Dy analiza pro dhe kundër për reformën në Arsimin e Lartë (FUGA vs TARIFA)

July 21, 2015 14:14

Dy analiza pro dhe kundër për reformën në Arsimin e Lartë (FUGA vs TARIFA)

Frikë nga marrëzia e madhështisë

Pak ditë më parë, në një postim në Facebook, Prof. Artan Fuga, një nga ithtarët më të flaktë kundër projektligjit për arsimin e lartë, arsyetonte pse është kundër këtij projektligji. Konkretisht, Fuga shkruante:

 Nga Prof. Artan Fuga

Nuk është ndonjë meritë të aprovosh një projektligj për arsimin e lartë duke përfituar nga fakti rastësor dhe i përkohshëm se ke pushtetin në dorë në një komision parlamentar dhe ke shumicën atje.

Mua më vjen vetëm keq për ata deputetë që ndryshe flasin kur janë në një lloj intimiteti personal miqsh dhe kolegësh dhe ndryshe votojnë apo flasin kur vjen çasti i vendimit.

Poqese këta të fundit do të kishin votuar në përputhje me mendimet e tyre të trembura, shumica do të ishte ndryshe në atë komision. Dhuna është ushtruar më së pari ndaj tyre.

Por, unë i mirëkuptoj, në fakt statusi i deputetit nuk është fatkeqësisht veçse një emër në listën qe vendos partia, ndonëse është vështirë të dish se çfarë është një parti sot. Partia të flak në kosh nëse e mërzit…

Të nxirrja emrat e atyre deputeteve që thonë një mijë e një kritika ndaj projektligjit që votuan të bindur si ushtarë në komision do të përbente një skandal.

Artan Fuga

Artan Fuga

Unë nuk do ta bej këtë në çastin e tanishëm sepse i respektoj dhe nuk e tradhëtoj mirebesimin e tyre. Duhet falur ai që është i dobët. Shpresa mbetet që një ditë dinjiteti i humbur do të kerkojë ta ngrejë kokën.

Por e di që ata ziejnë përbrenda sepse i kanë keqperdorur, ose sikurse thoshte me të drejte, z. Bashkim Fino, i kanë bërë budallenj për disa interesa që luhen pas kurrizit të studenteve dhe familjeve të tyre.

Numri nuk është kriter i së vërtetës, shpesh është e kundërta, shumica e errësuar nga forca e numrit bie në gabime njërit pas tjetrit.

Unë kam frikë sinqerisht nga marrëzia e madhështisë, sikurse shprehej Erazmi i Roterdamit.

Një perversitet nuk bëhet vlerë nga fakti se në një dhomë ka me shumë nga ata që detyrohen t’i thonë derrit dajë, sesa nga ata që e dallojnë derrin nga daja dhe dajën nga derri.

Intelektuali është mësuar të luftojë vetëm ose në pakicë ose të jetojë me humbjen që nuk ja lëkund as një fije idenë e së vërtetës. Merr kënaqësi nga humbja dhe moskuptimi që i bën pushteti politik, i parasë, apo autoriteti pa argumente.

Duket sikur është gjëja më e lehtë për t’a bërë të dhunosh mendimin intelektual. Duket sikur është gjeja më e lehtë që logjikën ta zëvendësosh me forcën. Nuk kam pasur kurrë asnjë iluzion për këtë.

Por filozofia dhe historia, morali, më kanë bërë të patundur në bindjen që logjika në fund fiton mbi dhunën,

Pasojat e projektligjit mbi arsimin e lartë do t’i vuajë mbi supe shoqëria, kombi, rinia, familja shqiptare që do të paguajnë për të blerë letra pa vlerë, paguar sa qimet e kokës, dhe bota shqipare që do të vazhdojë të zhytet thellë e më thellë në errësirën e padijes dhe të manipulimit ideologjik.

Politika në atë komision e mundi shkencën me forcën e dhunës ligjore.Ajo vërtetoi edhe një herë tjetër se vullneti politik dhe e vërteta nuk është kollaj të bejne shkesi. Kjo dihet.

E pastaj ??? Shkenca u duk se është mundur edhe atëhere kur i imponuan që të pohonte se ishte Dielli që rrotullohej rreth Tokës.

Por fundi dihet.

