Durrës, vritet në lokal biznesmeni i ndërtimit
Një biznesmen është vrarë me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Durrës. Plaurend Cani, 40 vjeç, biznesmen në fushën e ndërtimit, mësohet se është qëlluar për vdekje nga 2 persona të maskuar. Ngjarja ka ndodhur në zonën e plazhit në Durrës, pranë sektorit “Teuta”. Mësohet se autorët kanë qenë dy persona të maskuar, të cilët janë afruar me një motor dhe pasi kanë kryer krimin, janë larguar me shpejtësi. Viktima mësohet se po pinte kafe me punonjësit e tij, në një lokal pranë vendit ku po ndërtonte një pallat në zonën e plazhit. Ai është dërguar menjëherë në spital, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve ka ndërruar jetë. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen. Pista kryesore është ajo e konflikteve për shkak të punës.
Thjeshte…Afganistan.
Rrumpalle ku jeta e njeriut nuk ka asnje vlere dhe eshte e barabarte me ate te mizes.
Kur do te behet shqiperia?
Politikanet hypin e zdrypin per interesat e veta…Koburja vret njerine…