Durrësi pa ujë, defekte të rënda nga rrjeti i amortizuar

June 7, 2016 11:07

Durrësi pa ujë, defekte të rënda nga rrjeti i amortizuar

Rrjeti i amortizuar i linjës së ujësjellësit nga Fushë Kuqja në Durrës pritet të krijojë probleme me furnizimin me ujë të pijshëm  përgjatë sezonit veror. Për shkak të amortizimit të rrjetit problemet tashmë kanë filluar dhe do të ketë probleme me furnizimin sot.

Ujësjellës Kanalizime Durrës , ka bërë të ditur  se kanë ndodhur dy defekte të rënda në tubacionin kryesor 700 mm,  në Fushë Kuqe dhe Xhafzotaj, që furnizon me ujë të pijshëm qytetin dhe rrethinat.

Gjatë ditëve të fundit kanë ndodhur disa defekte të ngjashne duke sjellë dhe çrregullime në oraret e furnizimit me ujë të lagjeve të qytetit.

Tubacioni kryesor i ujësjellësit që sjell ujin nga Fushë Kuqja deri në Durrës është celik i vitit 1972.

June 7, 2016 11:07
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*