Dy balada dhe vargje të tjera

Arben Duka June 21, 2016 13:22

Dy balada dhe vargje të tjera

Unè isha Njè i vetèm!

Nuk munda dot-o miq,
t’ju ndizja dritè tè gjelbèr,
se kishim shumè armiq,
dhe ishin shumè tè egèr

Nuk munda dot aspak,
t’ju nxirrja ju prej territ,
gjithkund kérkojnè gjak,
sot bijtè e Luçiferrit.

Nuk munda dot-o miq,
t’ju ndizja dritè tè gjelbèr,
ma zinte çdo udhèkryq,
njè ujk-a njè kuçedèr.

Nè dallgè e nè furtunè,
e shkova gjithè jetèn,
tè liqtè ishin shumè,
unè isha njè i vetèm.

Dhe nuk mè bèri dritè,
as dielli-as hèna,
dhe shtigjet natè e ditè,
tè gjitha qenè tè zèna.

Mè shkoi e gjitha kot,
kjo jetè-jetè qèni,
pèr ju-mè-s’bèj gjè dot,
pra bèni si tè bèni!

Lèvizni vetè nga pak,
nga sytè largoni gjumin,
pèshtyni mbi batak,
mos rroni tok me llumi!

Po luftès nuk i trèmbem

Tani nga pabesia,
as vuaj e as çmèndem,
unè jam njeri i paqes,
po luftès nuk i trèmbem.

Unè tè afroj buqetèn,
ti mè vèrvit çomangen,
unè jam njeri i paqes,
po luftès nuk i shmangem.

Unè ndez qiri pèr jetèn,
qè koha s’mund t’i fiki,
se jam njeri i paqes,
po luftès nuk i iki.

Unè thur èndrra magjie,
po ti magjitè i shèmb,
unè jam njeri i paqes,
po lufta nuk mè trèmb.

Ti zhytesh nè mes llumit,
unè Zotin shkoj takoj,
se jam njeri i paqes,
po luftèn e fitoj.

 

Ne e bèjmè Botèn

Bota s’èshtè e mirè,
Bota èshtè e ndyrè!
A ç’mè çani kokèn!
S’na bèn Bota neve,
ne e bèjmè Botèn.

 

Ku je fshehur vallè?!

Nuk e di sa shkoi,
qè s’tè kam takuar,
ndaj mè duket Bota,
si plakè e shèmtuar.

Ku je fshehur vallè,
ku je qè s’je dukur?
Vetèm nga ty-Bota,
mè duket e bukur…

Arben Duka June 21, 2016 13:22
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*