Pse mbërritëm sot këtu: të na ngrijë zemra për fëmijët tanë në shkollë

Nga Ledi Shamku Shkreli December 5, 2013 14:09

Pse mbërritëm sot këtu: të na ngrijë zemra për fëmijët tanë në shkollë

Ditë e keqe dje për çdo prind në këtë vendin tonë të trazuar që po i jep krahëve të dalë nga një terr i gjatë i pushtetit të së keqes. Ditë e keqe e vrerosëse edhe për mua si nënë, që lajmin për vrasjen e nxënësit në Durrës e mora vesh pak kohë pasi kisha përcjellë dy të vegjlit e mi tek der’e shkollës, siç bëj çdo mëngjes. U mblodha grusht me veten dhe po kujtoja me çfarë ngjarjesh të tilla u ngjiz kjo ditë derisa ngjau kobi. Ulëritëm për rend në oborret e shkollave, kur dy vjet më parë maturantja e Elbasanit u qëllua për vdekje mu brenda në klasë – por pushteti na quajti armiq të kombit e të integrimit dhe nxirosës të imazhit të Shqipërisë! Sallatë demagogjike sharjesh e akuzash banale, në vend që t’i vinin gishtin kokës e të bënin atë çka duhej të bënin – detyrën si shtetarë që t’u pritej rruga mysybeteve kësodore.

Dhe e keqja vijoi. Pak pas ngjarjes së Elbasanit, mu tek oborri i shkollës së sime bije, “Sami Frashërit” në Tiranë, u plagosën djem me thika e hunj. Kërkuam si opozitë të bëheshim bashkë për t’i dhënë një zgjidhje këtij ankthi social e prindëror, e kërkuam politikisht, zyrtarisht e mediatikisht – por përballë kishim sërish gishtin e drejtuar: e na quajtën çakej, hiena, përfitues kobesh e ç’nuk na quajtën, ndërkohë që ishim thjesht Prindër të mveshur me detyrën dhe ndërgjegjësimin alarmues se e Keqja po rritej. Dhe ndodhi prapë e prapë e prapë, dhe sërish kishim përballë skërmitjen e Atyre që po e linin të keqen të rritej, duke u marrë me Ne e jo me Të, aspak me TË.

Sot gjendemi përballë të Keqes që na lanë. Në luftë me të, me rrënjë e me degë. Bojkotimi i opozitës nga Komisioni i Ligjeve nuk është risi. Është thjesht pafuqia e tyre për t’u ballafaquar me peshën e fajit për të Keqen që lanë pas. Nuk është puna te një a dy policë më shumë tek derë e shkollës. Nuk është puna thjesht tek rendi, për të cilin, kush ka sy e sheh se është shndërruar në betejën dhe sfidën tonë të njëmendtë. Shpirti i shkollës u bdar në gjithë këto vite e u shkërmoq: pushteti i territ shembi dinjitetin e mësuesve, zhgardhoi oborret e shkollave duke lënë të zaptoheshin nga gjithfarë qoftexhinjsh e allishverishesh, deri edhe për rojet e shkollave, paratë na i lypte çdo vit ne, prindërve taksapagues që vetëm rripeshim nga makutëria e injoranca! Përçau tinëzisht sindikatat e arsimtarëve dhe la krejt jashtë shkollës komunitetin e prindërve ai pushtet! La të lirë në rrugë kriminelë e vrasës, vetëm e vetëm që ta linin atë, Pushtetin të pushtetëronte i vetëm dhe për veten. Dhe mbërritëm këtu sot: të na ngrijë zemra kur sapo kemi përcjellë fëmijët tanë për në shkollë.

Nuk është fjala për një a dy policë më shumë tek gardhet e zhgardhuara të shkollës. Do ringremë atë: Shpirtin e Shkollës, si pjesa më e çmuar e gjithë shoqërisë shqiptare. Duke kërkuar ndihmë nga të gjithë, pa drejtuar gishta nga askush, e pa përjashtuar askënd që don të na bëhet krah në luftën me të keqen që na lanë pas. Na e lanë të gjithëve, bashkë do ta mundim.