************

Marrëzia e madhështisë dhe frika nga e vërteta

(Përgjigje për shkrimin e z. Fuga “Frikë nga marrëzia e madhështisë”)

 

Nga Prof. Dr. Fatos Tarifa

Sot Kuvendi i Shqipërisë do të votojë projektligjin për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor. Ky projektligj, siç dihet, është hartuar mbi bazën e një platforme të gjerë e të detajuar, të përpunuar nga një grup profesorësh shqiptarë të universiteteve tona shtetërore e private. Ai është diskutuar gjerësisht në qarqet akademike të vendit dhe nga aktorë të interesuar, si dhe është konsultuar me ekspertë europianë të arsimit të lartë. Projektligji në fjalë ka disa muaj që diskutohet në Kuvend nga komisionet përkatëse. Në këto komisione janë ftuar të shprehin vlerësimet dhe sugjerimet e tyre mjaft drejtues universitetesh dhe, sidomos, përfaqësues të asaj pjese të profesoratit shqiptar që e ka kundërshtuar dhe e kundërshton këtë projektligj. Ndër ta bën pjesë edhe kolegu im, Prof. Artan Fuga.

Qysh një vit e gjysmë më parë, kur u publikua drafti fillestar i strategjisë për reformimin e arsimit të lartë, i cili shërbeu si bazë për hartimin e projektligjit në fjalë, z. Fuga ka qenë në krye të një grupi të vogël pedagogësh të Universitetit të Tiranës, i quajtur “Forumi për Liri Akademike”, që e kanë kundërshtuar atë. Ai s’ka lënë mënyrë dhe media (nga facebook-u, te gazetat dhe emisionet televizive) pa shprehur zemëratën, panikun dhe kundërshtimin e tij ndaj këtij projektligji, pa përgojuar e fyer personalitete të nderuara të kulturës e të jetës sonë akademike e publike, pa dezinformuar opinionin publik mbi motivet e vërteta të hartimit të këtij legjislacioni, pa shpifur e anatemuar qeverinë dhe atë ekip profesorësh që u morën me hartimin e tij. Shumë herë këto shpifje kanë qenë e janë absurde e qesharake për çdo njeri me dy para mend në kokë.

Fatos Tarifa

Fatos Tarifa

Disa nga argumentet kundërshtuese të z. Fuga ndaj projektligjit dhe reformës së arsimit të lartë, të shprehura publikisht prej tij, kanë qenë e janë këto: ligji i ri për arsimin e lartë, nëse projekti i tij miratohet, do t’i investojë fondet publike për arsimin e lartë tek universitet private; me sistemin e ri, studentët e varfër do të bëhen më të varfër, ndërsa të pasurit më të pasur; sistemi i ri do i detyrojë ata që s’kanë lekë t’i lënë përgjysmë studimet, ndërsa masterat dhe profesionet e mira do të jenë për ata që kanë mamin të pasur, ose babin pilot në Divjakë; me këtë reformë synohet të rikthehen në universitetet shqiptare “komisarët” e dikurshëm, çka do e bënte Shqipërinë një vend si Korea e Veriut, e të tjera marrëzi si këto.

Pasi z. Fuga dhe ata pak pedagogë të Universitetit të Tiranës që i kanë shkuar e i shkojnë pas në këtë përpjekje për ta penguar reformimin e sistemit tonë universitar i humbën të gjitha betejat akademike, publike e mediatike, ai provoi këto ditë një taktikë tjetër, atë të shantazhit ndaj anëtarëve të Kuvendit të Shqipërisë, të cilët sot do të votojnë projektligjin për arsimin e lartë. Ndryshe nga shumë prej miqve të mi, të cilët qëndrimi i fundit i Fugës i habiti edhe më shumë se deri më sot, për mua qëndrimi i tij nuk është aspak i papritur. Unë prisja, në fakt, që z. Fuga të reagonte në atë mënyrë, ose në një mënyrë të ngjashme. Nuk di të them nëse përsiatjet e fundit të z. Fuga janë ose jo pjesë e atij “food for thought” që ai u ofron me shumë zell ndjekësve të tij në Facebook; unë i lexova ato në gazetën Rilindja Demokratike, nën titullin “Frikë nga marrëzia e madhështisë”. As nuk kuptoj se çfarë e lidh titullin e këtij shkrimi të z. Fuga me veprën e famshme të Erazmit të Roterdamit Marrëzia e madhështisë, së cilës ai i referohet fare pa vend. Kjo njëfarë “marrëzie” e njëfarë “madhështie” duket se është thjesht një “lidhje e shkurtër” në mendjen e z. Fuga, por s’ka të bëjë aspak me idetë e filozofit të madh humanist. Shkrimi në fjalë i z. Fuga përbën një tjetër rast tipik se deri ku mund të shkojnë mendimi dhe sjellja e një njeriu që, siç thotë ai vetë, përpiqet “të çlirohet nga egomania”. Duket se z. Fuga vuan nga një “delir madhështie” dhe, prandaj, e vuan shumë mospërfilljen ndaj “madhështisë” së tij.

