Duterte: Seks me prezervativ? Si të hash një karamele me gjithë mbështjellëse

February 19, 2018 17:15

Duterte: Seks me prezervativ? Si të hash një karamele me gjithë mbështjellëse

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, ka këshilluar popullin e tij që të mos përdorë prezervativë pasi “seksi me to nuk dhuron kënaqësi” dhe ka rekomanduar pilulën si një metodë kontraceptive.

Duterte, i përfshirë shpesh nga polemikat për pasaktësitë politike, i bëri këto deklarata me tone shakaje gjatë një fjalimi drejtuar një grupi punëtorësh.

Për ta ilustruar shpjegimin e tij para një auditori të përbërë kryesisht nga gratë, Duterte futi në gojë një karamele me gjithë mbështjellëse. “Përpiquni ta hani pa hequr mbështjellësen. Kështu është edhe kur përdorni prezervativ”, tha lideri filipinas, gjë që provokoi të qeshurat e të pranishmëve.

Për “Human Rights Watch”, minimizimi i rëndësisë së prezervativëve është një papërgjegjshmëri nga ana e presidentit, në një kohë kur Filipinet po përjetojnë një shtim të shpejtë të infeksioneve me HIV.

Organizata gjithashtu i kërkoi Dutertes “të ndërmarrë hapa të rëndësishëm për të mbrojtur shëndetin e filipinasve, duke mbështetur politikat që nxisin përdorimin e prezervativëve”.

o.j/dita

February 19, 2018 17:15
Komento

2 Komente

  1. C'do nji kafsh e tille xhungle ne Mediat Shqiptare ,vetem Djalli mund ta dij ! February 19, 18:44

    ja pra se cfar pislliqesh ,do i ishin kursyer njerezimit ,
    nqs amjmunave do t’i ishte vendosur Kondomi para sa te kryenin mardhenje sexuale me ate qe e ka pjerdh kte

    Reply to this comment
  2. return of the saint February 20, 07:53

    Haha I madh fare aty Duerte

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim