Vrasje në Durrës, ekzekutohet tregtari me precedent penal

May 8, 2016 15:17

Vrasje në Durrës, ekzekutohet tregtari me precedent penal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot pasdreke në Durrës.

Një person është vrarë me armë zjarri në zonën e plazhit të njohur si sektori “Iliria” në Durrës, në prani të dhjetra qytetarëve.

Sipas dëshmitarëve, viktima është Shpëtim Shala, 50 vjeç, i cili është pronar i disa dyqaneve në këtë zonë.

Mësohet se 50 vjeçari është qëlluar në një makinë, që ndodhej pranë lokalit.

Policia ka rrethuar vendngjarjen.

Burimet thonë se Shala është pronar i disa dyqaneve në zonën e plazhit. Ai u qëllua sot me armë zjarri pranë një lokali në sektorin “Iliria”.

Policia po vazhdon operacionin për kapjen e vrasësit, ndërsa ende nuk dihet identiteti i këtij të fundit, si edhe motivi i vrasjes.

Sipas dokumenteve, Shala është proceduar gjatë vitit 2011 për kultivim e trafikim narkotikësh pasi në një operacion policor në lokalin pronë e tij Bilardo pranë plazhit “Iliria” blutë sekuestruan një sasi cannabis.

Por për këtë procedim Shala kaloi një kalvar 4-vjeçar me gjyqësorin shqiptar por gjithmonë në gjendje të lirë dhe në 2015 Gjykata e Lartë la në fuqi pafajësinë e dhënë nga Apeli i Durrësit dhe pse Prokuroria kish kërkuar dënimin e tij.

Shala rezulton i shoqëruar disa herë nga policia për ngjarje të ndryshme kriminale në Durrës, por asnjëherë përfshirja e tij direkte nuk është faktuar çka ka sjellë lënien e tij të lirë deri më 8 Maj 2016 kur dhe u ekzekutua në lagjen Iliria në plazhin e Durrësit.

May 8, 2016 15:17
Komento

1 Koment

  1. l ri May 8, 22:16

    Atje ku nuk vepron ligji (drejtësia) vepron vetë gjyqësia,,!Jepini emrat edhe atyre dhjeranikëve gjyqtarë,ata e meritojnë në të vërtetë plumbin,,,!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*