Janë banale dhe po aq të neveritshme deklaratat me cirka pështyme të disa pseudopozitarëve në këtë ditë reflektimi. Janë të ftuar t’i bashkohen mundit tonë për t’ua prerë rrugën këtyre kobeve. E them se mund të jetë vërtet me vlerë ndihmesa e tyre: afërmendsh ja dinë mirë zanafillën të Keqes që mbollën vetë. Po qe se iu është mpirë zemra si prindër sot në mëngjes, do dinë si të bashkëpunojnë. Përndryshe, lufta është e fortë, por e fitueshme tekembrama. Do ringjallim Shpirtin e Shkollës, me mësues, prinder, nxënës e Sindikata që Shtetin e kanë në krah.

Nuk është fjala për një a dy policë më shumë tek der’e shkollës. Jemi në luftë me degradimin e vlerave. Por do ja dalim. Sot më dridhet zemra…

Nga Ledi Shamku Shkreli December 5, 2013 14:09
Komento

30 Komente

  1. misha December 4, 10:37

    zonja shamku keni te drejte. Eshte bere e neveritshme kjo lloj “opozite”. Te ngelet qtetari shqiptar te mbrohet nga nej maskara si Ristani apo nga nje njeri pa personalitet si Halimi, eshte per te ardhur keq. Ngushellime familjes, e keqja qe ka mbjelle shembulli i familjes Berisha ne kete vend, do vrase akoma shume njerez, derisa Shqiperia te sherohet

    Reply to this comment
    • raimondi Vlonjati December 4, 18:00

      Duhet qe neper shkolla te kete polica ( 2 ose 3 police ne cdo shkolle) , sic ka gjithe bota —

      Dhe ne kete menyre vihen ne fre tendencat kriminale te adoleshenteve….

      Reply to this comment
      • Ermal December 5, 11:12

        Qeveria e dikurshme i reduktoi ne 20 police per cdo rreth te dores se dyte qe duhet te mbrojne gjithe territorin administrativ perfshire dhe fshatrat per 24 ore, ti kerkon nga 2-3 police ne cdo shkolle. Struktura e kaluar ishte me 10 shefa e 3 police, merre me mend sa efektive ka qene lufta ndaj krimit te rruges.
        Shkrimi i z. Shamku eshte shume i mire. Pertej akuzave te ndersjellta mes atyre qe iken dhe ata qe jane tani ne pushtet, duhet te gjejme menyrat per ta vene shoqerine ne binare.

        Reply to this comment
    • mendim i lire December 5, 09:05

      Nje faj te madh ka zedhenesja e PD-se dhe Laura Vorpsi ! Ajo vete ka dale me arme ne fb dhe gazete me titullin: Dashuria e Laura Vorpsit per armet”…Zedhenesja e PD me armen qe e mban si nje te dashur…! O Ad Thano, o trim me flete, nxirre dhe njehere ate foton e Laures me kobure ne dore qe ta shohin ata qe s’e besojne…! Qe ta marre vesh populli se ç’shembull jep PD-ja!!!

      Reply to this comment
  2. dada December 4, 11:17

    Pse nuk merret nje fushat nga policia kontroll banesash te te gjithe shqiptareve per arme . po ta nisi nga banesa ime.

    Reply to this comment
    • raimondi Vlonjati December 5, 04:18

      Ore po ci keni keta politkane kaq qesharake sa kjo Shamku ?

      Ku i gjeni keta lloj politikane kaq budallenj mor vella ?

      Gjite ata intelektuale atje ne Tirane e kudo nuk gjeni dot ju 50 veta qe te dijne te flasin ne nje hap me kohen qe jetojme ?

      Kjo Shamku ben hartime ku mundohet tja hedhi fajin e krimeve ne shkolla Opozites ,
      se gjasme kete krim e mbolli PD-ja , sipas Shamkut …..__Hellooooo !!

