Pezullohet lundrimi në Durrës dhe Vlorë

November 20, 2018 13:20

Pezullohet lundrimi në Durrës dhe Vlorë

Moti i keq që ka përfshirë Shqipërinë, ka sjellë pezullimin e lundrimit në portin e Vlorës.

Trageti i linjës Vlorë-Brindisi ka mbërritur mëngjesin e sotëm, ndërsa ka kryer zbarkimin e pasagjerëve me vështirësi për shkak të dallgëve të mëdha.

Më pas është ankoruar në Radë, në pritje të përmirësimit të motit.

Kapiteneria konfirmoni se forca e detit shkon deri në shtatë ballë.

Deri në përmirësimin e kushteve atmosferike, veç tragetit të linjës Vlorë-Brindisi nuk do të lejohet dalja në det e mjeteve të tjera lundruese dhe anijeve të peshkimit. Këto të fundit janë urdhëruar të qëndrojnë në vende të mbrojtura.

Sipas shërbimeve portuale, lundrimi detar do të vijojë i paralizuar edhe ditën e nesërme, deri në përmirësimin e situatës.

Edhe në Durrës, dy nga tragetet që mbërritën nga Italia patën vështirësi gjatë ankorimit.

 

o.j/dita

November 20, 2018 13:20
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*