Durrës, dy vëllezër kërcënojnë të hidhen nga pallati (FOTO)

September 5, 2017 10:51

Durrës, dy vëllezër kërcënojnë të hidhen nga pallati (FOTO)

 

Një ngjarje e rëndë po ndodh në Durrës, ku dy vëllezër kërcënojnë se do hidhen nga pallati. Episodi është regjistruar në lagjen nr.11 të qytetit bregdetar. Ndërkohë, nga hetimet e para të policisë mësohet se shkak është bërë kthimi i banesave të tyre tek ish-pronarët.

Ata kanë hipur në tarracën e pallatit ku jetojnë pasi Përmbarimi do t’i nxjerrë ata nga shtëpia, ndërsa kërcënojnë me vetëvrasje për vendimin e gjykatës.

Sakaq, policia ndodhet në vendngjarje, ku po negocion me dy vëllezërit, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur ende.

NJOFTIMI I POLICISE

Dy banorë në lagjen nr. 11 të qytetit të Durrësit deklarojnë se do të vetëvriten.

Shkak është bërë kthimi i banesave të tyre tek ish-pronarët. Përmbarimi i ka kërkuar dy familjeve që të dalin nga banesat dhe t’ua kthejnë ato ish-pronarëve. Por këta banorë pretendojnë që dokumentacioni është fals dhe nxjerrja e tyre është e paligjshme. Për këto arsye, ata kanë deklaruar se nëse do t’i nxjerrin jashtë shtëpisë do të vetëvriten duke u hedhur nga pallati.

durres pallati (1)

durres pallati (6)

durres pallati (5)

September 5, 2017 10:51
Komento

2 Komente

  1. Lili September 5, 12:31

    Jo vritni grate qe lali eri t’ju siguroje nje banese….

    Reply to this comment
  2. Qukapiku (Emin Gjana) September 5, 20:27

    Perse u luten… lerini te hidhen, prona do te shkoj tek i zoti, nuk ka me qofte tek daja, toke e “Xanun”.
    Godina duket q eshte e vjeter dhe e ndertuar para clirimit, pergjegjesi per vonese ne kthimin e prones tek i zoti, duhet te mbaje Axhensia e Kthimit dhe Kompesimit te Pronave.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*