      PD-ja mbolli varferine ekonomike dhe shakterimet totale, por jo keto krime te adoleshenteve

      Ku jeto kjo kopetentja socialiste koperativiste ?

      Nuk ndiheni te ofenduar kur degjoni keto hajvanlleqe qe thot kjo plot pathos e ndjenje?

      Keto krime ne shkolla , ndodhin kudo ne boten e qyteteraur dhe jane pasoje e lirise se adolshenteve ne sitetmin demokratik

      Se femijet duhen ritur te lire, por kjo ka nje kosto , ndaj edhe bota moderne vendos Polici shteterore neper shkolla
      , plus edhe polici private qe vezhgojne kalamjte edhe neper koridoret e shkolles edhe jashte shkolles ne oborr

      Une kam punuar security ne shkollat publike ketu ne USA ……Dhe femijet ketu jane jane rugece te pa skaj , nuk krahasohen me femiejt aty ne Shqiepri,
      por arme nuk fusin dot
      se policia qendron ne gadishmeri, megjithse ndonjehere behen krime te tilla edhe ketu

      Por ne pergjtihesi arme nuk fusin dot se te kontrollon policia befasisht, dhe po te gjeti arme te ras ne burg per jete

      Por ama nga ana tjeter , keta adolshentet ketu jane te gjithe rugace –Mesuesit e shkrete ketu heqin te zinjte e ullirit nga adolshentet dhe nuk ju bertasin dot, se policia i areston ne vend mesuesit nqs mesuesi i ebrtet femijes

      Femija ketu as qe degjon fare mesimin, dhe nuk ke ca i thua —

      Ndersa kjo SHamku na ka dale me kete pamfeltin mallenjgyes dhe kerkon te beje politike ligesie , tregon injorancen e saj totale

      Opozita ne kete rast ka te drejte te kerkoje llogari, sepse ti nuk i ke policet ne shkolla
      dhe nuk eshte ashtu sic mundohet ta minimizoje kjo deficentja skandaloze e PS-se.
      duke thene se ” nuk eshte problemi tek dy policet atje tek dera” …..!!!????
      Jo !

      Pikerisht problemi eshte atje tek policet qe rijne tek dera ..!!!!

      Policet duhet te rijne tek dera ne mengjez kur hyjne nxenesit pastaj dhe neper koridore te shkolles qe te vezhgojne sjelljet e femijeve ne mesim dhe ne ore pushimi

      Policet kur jane tek dera ne mengjez kur futen nxenesit , mund te bejne ndonje kontroll te befasishem tek ata nxenes qe shfaqin tendenca dyshuese …Dhe kjo gje e ve nen fre krimin e adoleshenteve,dhe ju jpe kurajo edhe mesuesve qe te mos punojne me frike

      __Gjithe problemi per te ndaluar krimin ne shkolla eshte vendosja e 3 -4 policeve tek dera qe te rijne gjithe diten atje tek shkolla __Nuk ka zgjidhej tjeter

      Keshtu e ka zgjidhur gjithe bota ,kete problem, __

      Ndaj faji per kete krim i bije skopionsit Saimir qe gjasme ka qene edhe jashte shtetit , dhe nuk i ka pare keto gjera kaq te thejshta qe i dijne edhe femijet

      Nje gje eshte qe kjo qeveri ka nje Kryeminsiter te papergjegjeshem , sepse ky ka emeruar ne krye te institucioneve tipa si kjo SHamku, apo ka emeruar kalamaj me eksperience zero
      Ka futur ne parlament depudete me nivel skandaloze te ulet , qe jane komplet trapa, apo si ai halabaku qe qellonte me stilolaps

      …Ky qe keni ju krye tregon me keto emerime skandalzoe se nuk ka sensin me minimal te pergjegjeshmerise

      Ne krye te puneve nuk vendosen miqte e shoket e shoqet, por vendosen njerezit qe kane eksperience ne pune dhe ne jete —
      Jo kalamajte skopionsa qe te nxjerin bojen si ai minsitri i jashtem dhe te gjithe keta te tjeret

      Se ka dicka ne politke mor vella, , si ne cdo zanat tjeter _-Ti mund te kesh deshiren e mire,
      por nuk je i afte per ate pune ….dhe duke mos qene i afte, ti ben gafa skandaloze ….si Shamku & Co.

