Durrës, me 25 kg hashash drejt Italisë , pranga çiftit

April 1, 2014 09:23

Durrës, me 25 kg hashash drejt Italisë , pranga çiftit

Policia Kufitare e Portit ndaloi mëngjesin e djeshëm një çift të dyshuar për trafik narkotikësh drejt Italisë. Në pranga ranë si të dyshuar Lutfi Ballashiti, 32 vjeç dhe shoqëruesja e tij Sajmira Korteshi, 41 vjeçe, banues në Shkodër. Mesnatën e së dielës, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet në veturën tip “Opel Tigra”, me targa AA314DX, u gjetën 43 pako të mbështjella me celefon, me peshë totale 24,8 kg hashash. Droga u gjet në derën e pasagjerit, papafango dhe serbator, ndërsa imbarkohej në tragetin “Adria” drejt Barit.

 

 

 

April 1, 2014 09:23
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*