Durrës, eksploziv te dera lokalit të basteve, dyshohet për konflikte bixhozi dhe konkurrencë

October 7, 2014 21:28

Durrës, eksploziv te dera lokalit të basteve, dyshohet për konflikte bixhozi dhe konkurrencë

Gjendet një sasi lënde plasëse e pashpërthyer në një pikë bastesh në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm, rreth orës 03:05, në lokalin e lojërave sportive, i cili ndodhet në pronësi të 24-vjeçarit me inicialet S. L. Eksplozivi është pikasur në kohë dhe policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur çmontimin e saj. Fatmirësisht pakoja nuk ka shpërthyer, pasi forcat e xhenios kanë ndërhyrë në kohë, për të parandaluar ndonjë tragjedi të mundshme.
Grupi hetimor e dërgoi lëndën e dyshuar si eksploziv në laborator, për t’iu nënshtruar ekspertizës. Ndërkaq, policia ka marrë në pyetje 24-vjeçarin për të kuptuar motivin e kanosjes së tij. Ekspertët dyshojnë se ky ka qenë një paralajmërim për të riun për shkak të konflikteve të mëparshme që ka pasur. Policia heton në tre pista, sherret e çastit për shkak të basteve në lokal, hakmarrje nga ndonjë lojtar që ka humbur para në bastet sportive, ose konkurrenca. Janë bërë vetëm shoqërimet e disa të rinjve, që u lanë të lirë pas marrjes në pyetje. Mësohet se pakoja kishte të paktën 500 gramë tritol që pritej të aktivizohej me fitil zjarrpërcjellës. Autorët janë larguar para se të ndiznin fitilin dhe menjëherë sapo kanë hasur Patrullën e Përgjithshme.

October 7, 2014 21:28
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*