Fuga është i dëshpëruar pa masë dhe i frustruar nga që anëtarët e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, si dhe ata të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, e kanë miratuar tashmë në parim projektligjin për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor, duke i hapur rrugë shqyrtimit dhe, eventualisht, miratimit të tij në seancën e sotme plenare në Kuvend. I dështuar në të gjitha përçapjet dhe përçartjet e tij për ta penguar këtë ditë, z. Fuga, siç thashë më sipër, provon një taktikë të fundit. Ai bën shantazh mbi anëtarët e Kuvendit (shumë prej të cilëve, sipas tij, “detyrohen t’i thonë derrit dajë”), dhe kërcënon se do t’i bëjë publikë emrat e atyre parlamentarëve, të cilët, edhe pse kanë “një mijë e një kritika ndaj projektligjit”, e votuan atë kundër ndërgjegjes e vullnetit të tyre, “të bindur si ushtarë”. Por, siguron z. Fuga, për shkak se i respekton ata (!) dhe nuk do që ta tradhtojë “mirëbesimin e tyre”, ai “nuk do ta bëj [këtë] në çastin e tanishëm”, por më vonë, kur të mos ketë më respekt për ta, dhe kur të mos ndihet më i detyruar ta respektojë mirëbesimin e tyre. Sepse, argumenton z. Fuga, edhe pse të veshur me pushtet, këta ligjvënës janë të dobët dhe “ai që është i dobët duhet falur”. Zeusi kërcënues zbutet papritur dhe bëhet një Budë që mëshiron e fal të dobëtit.

Artan Fuga mund të ketë të drejtë kur thotë se numri (i votave me të cilat pritet të miratohet sot ky projektligj) nuk është kriter i së vërtetës, dhe se “shpesh është e kundërta”. Por z. Fuga është i palëkundur në një gjë: si intelektual, ai “është mësuar të luftojë vetëm ose në pakicë, ose të jetojë me humbjen që nuk ia lëkund as një fije idenë e së vërtetës”. Idenë e tij mbi të vërtetën, por jo idenë time mbi të vërtetën, dhe as idenë mbi të vërtetën të atyre qindra e mijërave pedagogëve e studentëve shqiptarë që e mbështesin projektligjin që shqyrtohet sot në Kuvend. Z. Fuga shkon deri në atë pikë sa, gati-gati e krahason “dhunën ligjore” në komisionin e Kuvendit të Shqipërisë që mundi “të vërtetën” e tij, me dhunën e Inkuizicionit që iu imponua shkencës për të pohuar se është “Dielli ai që rrotullohej rreth Tokës” dhe jo e kundërta (!). I vetmi krahasim që ka mbetur pa bërë është ai mes z. Fuga dhe të madhit Galilei!

Fuga ndihet i poshtëruar nga fakti që “pushteti politik”, “pushteti i parasë” apo “autoriteti pa argument” e kanë dhunuar “mendimin intelektual” të tij dhe të atyre pak pedagogëve që i shkojnë pas. Në komisionin e Kuvendit të Shqipërisë që miratoi projektligjin për arsimin a lartë, thotë z. Fuga, “politika e mundi shkencën me forcën e dhunës ligjore”. Mundi shkencën e z. Fuga, por jo shkencën time dhe atë të shumë prej kolegëve tanë, as shkencën që dëshirojnë të mësojnë dhjetëra mijëra studentë shqiptarë në universitetet tona.

Sidoqoftë, edhe pse “i dhunuar” e i dëshpëruar, z. Fuga thotë se “filozofia, historia dhe morali” e kanë bërë “të patundur bindjen e tij se logjika në fund fiton mbi dhunën”. Unë do ta mbështesja në këtë pikë sepse ndaj të njëjtën bindje me të, por çështja është se, deri më sot, z. Fuga nuk ka ofruar asnjë argument, që do mund të quhej logjik, mbi reformën e arsimit të lartë, ose mbi këtë projektligj, përpos argumenteve alogjike, ab absurdum, me pilotë kaçatorrësh dhe fëmijë nënash të pasura, me komisarë politikë dhe me fantazmën e një Shqipërie që do i ngjante të vetmit vend komunist të globit në kohën tonë, Koresë së Veriut.

Një “logjikë” e tillë s’ka nevojë të rrëzohet “me dhunë”; ajo është kaq pranë absurdes, sa edhe një njeri më pak i lexuar e më pak i ditur se z. Fuga, me përjashtim, ndoshta, të znj. Topalli, do të refuzonte ta bënte të vetën. Nëse ka nga ata që e mbështesin “logjikën” e tij dhe i shkojnë pas, kjo, për mua, ka këtë shpjegim (që mund të mos jetë i vetmi): Z. Fuga dhe ndjekësit servilë të tij i tremb konkurrenca e ndershme akademike, i trembin dijet dhe aftësitë e brezave më të rinj të studiuesve shqiptarë, sepse ata kanë mbetur shumë prapa këtyre të fundit dhe, për këtë arsye, konkurrenca e dijeve dhe e vlerave, që projektligji për arsimin e lartë e mundëson dhe e inkurajon, i rrezikojnë autoritetin dhe pozitat e tyre. Në frymën dhe sanksionet e këtij ligji të ri, z. Fuga dhe kundërshtarët e tij shohin fundin e “madhështisë” e të rehatisë “akademike” të tyre.

Ka edhe një arsye tjetër që i tremb ata. Prof. Fuga matet me hijen e mëngjesit (që e tregon më të gjatë, lexo: më të ditur se ç’është), ndërsa disa prej individëve që i shkojnë pas, për shkak se nuk krijojnë dot hijen e tyre, as në mëngjes, as në drekë e as në darkë, fshihen pas hijes së të parit. Ëilliam Reich do i quante njerëz të tillë “little men”. Për ta, z. Fuga është profeti dhe, në emër të tyre, Fuga bën orakullin, duke paralajmëruar, nëse Kuvendi e miraton sot këtë projektligj, fundin e arsimit të lartë në Shqipëri. Ai shprehet: “Pasojat e projektligjit mbi arsimin e lartë do t’i vuajë mbi supe shoqëria, kombi, rinia, familja shqiptare që do të paguajnë për të blerë letra pa vlerë… dhe bota shqiptare do të vazhdojë të zhytet thellë e më thellë në errësirën e padijes e të manipulimit ideologjik”.

O tempora o mores! Duke u reformuar, siç parashikohet në këtë projektligj, arsimi i lartë në Shqipëri nuk mund të bëhet më keq se ç’ka qenë, më keq se ç’e kanë bërë shumë nga ata – pedagogë e politikanë – që e kundërshtojnë sot këtë projektligj, më keq se ai sistem arkaik dhe eklektik që vazhdojnë ta mbrojnë Fuga & Co. Duke u reformuar, arsimi i lartë do bëhet gjithnjë e më pak një barrë për shoqërinë, për kombin, për rininë dhe për familjet shqiptare; ai do të prodhojë gjithnjë e më pak diploma pa vlerë, ndër të tjera edhe duke mos lejuar që një profesor i vetëm të “udhëheqë” 30 e ca studentë doktorantë njëherësh, duke prodhuar inflacion e skarcitet.

Projektligji i arsimit të lartë, edhe pse nuk është e s’mund të jetë i përsosur, është shumë më i mirë se çdo ligj që kemi pasur deri më sot. Ki besim, z. Fuga, siç kam unë dhe shumë nga kolegët tanë, se bota shqiptare nuk do të zhytet më thellë në padituri dhe errësirë, as do të manipulohet ideologjikisht si në të kaluarën. Sot jetojmë në një kohë krejt të re. Le t’i shërbejmë asaj dhe brezave të rinj, sepse kjo është koha e tyre! Jo koha jote, z. Fuga, as koha ime.

Ti mund të duash edhe më tej të bësh kritizerin e çdo gjëje, mund të duash të mbetesh e të luftosh i vetëm, siç thua se je mësuar, mund të pëlqesh, madje, të vazhdosh të bësh intelektualin ekzibicionist, që flet për një “Tiranë halé” dhe një “politikë kurvë”, por kjo nuk i shërben askujt – as ty vetë, as studentëve shqiptarë, as shoqërisë sonë. Me aq sa dimë ti dhe unë, dhe me dituritë e përpjekjet e përbashkëta të mijëra të tjerëve, le të themi e të mbështesim jo atë që na intereson neve, si individë, por atë që është e vërtetë dhe e dobishme për një pjesë të madhe të shoqërisë. Le t’i shërbejmë jo egos sonë, por kombit tonë, jo vetëm mirëqenies individuale, por edhe mirëqenies kolektive dhe së mirës publike. Ky projektligj synon pikërisht këtë. Dhe unë jam i mbushur me besim se përfaqësuesit e popullit në Kuvend sot do ta votojnë atë. Me ndërgjegjen dhe me vullnetin e tyre të lirë.

July 21, 2015 14:14
Komento

26 Komente

  1. dada July 21, 14:23

    E cuditshme!! . Studentet e Unversiteteve Publike kundershtojne reformen ne arsimin e larte PSE???
    1.Se duan : Arsim falas.
    2.Dhe Jo financim te Universiteteve jo publike .

    Po ne prinderit, qe femijet tane studijojne ne Unversitete jo publike paguajne tarifen e mesimedhenjes nga njera ana, dhe nga ana tjeter ne paguajme edhe taksat per Unverstetet Publike eshte e drejte kjo????.
    Pse ne si prinder per taksat qe paguajme nuk marrim sherbimin per femijet tane , qe atyre ti ulen tarifat ndermjete subvencionimit ? , ose ne te perjashtohemi nga keto taksa qe ju shkojne Unvesiteteve Publike? A kane te drejte edhe keta studente te Unversiteteve Jo Publike te bejne protesta mbi kete pabarazi ?.

    Shrim Briland Z. tarifa Z. Fuga mendon se ka kriterin e se vertetes ne shqiperi

    Reply to this comment
    • Vora1912 July 21, 15:10

      O Dadë…

      Vap e madhe sot…..dhe e ke te lehte te peshtysh mbi Z. Fuga….po kaq te leht e paske edhe ky gjasme profesor Tarifa(Kush e di sa e ka Tarifen e lepirjes).

      Sa per pagesen tende si taksapagues dhe te drejten e femijes tend per shkollim, Shpjegimi eshte :

      Shteti nderton Sistemin Arsimor (dhe sisteme te tjera funksionale) ne sherbim te qytetarve……Dhe harton Strategji se si mund tja u ve ne sherbim atyre..

      Psh. Na duhen 120 mjek ne sistemin shendetsor shteteror pas 7 vitesh…ateher hapen 120-150 kuota ne Mjeksi…

      Nese femija juaj arrin piket e nevojshme…..Urime…Vazhdo shkollen…

      Ne se jo…Hajde te vazhdosh nje shkoll profesional…te behesh zanatchi i mire….te hash buk duke punuar e jo duke shitur Pordhe…

      Jo thua ti dua te benem edhe un mjek me mesatare 5……dhe shkon tek ajo shkolla e Tritani te Zonjes se Mire…..se edhe ajo te ben Mjek…

      Dhe qe te bejme Mjek, me mesatare 5, femijen tende tek Tritani, duhet qe leket qe investohen nga Buxheti tek Universiteti i Mjeksise te ndahen me kete Zonjen e Mire te Tritanit….
      As me shume e as me pak hajde ta prishim shtepine per kasollen e tritanit dhe per femijen e paafte te ca te paskrupujve…

      Per sa i takon Shenimit te Tarifes….

      Me vjen keq per nje pergjigje kaq boshe te tij…..kaq te pavlere…kaq LepirBythëse…..Kaq larg shqetesimit qytetar dhe Realitetin Universitar…
      Dhe po kaq larg Intelektit te Z. Fuga..

      E nis shkrimin me disa Sygjerime te Fuges ne lidhje me Tarifat arsimore qe do te rriten per Studentet….por nuk e kundershton ate ….dhe te na thote;

      A eshte e vertete se do te rriten ne menyre drastike tarifat per studentet shteteror ???

      Ne vend te kesaj pergjigje…vazhdon te tjerr lesh….duke shpifur per profesor Fugen….Sa e turpeshme..

      E verteta e arsimimit ne Shqiperi sot eshte se;
      Pjesa me e madhe e nxenesve te Shkelqyer te ketij vendi nuk ka aftesi paguese per tarifat e reja universitare..

      Prandaj Masterin(3*2) mund te vazhdojne te gjithe ata studente te dobet dhe medioker qe xhepi i babait i shtyn me tytje…

      Ndersa ajka e studenteve te shkelqyer, per pamundesi financiare, do te nderpres studimet…

      Ky eshte problemi i Arsimit te Lart ne Shqiperi o Tarif Fallco……

      Ky eshte problemi…..Shnderrimi i Universitetit Shteteror ne Biznes “Jofitim Prures”…

      Reply to this comment
      • Gregor July 21, 15:46

        Ky qe pashe me siper nuk eshte debat. Jane vetem dy vete qe shahen me njeri tjetrin. Ti Vora1912 (nuk e di a ka ekzistuar Vora me 1912), e fillove shume mire me argumente por e mbarove edhe ti me sharje banale.
        Ketu ne Angli ka afersisht 120 universitete. Kam fatin te jap mesim ne nje prej tyre. Deri me tani, shteti vinte kuota per numurin e studenteve te rinj cdo vit. Kete vit i ka hequr kuotat, dhe universitet mund te regjistrojne sa te duan. Te tere do financohen me kredine studentore, qe lahet me vone me nje inters shume te ulet, vetem mbasi rroga jote te kete kaluar kufirin e £21000 ne vit.
        Por masteri nuk financohet. Se cfare eshte kjo formula 3+2 nje zot e di. Eshte bere masteri ne Shqiperi si buka me djathe. Aresimi i larte eshte tre vjet dhe shteti te ndihmon per keta tre vjet. Po deshe te vazhdosh me lart, hyr ne pune, mblidh leket, dhe bej masterin.
        Universitetet si Oksfordi dhe Kembrixhi jane ne pararoje boterore per kerkime shkencore. Por keto kerkime duhen financuar. Si rrjedhoje, Oksfordi per shembull e ka shume te larte numurin e studentee te huaj, per te cilet nuk ka patur kurre kuota, sepse ata paguajne vete dhe tarifat jane te larta per ta. Ne pedagoget i keshillojme studentet qe te mos e bejne masterin direkt mbas studimeve te diplomes. Eshte mire te hyjne ne pune, te marrin eksperience, te kene edhe financat ne rregull, dhe pastaj po qe se duan dhe kane mundesi te bejne masterin. Pastaj masteri eshte kualifikim akademik dhe jo profesional. Jo te gjithe bejne master. Ne Shqiperi bejne master dreqi dhe i biri, edhe ata me pesa.
        Projektligjin nuk e di, nuk e njoh dhe nuk mund te debatoj per te. Por prisja me shume argumente konkrete qe ta njoh. Artikull kot, pa vlere, vetem per te mbushur gazeten. Akoma nuk e di ne eshte i mire apo i keq ky projektligj.

        Reply to this comment
        • Shahisti July 21, 18:59

          O Gregu, ose o Gori, ti shume mire qe qenke pedagog ne ndonje universitet te Anglise, por meqe qenke edhe shqiptar, nje kopje te ketij projektligjit mund ta kishe kerkuar dhe te ishe edhe ti midis atyre qe mund te jepje ndonje mendim te dobishem, e mos ta kishe lene te merrje vesh se cfare permban projektligji nga llafet e Fuges dhe Tarifes. Nejse e morem vesh qe na jepke mesim zotrote….

          Reply to this comment
    • Daku July 21, 20:11

      Po i bashkohem edhe une turmes qe ende nuk dine se çfar parshikon reforma per arsimin e larte.,

      nji) per vet faktin qe sala e kundershton kete reforme me jep bindjen qe duhet te jete nje reforme e mire.
      dy) Fuga qe eshte vet-shpallur filozof, nuk i shkon fare. A ka konflit Fuga me rrolin qe ka ne universitetet shteterore?
      Tre) kush eshte ky Tarifa?

      Reply to this comment
  2. Nina July 21, 14:30

    Duhet te behet reforma per Arsimin, duan apo sduan studentet. Pastaj cfar dalin ndonje ankese, te rregullohen me komisionet e pasacme. Nuk ka arsim pa reforma, se kerkojet cilesi, dhe jo sasi… Ku studiohet edhe pagohet, Studentat duhet te vetndergjegjesohen per ligjen qe kerkon EU. Nuk ka EU pa LIGJ. Duhet te vene ne jete ato dije qe marrin ne shkolla, jo ne njerin vesh degjojne dhe ne tjetrin te nxirren. Hej hej nga Danimarka

    Reply to this comment
    • Bureto July 21, 15:43

      Kur e pyeta nje here ne Kopenhage nje personalitet se cfare keni ju me te vyer ne eksport, kur ju nuk shquheni per ndonje pasuri natyrore apo industri, ai duke buzeqeshur m’u pergjigj: eksportojme tru! Dhe pastaj me spjegoi se si arrihej kjo. Do isha i lumtur sikur hartuesit e ketij ligji qe po diskutohet te kete marre dicka nga Danimarka. Jam dakord me Tarifen, se gjithsesi me i keq se deri me sot nuk do te jete, por nese ka vend per ndonje korrigjim , pse jo?

      Reply to this comment
  3. Kris 1 July 21, 15:12

    Tashti ne bijte e institututit te studimeve M-lL ecim djathtas.

