Durrës, vrasja në shkollë, i jepet lamtumira gjimnazistit Adriatik Tota

December 6, 2013 09:36

Durrës, vrasja në shkollë, i jepet lamtumira gjimnazistit Adriatik Tota

I është dhënë lamtumira e fundit nxënësit të vitit të dytë të shkollës së mesme “Beqir Çela” në Shkozet të Durrësit. Familjarë, miq, shokë dhe të afërm të tjerë përcollën për në banesën e fundit gjimnazistin 16-vjeçar Adriatik Tota, që mbeti i vrarë me dy plumba nga arma e shokut të klasës, Endrid Varaku, bashkëmoshatar, tashmë i arrestuar. Hetimet treguan se konflikti mes shokëve kishte nisur rreth dy vjet më parë, por stafi pedagogjik dhe më tej shokët e klasës nuk e kanë bërë të ditur. Grindja e fundit ndodhi dy ditë para ngjarjes, ku viktima e ka sharë nga motra Varakun dhe ky i fundit ka hyrë në ofiçinën e praktikës së mekanikës i armatosur me një pushkë të modifikuar. Drejtori i shkollës Bashkim Shkëmbi, ka deklaruar se nuk kishte dijeni për konfliktet e dy gjimnazistëve. Edhe babai i të dyshuarit, Dritan Varaku, mohoi të kishte dijeni për grindjet, duke thënë se “po ta dija, do parandaloja krimin”. Policia arrestoi edhe mësuesin e praktikës, që nuk kallëzoi krimin në momentin e parë, por e fshehu atë. Kurse i dyshuari pranoi vrasjen, duke thënë se shoku e ofendonte gjithnjë dhe e shante. Akuza ndaj Varakut është “vrasje për shkak të cilësive të veçanta” dhe “armëmbajtje pa leje”.

 

 

December 6, 2013 09:36
Komento

1 Koment

  1. Toni i Madh... December 6, 21:11

    “Mjere ai qe iku ne moshen e lules se te gjallmit i behet dermani” thote nje shprehje popullore
    ne SHqiperine e Mesme .
    E para qe Profesoret dhe organet perkatse te Drejtorisese SHkollles Profesionale nuk kane as
    me te voglin gabim pasi dihet nga te gjithe qe neper shkolla bejne ligjin injoranca e nje pjese
    meshkujsh ku nuk i intereson te studijojne por vetem me bere rremuje ku nje pjese bejne
    grupe per te dale kush eshte me gagsteri i shkolles ku frika e studenteve dhe profesorave
    mbetet te rrine urte pasi dikush e pson edhe me dhune fizike.
    Te vime tek krimi i shumtuar ku per mendimin tim eshte 100% i Familjes ose shkurt i babait
    ku per mendimin tim ai duhet arrestuar pasi ~
    1 Arma eshte pa leje mbajtje dhe e pa siguruar dmth te jete e mbyllur ne nj kasaforte armesh.
    2 Ku e mesoje 15 vjecari armen.
    3 Te merret arma nga Policia dhe te merren shejat gishtave u mund te dalin edhe persona te
    dyte ose te trete.
    4 Eshte vrasje me paramenim dhe dikush e ka pritur tek hyria e shkolles.
    5 Ju gazetaret do benit mire te intervistoni Familjen e viktimes dhe mos ti jepet nje vrasesi
    fjala ku shprehen me nje injorance te pa lexushme , psh nuk e dija, ofendime, dje thonin qe
    viktima u hiqte si garip etj etj etj 6 7……Jetojme ne nje SHOQERI drejte katastrofes……

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*