Durrës, vritet me armë zjarri biznesmeni i ndërtimit, 6 muaj më parë i vranë ortakun

June 14, 2014 10:31

Durrës, vritet me armë zjarri biznesmeni i ndërtimit, 6 muaj më parë i vranë ortakun

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur paraditen e sotme në Durrës. Ngjarja ndodhi në zonën e njohur si “Iliria”, ku 49-vjeçari Kujtim Dyrmishi u qëllua me armë nga dy persona të maskuar. Dy autorët e krimit i kishin zënë pritë viktimës dhe e kanë qëlluar për vdekje, ndërsa ka dalë nga një dyqan.

Më pas, ata janë larguar me një mjet tip Benz ngjyrë gri me targa Kosove.

Ngjarja ka shkaktuar panik tek pushuesit, të cilët janë të shumtë në numër gjatë fundjavave.

Pak minuta pas ngjarjes, policia ka gjetur automjetin e braktisur në aksin Tiranë – Durrës, pranë fshatit Shënavlash. Brenda saj janë gjetur automatikë kallashnikov.

Kujtim Dyrmishi, biznesmen në fushën e ndërtimit njihej si ortaku i Xhemal Çelës, i vrarë me shpërthim eksplozivi në 24 janar 2014, po në zonën e plazhit.

Brenda 6 muajsh, vriten te dy ortakët

 Dyrmishi ishte ortak me të biznesmenin e ndjerë, Xhemal Çela, i cili u vra më 24 janar 2014 me shpërthim eksplozivi, vendosur në makinën e tij.

Xhemal Çela, 48 orë pasi u hodh në erë bashkë me makinën e tij, vdiq në spital duke mos i mbijetuar dot plagëve të rënda. Pas disa ndërhyrjeve kirurgjikale, ai ra në koma dhe nuk u përmend më. Edhe Çelës iu bë atentat me lëndë shpërthyese ndërsa udhëtonte me makinën e tij në zonën e plazhit në Durrës. Pas shpërthimit, makina e tij u përfshi edhe nga flakët, duke ia rënduar edhe më tej gjendjen.

June 14, 2014 10:31
Komento

2 Komente

  1. Naci June 14, 12:29

    Per kete vrasje te merret si i pandehur Flamur Ndoka…ka pazare te pista me ish te ndjerin.

    Reply to this comment
  2. Halla June 14, 12:34

    Keta “biznesmenet” e ndertimit kane vdekshmeri shume te larte.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*