Djali rrëfen në Gjykatë: Si e vrava babanë në oborrin e shtëpisë

May 29, 2016 10:41

Djali rrëfen në Gjykatë: Si e vrava babanë në oborrin e shtëpisë

Gjykata e Durrësit vendosi sot arrest me burg për të dy djemtë dhe bashëshorten e ish-kryeplakut të fshatit Shkallë në Durrës Mirosh Djaloshit.

Për djalin 16-vjeçar të viktimës, Gjykata vendosi arrest me burg 45 ditë. Kurse djali i madh, Albani pranoi fajin para togave të zeza dhe mori autorësinë e krimit.

“Panorama” ka zbardhur një pjesë të dëshmisë së Alban Djaloshit përpara trupës gjykuese. Sipas tij, ai e qëlloi të atin me një hu në kokë duke e lënë të vdekur. Ngjarja ndodhi në oborrin e shtëpisë së tyre pas orës 01:00, kur Mirosh Djaloshi ishte kthyer i dehur.

 Dëshmia e Alban Djaloshit në Gjykatë e zbardhur nga Panorama:

“Unë isha në gjumë atë ditë dhe ishte ora 1 e natës. Babai nuk kishte ardhur ende në shtëpi. Rreth orës 1 e ca dëgjova një kollitje jashtë shtëpisë dhe dola në oborr të shihja. Pashë babanë që ishte i dehur. Ai kur më pa nisi të më shante dhe mu vërsul. Iu kujtua një ngjarje e para disa viteve kur unë u arrestova për një vjedhje të shkollës. “Hajde këtu ti hajdut m…”, më thirri babai dhe më ndoqi me një sfurk që të më godiste. Unë vrapova drejt stallës së lopës dhe aty gjeta një hu dhe e godita dy herë në kokë. Ai ra në tokë dhe më duket se kishte vdekur. Më pas u ktheva të flija. Në mëngjes më zgjon nëna dhe më thotë se babai nuk kishte ardhur ende në shtëpi. Unë e dija se mund ta kisha vrarë, ndaj nuk fola. Lajmërova xhaxhanë dhe e gjetëm aty ku e kisha lënë. Kisha frikë ta pranoja që në fillim krimin”.

May 29, 2016 10:41
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*