      Reply to this comment
  3. yp xhixhi December 4, 12:20

    zonja shamku, te gjithe kemi femije ne shkolle. Por jo te gjitha shkollat jane keshtu. Merrini ne mbrojtje shkollat me nxenes nga veriu, per fat te keq ata kane nevoje per shume me teper kujdes dhe disipline. Jam dakord me komentuesin qe thote se shembulli i familjes politike Berisha, e ka shkaterruar kete vend, bashke em autoritetin e shtetit

    Reply to this comment
    • raimondi Vlonjati December 5, 06:37

      Ja si e fut helmin ky miu i grekut…..

      Reply to this comment
    • Eri December 5, 11:37

      Shoku ja ke fut kot fare. Shko ne te gjithe jugun, nga jam dhe vet, dhe shkollat kane degraduar ne kete forme. Qe ne shkollen 9-vjecare femijet shfaqin profilin e tyre kriminal, organizohen ne banda 15-20 veta dhe jane te gatshem te therrin dhe mesuesin ne klase nese u flet, i propozon per largim nga shkolla a ku di une ku mund te shkojne me tej. E shan mesuesin ne sy nga robt, gruaja, femijet dhe ai eshte krejt i pafuqishem per te reaguar. Çdo dite ka zenka ne shkolle nga me banalet qe shpesh perfundojne me humbje jete si rasti me siper.
      Nuk eshte me e lehte te kthesh disiplinen ne shkolle.
      Keta elemente me vendim gjykate duhen izoluar ne shkollat e dikurshme te riedukimit dhe te mbahen aty mbyllur deri sa te mbarojne te pakten sistemin e mesem shkollor.
      Te ndalohen me ligj transmetimi ne televizion dhe radio i kengeve me permbajtje kriminale, erotike etj. Nuk mund te behet Stresi, Noizy e Tuna modelet e tyre te jetes.
      Prinderit duhet te ndergjegjesohen se kontrolli ndaj femijeve duhet te jete me i larte. Mos t’i lejojne ata te luajne me lojera kriminale, t’i kontrollojne cfare shkarkojne e shohin neper kompjutera dhe telefone. T’u qendrojne me prane femijeve e te mesojne me teper rreth problematikave te tyre. T’i drejtojne femijet nga sporti, libri dhe artit te vertete e jo t’i ushqejne me mendimin se sot duhet te jesh “i forte” per te çare ne jete.
      Ministria e Arsimit duhet te rris me teper nivelin e mesuesve neper shkolla. Eshte fakt qe tani per mesuesi po shkojne gjithe maturantet qe mbarojne shkollen e mesme me pesa dhe gjashta dhe universitetin per 5-6 vjet.
      Çfare mund te presesh nga nje nivel i tille mesuesish?!

      Policia duhet te bej me teper ne identifikimin e ketyre personave problematike dhe t’i mbaj gjithe kohes nen vezhgim e presion duke kerkuar dhe nga prindi me teper pergjegjesi per sjelljen e femijeve te tyre.

      Reply to this comment
  4. Bilbili December 4, 12:39

    Ministri i Rendit dhe ajo e Arsimit duhet te japin urgjentisht doreheqjen nese ju ka ngele sadopak humanizem ne shpirt!!!!

    Reply to this comment
    • ena December 4, 17:42

      ata e gjeten shtetin ne kete gjendje te mjerueshme
      nje mjerim te trasheguar na SALA
      me dy muaj pune pret ti qe te bejne reforma..
      dhe per kaq sa kane bere nje BRAVO ju them!!!
      por mjaft ketu po flasim per nje djale qe u keput ne lule te rinise, nuk e shijoji, nuk e eksperimentoi jeten! politika ketu nuk ka vend…
      NGUSHELLIME FAMILJES DHE SHOKEVE TE TIJ…!

      Reply to this comment
    • enea December 4, 18:23

      Te japin doreheqje???? Kjo eshte llogjika juaj?
      I bi qe qeveria Berisha te mos ekzistonte per mijera te vrare gjate qeverisjes se saj.

      Pse duhet te japi doreheqje ministrja e arsimit???
      Ske faj ti jo, fajin e kemi ne qe nuk e varem Berishen ne litar ne 1997 per krime kunder njerezimit.

      Reply to this comment
  5. Altin December 4, 12:40

    Ky eshte tmerr.Policia duhet shkundur totalisht dhe duhet ta ndryshoje komplet menyren e punes se saj,sikur te jete krijuar sot per here te pare.Agjentet e policise duhet te penetrojne thelle ne komunitet duke skeduar me detaje cdo person kriminal apo me tendenca kriminale.Vetem keshtu mund te parandalohen dhe zbulohen krimet ordinere dhe autoret e tyre.Po nuk u be zap krimi ordiner i te rinjve dhe adoleshenteve te cilet sot te grabisin me dhune ne mes te qytetit e madje edhe te vrasin per asgje,asaj pjese te shoqerise qe e mban ketu akoma nje fije shprese per te ardhmen i bie qe te ike nga syte kembet nga ky vend pa e kthyer me koken pas.

    Reply to this comment
  6. S. Sopi December 4, 12:53

    Vrasja e gjimnazistit 17 vjecar ne Shkozet te Durresit godet rende. Eshte e tmerrshme te vritet femiu ne shkolle, kjo tragjedi sjelle shtetin ne sprove.
    Thellesisht jam i tronditur duke ndare dhimbjen me prinderit e nxenesitt te ndjere.

    Reply to this comment
  7. Saimir Autiku December 4, 13:40

    Une Saimir Autiku nuk kam kohe te merrem me sigurine e njerezvze se jame i zene me pallatin Jon se dua ta prishe vetem e vetem se aty eshte aksioner vjeherri i Bashes;

    Reply to this comment
  8. nendetsja 105 December 4, 14:20

    Zonja Ministre e arsimit ndryshe nga pjesa e tortes se pushtetit, qe i perket LSI-se beri konkurs dhe degjese publike per drejtoret e Drejtorive arsimore! Ne rastin e Durrsit as konkursi as degjesa publike nuk penguan vrasjen e adoleshentit nga shoku i klases mu ne mes te klases.
    There is something rotten in Idaho. Ka diçka te kalbur ne arsimin shqiptar, ministrja dhe Ministri TNT-Black Jackduhet ta riparojne urgjentisht perndryshe ekipi i Rilndjes pa tender, yrgjentisht duhet te bleje makina funerali. Pas 100 ditesh dmth. ne janar, nuk mund te justifikohen me me formulen fajin e ka Sala( qe normalisht sot duhet te ishte familjarisht i pndehur-me Xen e me Gite, me Lulush e me Liri)

    Reply to this comment
  9. pa emer December 4, 15:50

    ngushellime familjes se djalit! zonja ministre a kishte roje kjo shkolle? a e dini qe ne prinderit paguajme per rojet,pra per sigurine e femijeve tane?mjaft me degjesat por merrni masa ne shkolla pasi “te fortet “e shkollave q

    Reply to this comment
  10. pa emer December 4, 15:56

    ngushellime familjes se djalit!
    zonja ministre a kishte roje kjo shkolle? a e dini qe ne prinderit paguajme per rojet,pra per sigurine e femijeve tane?mjaft me degjesat por merrni masa ne shkolla pasi “te fortet “e shkollave qe jane shume pak po shlekin te drejten e femijeve per arsimim,siguri ne shkolla.a i pyesni ndonjehere femijet e mire ne shkolle sa te sigurte ndjehen?sa “mire”dhe me “cilesi” zhvillohet ora e mesimit? e dini se keta “trima” dhunojne mesuesit dhe prape mesuesit nuk ankohen dot pasi sipas politikes se MAS dhe fjales se zv.ministres mesuesi nuk duhet te ngrere as zerin?a harrova pse nuk nxorri mesuesi karten PEET?per kete duhet pyetur mesuesi sepse duhet te nxjerre kete karte dhe te prese te vendoset qetesia ne klase! lum ata qe iken nga Shqipoeria te pakten femijet e tyre shkollohen si njerez.

