Durrës, një 13-vjeçar vetëvaret në banesën e tij

April 14, 2014 20:20

Durrës, një 13-vjeçar vetëvaret në banesën e tij

Një 13 vjeçar në qytetin e Durrësit është gjetur i vetëvarur nga nëna e tij në orët e vona të pasdites së sotme.

Ngjarja e rëndë ndodhi në  sektorin Rinia në Durrës, dhe fëmija është gjetur i vetëvarur me litar në një nga dhomat e banesës së tij.

Ka qenë e ëma që ka gjetur të birin të pajetë teksa është  kthyer në shtëpi, ndërkohë i ati punon në Greqi.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të policisë të cilët po hetojnë mbi ngjarjen.

Ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet që e kanë çuar të miturin në vetëflijim, ndërsa pritet që pas marrjes së dëshmive nga prindërit dhe të afërmit e viktimës të hidhet dritë mbi ngjarjen e rëndë.

Fëmija gjatë pasdites ka qenë duke lozur me shokët e tij. Policia e Durrësit heton pistën e vetëvrasjes.

 

April 14, 2014 20:20
Komento

1 Koment

  1. Pëllumb zaimi April 15, 00:15

    Çfarë tmerri të vetëvritesh në këtë moshe? Raste të rralla. Shikoni mos kanë gisht shokët me të cilët luante? Për një tallje,fyerje,grindje që mosha nuk u jep mundesinë të mendojnë më thellë..!?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*