet vlerësim i thelluar

Banorët e pallatit nr. 8 në lagjen 5 të qytetit të Durrësit refuzojnë të aplikojnë online në zyrat e Bashkisë së Durrësit , pasi sipas tyre pallati nuk është klasifikuar në shkallën e duhur sipas dëmtimit të ka. K

ur kanë mbetur vetëm një javë nga afati për të aplikuar online, banorët kanë dalë në protestë ditën e sotme ku kërkojnë vlerësim të thelluar.

Pallatin e kanë caktuar DS2, kur ai është DS5. Kur 6 katet e pallatit kanë çeduar me 42 cm, ne kërkojmë që të kalojë DS5 sa më shpejt që të bëjmë dhe aplikimin”, tha një banor.

Po dëm të lehtë thonë DS2, ndërkohë që duhet të jetë pallati DS5″, tha një tjetër.

“Ne kemi dalë nga ai pallat, kërkojmë që shteti të vendosë për atë pallat nëse do të rregullohet apo do të shembet”, u shpreh banori.

Lidhur me shqetësimin e banorëve ka reaguar dhe bashkia e Durrësit e cila konfirmon se pallati do të verifikohet në mënyrë të thelluar nga instituti i ndërtimit, teksa fton banorët që të aplikojnë on-line që të mos kalojnë afatin 29 shkurt pasi në të kundërtën do e kenë të pamundur.

“Në lidhje me protestën e qytetarëve të pallatit në lagjen 5 njoftojmë se ky pallat është dërguar për ekspertizë të thelluar në institutin e ndërtimit, por gjithsesi qytetarët duhet të aplikojnë për të përfituar nga programi i rindërtimit për të mos humbur këtë mundësi duke qenë se afati i aplikimit përfundon në 29 shkurt. Procesi i ekspertizës së thelluar është ai që vendos çfarë do të behet me godinën”, njofton Bashkia.

 

l.h/ dita

February 21, 2020 19:06
Komento

2 Komente

  1. mali February 21, 23:54

    per mua ky pallat ka skelet te forte qe perballon deri 7 balle termet.Ka nevoje per rregullime te mureve ndarese.Banoret te mos shqetesohen dhe te rine rehat ne ambiente te pa prekura.Kompania ndertuese dhe inxhinieret kane punuar me pergjegjesi dhe materiali I perdorur ka qene ne nivelin maximal te sigurise.Detyrimisht do ca para per ta kthyer ne gjendje normale dhe ketu jane parate e donacioneve.Koha 2-3muaj.Fuqia puntore-shqiptare.Teknike-shqiptare.Mafie-shqiptare.

    Reply to this comment
  2. demo February 22, 04:30

    Aplikimi on line eshte per kurva ne internet,
    Shtepia,jeta koka nuk behen me internet.Shteti me keto miljarda qe ka marre te formoje Ekipe Specialistesh qe te mbikqyrin situaten ne Terren,CDO PALLAT,CDO SHTEPI.Me internet cdo katundar ne Macukull aplikon sikur ka shtepi ne Durres dhe perfiton nga fondi termetit..
    Behu serioz zoti shtet,mos luaj me super Mario ME TE PASTREHET E TERMETIT ne internet,se nuk eshte interneti per keto pune.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim