Dvorani tërhiqet nga kandidimi për Gjykatën Kushtetuese

January 29, 2019 10:21

Dvorani tërhiqet nga kandidimi për Gjykatën Kushtetuese

Ardian Dvorani, gjyqtari i Gjykatës së Lartë, është tërhequr nga kandidimi për të qenë pjesë e Gjykatës Kushtetuese, pasi siç shprehet ai ka detyrim Kushtetues për të drejtuar Këshillin e Emërimeve të Drejtësisë, pasi është anëtar dhe kryetar i këtij institucioni.

Kam detyrime kushtetutës për të drejtuar Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Konsideroj si prioritare drejtimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Tërheqja është e parevokueshme– ka thënë Dvorani.

Sipas Kushtetutës, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi përbëhet nga 9 anëtarë të përzgjedhur me short, nga radhët e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët duhet të plotësojnë një sërë kushtet, dhe që shërbejnë vetëm për një vit pa të drejtë rizgjedhje të njëpasnjëshme.

Nga 9 vende, njëri është i rezervuar për një gjyqtar nga Gjykata e Lartë.

Kujtojmë se Ardian Dvorani është rikonfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit duke kaluar filtrin e vettingut.

Rikonfirmimi i tij në detyrë është kundërshtuar nga PD që thotë se Kushtetuta përcakton se anëtari i Gjykatës së Lartë e ka mandatin 9 vite, ndërsa Dvorani është i vetmi anëtar në historinë e saj që ka 13 vite në atë post.

o.j/dita

January 29, 2019 10:21
Komento

2 Komente

  1. Glaukias January 29, 12:46

    Po qytetari dixhital i kishte shkruajtur Salehut që Rama e kishte vendosur në krye të Gjykatës Kushtetuese Dvoranin… Ku është komentuesi ‘servet’ që ishte i sigurtë që Salehut do i dinte fjala ?

    Reply to this comment
  2. Bardha January 29, 13:42

    Hahaha ky shkon ku ka me shum lek. I papar ky dhe gruaja e ktij hajdut ordiner. Ajo e rrujti insigun se e ndihmonte edhe ky me vendime gjykatash. Familje mafioze. I ndihmon Agacja i Rames dhe ndajn leket.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*