    Reply to this comment
  4. gushti July 21, 15:17

    Disa individe pedagoge dhe disa dhjetra studente te indoktrinuar nuk mund te bindin opinionin publik per pavlefshmerine e projektligjit pa dhene argumente. Fjalet e pergjithshme, opnionet vetjake, pa i konkretizuar me fakte se cili nen dhe pse eshte “antiarsim”, por edhe si duhet te jete me mire, jane vetem fjale si ato akuzat e Berishes ne Kuvend, sipas te cilit te gjithe kundershtaret e tij politike jane “kryemafioze”, “oligarke”, “klan Zemuni” e mbroçkulla te tjera. Futuni ne brazde z. Fuga dhe flisni siç u ka hije per vendin qe mbani.

    Reply to this comment
  5. SH.KOLONJA July 21, 15:20

    TANI,’ÇUN TIRONE’,SATELIT 25 VJET I FORCAVE ‘CENTRI–FUGA’!!(mize pa koke)
    Keta mender profesore qe kane 25 vjet qe u sherbejne skllavopronareve Berisha,Blushi,Bode,Basha,Blushi.Biberaj ,batakÇkinjve te te gjitha ngjyrave tani merakosen per ARSIMIN kur e mbushen tere Boten me ‘IDJOTA’ ME MASTER.
    O Tani,ti sikur te meresh ne provim bashke me femijet e tjere te ish nomeklatures se Mihal Bishes nga djali i Kiços me mbiemrin Blushi tek i kiços tjeter me mbi emerin Ngjela e duke perfunduar tek ish djali i te krishterit tjeter profesor Stefanaqit apo ish ministrit te arsimit salisjan POLLO,NUK INI NE GJENDJE TE KALONI MATUREN!
    PYETJA:Ne cilin vend te Botes ku si sistem ekonomik zbatohet ‘NEOLIBERIZMI’eshte vertetuar se nje vend sa me i shkolluar te jete aqe me i zhvilluar dhe me me mireqenje ka??
    Ne Zvicer qe ka shkallen me te ulet te shkollimit e qe eshte nga vendet me te pasura apo ne ish vendet e lindjes qe ne shkencat egzakte qendrojne me lart se Amerika dhe jane me te varfera!??

    Reply to this comment
    • Shahisti July 21, 19:11

      Ti Kolonja qeke per Minister Arsimi, e paske kuptuar me ne fund qe sa me injorant eshte nje vend aq me i pasur behet. Ja ku po ta them une qe po qe e vertete kjo qe thua ti, shume shpejt Shqiperia ka per t’ia kaluar Gjermanise, ne ekonomi e kam fjalen.

      Reply to this comment
  6. Gjergji July 21, 15:29

    Mos vall ky eshte ai F.Tarifa i ambasades ne Amerike?

    Reply to this comment
  7. skifteri July 21, 15:57

    Z. Artan Fuga ne argumentat tua ju vetem sa e politizoni çeshtjen,kjo te rendon ty e ule vleren e besueshmerise se analizes tuaj si professor qe e analizon arsimin e larte ,kur ne vende te saje duhet te jepnit vetem faktet shkencore per reformat ne arsimin e lart,dhe vete lexuesi arsyton per te zgjedhur me te miren,jo te ja imponoshe politikisht mendimet tuaja .Dituria eshte shkence qe kerkon vullnet dhe cilesi te larte , jo sa per te marre nje diplome te shkolles se larte ne shumicen e rasteve pa merit te studentit, por me para korrupsioni dhe studenti e ka koken boshe.Sot mendoje se ka ardhur koha qe te luftojme per cilesine e arsimimit jo per sasine e studentve qe nuk i vlen kujte gje .Mendoje se keto ligje jane te nevojshme te merren.#######################################.

    Reply to this comment
  8. skifteri July 21, 16:09

    Z.A. Fuga mos u merre me deputetet se si votojne ?.. ,por ju duhet te analizoni te gjitha prioritetet e ligjit te arsimit larte ne detaje ,dhe ne raste se keni fakte ju I shparalloni kundershtaret ,vetem me fakte behet krahasimi jo me politike .Deputetet kane natyre te dyfishte ,ndryshe jane ne tavolin te ” kafja “ndryshe jane ne parlament.#############.

    Reply to this comment
  9. redon July 21, 16:16

    Per katrauren e arsimit le te pergjigjet ish ministri
    GENC p…..
    qe i hapi pa kriter universitetet

    Reply to this comment
  10. SH.KOLONJA July 21, 16:40

    Burreto,ke thene nje gje shume te mençur sa i takon ‘eksportit te trurit’ qe eshte pjese themelore e ekonomise se sherbimit por per fatin e keq ne kete vend pas 25 vjetesh jemi kthyer ne vitet ’30 ku si eksport mund te perdorim vetem PAÇEN DHE PILAFIN!

