Durrës, makina përplaset me motorin, plagoset polici

July 31, 2014 17:39

Durrës, makina përplaset me motorin, plagoset polici

Një efektiv i policisë rrugore të Durrësit ka mbetur i plagosur pasi motori me të cilin ai po udhëtonte u përplas me një makinë. Ngjarja ndodhi dje pranë sheshit “Pranvera” në Durrës, kur automjeti Ford Fiesta me targë AA 495 BI i preu rrugën motorit, duke shkaktuar edhe dëmtimin e efektivit të policisë Skënder Sakaj. Ky i fundit u transportua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë. Ndërkohë që policia shoqëroi drejtuesin e mjetit për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

July 31, 2014 17:39
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*