Durrës, gjendet e vrarë një grua 60-vjeçare

Redaksia Online September 14, 2013 14:05

Durrës, gjendet e vrarë një grua 60-vjeçare

Një 60-vjeçare u gjet e vdekur sot në drekë në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Skënderbeg”, te Shkëmbi i Kavajës. 60-vjeçarja Mira Deda u gjet e vrarë në garazhin e një objekti privat. Sipas informacioneve të para, viktima kishte plagë të rënda në pjesën e kokës, çka i ka shkaktuar edhe vdekjen.

Viktima është gjetur nga banorët e pallatit, të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë.  Ajo është nëna e Elvis Dedes, i cili u vra 15 muaj më parë.

60-vjeçarja Deda është viktima e dytë gjatë ditës së sotme. Një 45-vjeçare u vra nga i shoqi paradite në Fushë-Krujë.

Redaksia Online September 14, 2013 14:05
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*