Durrës, tentoi të vriste me thikë të dashurën, arrestohet 33-vjeçari

August 10, 2016 17:51

Durrës, tentoi të vriste me thikë të dashurën, arrestohet 33-vjeçari

Një 33-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka tentuar të vrasë me thikë të dashurën e tij. Burime nga policia e Durrësit bënë me dije Antonio Zani, 33 vjeç, rreth orës 06:00, në lagjen Nr.8 Durrës, ka tentuar të vrasë me thikë të dashurën e tij, shtetasen A.D. 20 vjeçe.

Po sipas këtyre burimeve, Zani ka shkuar në banesën e shtetases N.M., ku e dashura e tij ishte e punësuar si kujdestare nate për të zonjën e shtëpisë, e cila ishte invalide dhe si rezultat i një konflikti çasti e ka goditur disa herë me thikë në trup. Për pasojë i ka shkaktuar plagë të rënda dhe e reja ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu edhe autori i dyshuar ka marrë plagë në trup dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Durrës. Me të marrë njoftimin menjëherë në vendngjarje shkuan Efektivat e Policisë, të cilët bënë të mundur këqyrjen e vendit të ngjarjes, mbledhjen e provave materiale, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale një thikë, një qese me hashash dhe tre aparate telefoni celularë. Nga kryerja e veprimeve hetimore dyshohet se autori ka qenë nën ndikimin e lëndëve narkotike në momentin e kryerjes së veprës. Zani është person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër jetës dhe lëndëve narkotike. Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

August 10, 2016 17:51
Komento

1 Koment

  1. ??? August 10, 18:03

    “në fushën e veprave penale kundër jetës dhe lëndëve narkotike.” FUSHA e vepres penale, jo Mali apo kodra dhe pastaj qershia mbi torte, me precedente kunder lendeve narkotike dhe jetes!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*