Durrës, Gjykata “arrest me burg” për dy ish ­zyrtarë të Ujësjellësit

March 16, 2015 18:10

Durrës, Gjykata “arrest me burg” për dy ish ­zyrtarë të Ujësjellësit

Gjykata e Durrësit ka vendosur sot masën e sigurisë “arrest me burg” për dy ish­zyrtarë të lartë të Ujësjellës­Kanalizime të këtij qyteti, të cilët akuzohen për “shpërdorim detyre”, duke pranuar kështu kërkesën e Prokurorisë së këtij rrethi.

Sipas hetimeve të prokurorisë, Franc Stajka, ish­drejtues teknik dhe Tonin Deda, ish­kryetar i degës teknike të Ujësjellësit, në cilësinë e anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dyshohet se kanë paracaktuar fituesin e procedurës së prokurimit publik për furnizimin me ujë të zonës Spitallë Porto Romano­ Bisht Pallë, si edhe rikonstruksioni i rrjetit të furnizimit me ujë të pijshëm për zonën e Shkozetit dhe Sukthit, duke i shkaktuar shtetit një dëm në vlerë rreth 30 milionë lekë të reja.

March 16, 2015 18:10
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*