    Reply to this comment
  11. Kopaçe July 21, 16:58

    Duna apo sduan pseudointelektualet e varur pas boleve te Berishes, reforma ne Arsimin e Larte do te behet dhe do te realizihet me sukses… nuk ecet me idete e shpellarit..

    Reply to this comment
  12. Mali July 21, 17:33

    Ne Shqiperi ku jane hapur universitete pa kriter pa tjeter do te kete pakenaqsi per organizimin e tyre.Nuk e njoh projekt ligjin por mendoj se nuk do te lejoj me universitete fantazem ku te
    “Diplomuarit” te thone:Ta dija se sa lehte mbarohej universiteti do te kisha mbaruar dhe shkollen e mesme:

    Reply to this comment
  13. ne emer te Migjenit te Math July 21, 17:41

    Per hater te partise dhe udheheqesit tja qijme nenen popullit.Keshtu eshte me mire o Tarifa i komunisteve

    Reply to this comment
    • Bureto July 21, 18:38

      Dakord jam me: ‘Ne emer te Migjenit’: Tarifa ashtu eshte, i biri i Sevo Tarifes, ish sekretar i E.Hoxhes. Po Fuga i kujt eshte, a nuk eshte i Myqerem Fuges, anetar i KQ te PPSh dhe minster i Tregertise? Lista eshte shume e gjate dhe po te merremi me te do na dhimbte koka. Po me mire t’i qendrojme problemit. Ta zeme se nuk i njohim fare protagonistet dhe te shikojme argumentat e te dyve etj. Une s’e njoh ligjin, jam i bindur qe ate e kane bere specialistet. Profesoret dhe akademiket po deshen le te debatojne. Nga kjo nuk vjen ndonje e keqe, por ne kete rast mua me duket me bindes F.Tarifa.

      Reply to this comment
  14. ne emer te Migjenit te Math July 21, 19:44

    Bureto
    Nuk i kam thene Tarifa i komunisteve se eshte i biri i Sevos por e kam quajtur i komunisteve per llogjiken qe perdor;Mao ce Dun tha:Me tezat e mija kundershteret e mij do me sulmojne por edhe ne me tezat e mija do sulmojme kundershtaret .Ky eshte mentaliteti i Tarif komunistit

    Reply to this comment
  15. "BALASHI" July 21, 21:48

    Fuga nje megalloman i peshtire. Ai mendon se fiton ai qe flet me gjate dhe i fundit… Tarifa ka argumentuar bukr mire me fakte…

    Reply to this comment
  16. mira July 21, 21:51

    Tarifa eshte i jnohur per qen-servil-pushtetesh. Edhe kur vodhi parate kur ishte ambasador ne shba e mbylli duke iu lepire dhe sherbyer pusht-eteve.

    E kane si race ne familje.
    Sa per Fugen, dihet qe me dinjitet dhe personalitet eshte pikerisht ai qe i ben oponence pushteteve.
    Ai argumenton me pika se ku kjo reforme eshte antiarsimore, antipopullore, korruptive dhe e perdhosur.

    T U R P per deputete qe e aprovojne. Nese Fuga nuk i thote emrat e deputeteve po e them une nje. Mimoza Hafizi ka then se kjo eshte kunder reformes por vendimi eshte i Partise.
    Mendoni kur ky kokebosh shantazhon deputetet qe mendohet se jane “elite” qofte edhe me universitet Kristali si kryearsimtarja e shqiperise qe eshte emeruar ministre nga piktori i rilindjes.cfare mund te beje me te tjeret.

    Keta deputete do te jen turpi i kombit dhe do te mbeten ne histori mbasi reforma nuk do te kete jete te gjate dhe rinia do ta shkelmoje ate.

    Reply to this comment
  17. anastas pjetri July 22, 09:45

    I njoh qe te dy , Fugen dhe Tarifen. I kam patur petagoge fakulteti para viteve 90-te. Z Fuga qendron me lart edhe si mesimdhenes edhe si human. Ky i dyti ka shikuar interesin e tij privat. Nuk shikon se cfare ka pertej Fatos Tarifes. Beri mire qe erdhi kjo kohe .Njerezit jane ata qe jane. Eshte koha qe ndryshon. Koha te ve vulen. Edhe kur je bythlepires , koha ta ve vulen .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*