Durrës, Rama mbledh kryesinë e PS dhe krerët e bashkive të majta

September 19, 2013 08:24

Durrës, Rama mbledh kryesinë e PS dhe krerët e bashkive të majta

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i PS-së ka mbledhur mbrëmjen e djeshme në Durrës kryesinë e Partisë Socialiste dhe disa nga krerët e bashkive të majta në vend. Takimi nisi rreth orës 21:00 dhe u zhvillua pa praninë e mediave në një hotel privat tek “Shkëmbi i Kavajës”.

Mësohet se në takim ishin të pranishëm, zv/kryeministri Niko Peleshi, deputetët Pandeli Majko, Fatmir Xhafaj, Blendi Klosi, Mimi Kodheli dhe Taulant Balla, si dhe kryebashkakët e Durrësit dhe Elbasanit, Vangjush Dako dhe Qazim Sejdini.

Në mbledhje është diskutuar lidhur me masat urgjente për ndërtimet pa leje në bregdet, sipas një premtimi të bërë nga Kryeministri Rama gjatë muajit gusht në qytetin e Vlorës. Kryeministri ka dhënë me këtë rast porositë përkatëse.

Mësohet gjithashtu se kjo mbledhje u zhvillua mbrëmë, pasi sot Kryeministri Edi Rama do të niset drejt Shteteve të Bashkuara ku do të marrë pjesë në sesionin e radhës të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ku do të ketë gjithashtu një axhendë të ngjeshur takimesh të rëndësishme.

September 19, 2013 08:24
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*