    Reply to this comment
  11. Lejleku December 4, 16:42

    Duke i shprehur ngushellime familjes se te ndjerit mendoj: Me nje vedim te posaçem te parlamentit shqipetar, te urdherohet rregjistrimi legal i te te gjitha armeve ne te gjithe teritorin e vendit me vullnet te lire brenda nje kohe te caktuar duke i paralajmeruar se do te perdoren te gjitha format e survejimit te personave te dyshuar qofte edhe femijet e tyre .
    Mjerë kush do te fshehe arme ne familje!
    Dënim maksimal!
    Me thirrje politike apo te ndergjegjes veçse ju shton oreksin armëtareve , se ja .
    LIGJI dhe vetem LIGJI .

    Reply to this comment
  12. Toni i Madhe... December 4, 17:19

    KRIME te tilla ne SHOQERINE ku jetojme jane me te vertete te FRIKSHME dhe ne te njejten
    kohe te TURPSHEM pasi fajtori kryesore eshte dhe mbetet EDUKACJONI FAMILJARE !!!!!!

    Reply to this comment
  13. Aliu nga Selenic December 4, 17:32

    Ngushellime familjes dhe te afeneve te viktimes, ngushllime edhe stafit drejtues ne ter piramiden e arsimit duke filluar qe tek Ministraia Lindita Nikolli. Kjo ngjarje te gjithve na ka prekur ne shpite pore nuk kem c`fare te bejesh tani per tani, Vetem ngushllim.!

    Reply to this comment
  14. Aliu nga Selenic December 4, 17:49

    Pashe komentin dhe thash me vete.Ndofta gjuthkujt i duket e tepert te zesh ne goje Saliun me titull.”fain e ka Saliu” Pore degjo ketu Aliun nga Selenica.
    SALI BERISHA KA VRARE DHE DO TE VRASE EDHE PER SHUME KOHE.!
    Kete e them me bindje te plote se qe kure Berisha armatosi deputetet Demokrate dhe militantet e Partise Demokratike ne vitin 1997 si dhe ku mbobilizoi edhe rrebel te partis se tije nga Veriu per te sulmuar Jugun e shqiperis ky beri edhe hapjen e Depove te armatimit me qellim qe shqiperi dhe shqiptaret te mos gjejne kurre Qetsi.!
    Kjo u be pasi Berisha e kuptoi qe perfundoi misioni i tije armiqesore me renjen e shtetit dhe keshtu mendoi qe pase meje u befte qameti ndaj dhe hapja e depove kishte kete qellim. Me kote mundoheni te leni faje te tjerve.Ketu askush nuk ka fai se armet jane te pranishme kudo madje edhe ne dore te adolishenteve.
    Keshtu deri tani jane vrare Burra, gra, femij, plec e plaka, dhe police e kuadro me autor e pa autor. Te gjitha keto kane nje autore te Vertet Sali Ram Berisha. PRA SALI BERISHA DO TE VRASE EDHE PER SHUME VITE NE SHQIPERI.!

    Reply to this comment
  15. mesuesja December 4, 18:43

    Ngushellime familjes! Jam e tronditur, por jo e habitur. Keto 8 vjet figura e mesuesit. eshte fyer, poshteruar, S’ka te drejte te mbroje as veten. I vetmi nga shtresa intelektuale qe nuk gwzon statusin e nepunesit civil, Madje shoqeria e shikon “me nder mesues”. Shahet, goditet pa shkak nga rrugaci, i droguari ne mes te shkolles dhe perseri e bejne fajtor mesusin se nuk eshte i zoti “t’ia gjente zemren”,I keni pare mesueset kur hyjne ne shkolle te stolisura dhe sa te shperfytyruara dalin? A keni pyetur ndonjehere se me sa qejf shkojne ne pune? Luten qe ne mengjes t’i ruaje zoti nga ndodhite e paparashikuara. Mesueset askush s’i mbron nga dhuna qe ushtrojne nxwnes, madje edhe prinder. Po per keta s’duhet te kete penalitete? Hapni shkollat e riedukimit. Se po e paguajne shtrenjte edhe femijet e mire.
    Tere shoqeria eshte tallur me mesuesin, prandaj ajo do te paguaje, fatkeqesisht.

    Reply to this comment
  16. sokrat sokrati December 4, 20:31

    E dhimbshme,shume e dhimbshme.!Keto ngjarje jane pasoje e neglizhences 20 vjecare ndaj edukimit te femijeve.

    Reply to this comment
  17. Vëzhguesi F. December 4, 23:20

    Se pari ngushellme familjes se viktimes, adoleshntit 17 vjeçar!
    Eshte nje ngjarje e rende shokues ne rradhe te pare per familaret, te afermit dhe te dashurit e tij.
    Si ngjarje do ta konsideroja nje krim te shemtuar qe mori jete e nje njeriu,ndersa si fenomen apo dukuri, perveçse me vule alla shqiptare, por dhe instikte te nje moshe qe paraqet mjaft probleme.
    Sepse ngjarje te tilla ndodhiin dhe kane ndodhur dhe ne shtetet me te konsoliduara te botes dhe me nje demokraci qindra vjeçare
    Une, jo nga pozitat e Lulzim Bashes, Arben Ristanit dhe plot tellalleve politike te deshperuar per shkak te humbjeve dhe jo vetem nje humbje, do te thoja qe politika te mos shfrytezoje kete ngjarje te hidhur te dy familjeve shqiptare, per perfitime te ndyra politike dhe per te baltosur punen e kundershtarit politik.
    lotet e Lulzim Bashes, ish minister i brendshem kur u vrane kater qytetar ne bulevard, apo Arben Ristanit, çertefikuesit te nje qeverie hajdute dhe vrasese bashke, jane lote te nje krokodili kenetash qe shtojne ndotjen e mjedisit.
    Rrenjet e ketij problemi, gjykoj se duhen kerkuar sa tek nje qendrim apatik i familjes ne edukimin e femijeve, hallet per te siguruar mbijetesen, po aq dhe ne nje lloj qendrimi tejet negativ te personelit pedagogjik, menefregist, pa asnje lloj pergjegjesie dhe perjegjshmerie dhe deri medioker ne mesimdhenie ne shkolla, per te parandaluar fenomenet negative teper evidente ne sjelljen e nje kontigjenti te konsiderueshem nxenesish kryesisht te shkollave te mesme por dhe te klasave te larta te ciklit te ulet.
    Nga nje fjalor rrugaçesh te paskrupullt, pa kurrfare droje ne ambiente publike, nuk mund te rezultoje gje tjeter vetem sherr, grindje dhe krim.
    Por ka dhe nje gje tjeter.
    Perpara se opozita aktuale te beje te pervuajturin per nje gjendje aspak normale, duhet te rikujtoje dhe te kuptoje se keto arme ne duart e popullit, njesoj si rrezet radioaktive me veprim demtues pas gati 70 vjetesh ne Hiroshima dhe Nagasaki, jane produkt kriminal i qeverisjes kriminale te saj ne vitin e mbrapsht 1997.
    Largimi dhe mbledhja urgjente e armeve nga duart e qytetareve do e çonte ne minimizimin e krimit edhe te kesaj natyre.

