Durrës, sekuestrohet një arsenal armësh në Fllakë

Redaksia Online April 15, 2013 13:24

Durrës, sekuestrohet një arsenal armësh në Fllakë

Një arsenal i vërtetë armësh është gjetur nga policia sot në ambientet e një biznesi në fshatin Fllakë. Armët ishin të llojeve të ndryshme dhe për posedimin e tyre u shpallën në kërkim Rudin Taullai, 34 vjeç,dhe Indrit Mancaku, 37 vjeç, të dy banues në Durrës. Sipas policisë, armët e sekuestruara janë:

-2 armë zjarri automatik model 56
-1 armë zjarri PMSH,
-1 armë zjarri, Skorpions
-1 silenciator me gjatësi 20 cm
-1 armë gjahu, teke e markës Snelli
-4 krehra armë zjarri model 56 nga të cilët njeri me 30 fishekë dhe një me 1 fishek.
-1 krehër arme zjarri PMSH me 8 fishekë
-1 krehër Skorpions
-1 kasë mbajtëse municioni me 31 pako (20 copë fishekë model 56 secila)
-një çantë letre brenda së cilës 62 fishekë luftarakë model 54
-17 gëzhoja model 56
-3 gëzhoja arme model 54
-1 gëzhojë arme zjarri me model të papërcaktuar
Ndaj dy të shpallurve në kërkim kanë nisur hetimet në lidhje me mundësinë e përfshirjes në vepra kriminale.

Redaksia Online April 15, 2013 13:24
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*