    Reply to this comment
  18. al December 5, 00:19

    qeveria duhet te beje perseri nje thirrje per dorezimin e armeve pa leje pa u ndeshkuar per nje afat 1 mujor mbas ketij afati te fillojne nje here e pergjithmon kontrollet ne banesa dhe kudo me pasoj ndeshkime ekzemplare

    Reply to this comment
    • beni December 5, 09:27

      Ne nje rast te tille,qe nje 17 vjecar vret shokun e tij te klases,ka vetm nje e vetem nje,qe kjo moshe duhet te ndalohet te shohe filma Error ne orare jo te pershtatshme per ket moshe neper mediet TV!!!
      Orari per shfaqjen e tyre duhet te kaloje nga ora 22 e jo ne ora 18 kur kjo moshe behet pjese e imitimit te nje personazhi negativ??
      Pra duhen ligje te forta ne medjet TV qe te parandalohet krimi tek te miturit e adolishentet!
      Sa per armet duhet organizim te pergjithshem i policise ne te gjith territorin!!!

      Reply to this comment
  19. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. December 5, 01:54

    Jo nuk jam dakord qe VERIU do te Sulmonte JUGUN ne 1997 ,jo se nuk ju be ysmeti nga SERBI dhe GJARPRI BERISHA ,por per hir te se vertetes me duhet te them qe ENVER HOXHA edhe pse ishte diktator dhe ka vrare njerez ne ate regjim ,ai ENVERI ne JUGORET dhe SHKODRANET na coi ne VERI prej 1955-1985 dhe na miqesoi e vellazeroi me malesoret aq sa nje pjese e konsiderueshme e ne kuadrove te atyre koherave lidhem edhe miqesi ,u beme gjakl me malesoret.
    Le ta zeme se krimin e beri sot njeri nga djemte e mi ,sido qe ata e kane kaluar ate moshe .
    Une vete do te ishja dakord qe djali im po te ishte te VAREJ mu ne oborrin e shkolles ,pavaresisht moshes dhe pastaj le te vrisnin te tjeret po tua mbante menderja .
    A e merrni dot me mend , si ka mundesi qe nje femije 15 vjecar qe ka lindur ne 1998 te perdore dhe te vrase me KALLASH ,si ka mundesi ,si u be ky femije KRIMINEL .
    Ky femije ne se lihet i lire ua them une ,,,qe ky person neser dote vrase me nje qetesi olimpike ,thjesht per HOBI ,sepse ai proven e pare e kaloi me sukses .
    Vetem ligji me vdekje ,dhe vetem varja e shpeton kete milet qe ka dale nga HUDUTI sepse vetem SHKOPI e bje ne ISLLA kete MILET .

    Reply to this comment
  20. BR December 5, 02:57

    Zonja Shamku! Jeni mjaft e sakt. Po ish politikanet, qe nuk lane gje pa bere ketij vendi, nuk e kishin mendjen per keto “vogelima” ndaj u vinin plot epitete. Ata hallin e kishin te mbronin karriket, te zgjasnin mbreterimin per ta hedhur ne gremine vendin. Falen detin, vrane njerez, vodhen miliona euro, shiten ç’ ka mund te shitej, (tani ka mbetur vetem shitja e ajrit qe thithim!), vetem e vetem per te qendruar ne pushtet qe te pasuroheshin pa fund.
    Po vezhgojme me kujdes qeverine e re. Ne rast se nuk behet vendi dhe kete radhe, mjere rinia, mjere Atdheu, mjere e ardhmja e vendit. Vur re me kujdes ne hyrje te shkollave ke te shkruar: “Shkolla osh qef!”.

    Reply to this comment
  21. kavajsja December 5, 11:08

    po dhe sa kohe i duhet qeverise se sotme shqiptare per te riparuar “gabimet “e qeverisjes se meparshme,mos duhet ta leme te qendroje ne pushtet nja 60 vjet?!kane qe ne “91 qe bejne lojen e kungulleshkave dhe pergjegjes jane si ata qe e shkaterruan rendin ,si ata qe i lane.Ceshtja qendron si do e zgjidhim?Te qeverisesh do te thote te zbatosh ligjet,nese ato jane te mangeta le te korigjohen.Nuk e di se c”shkruhet ne ligjet tona por di se ka nje nen nr.3 qe eshte bere si karte higjenike per politikanet tane .Ngushellime familjes per humbjen,lus me gjithe shpirt e ndjefshin sa me shpejt te gjithe horrat e politikes neper shtepite e veta.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*