Dy banka europiane tentojnë bashkimin, njëra ka filial në Shqipëri

June 4, 2018 13:59

Dy banka europiane tentojnë bashkimin, njëra ka filial në Shqipëri

 

UniCredit i Italisë po planifikon të bashkohet me rivalen franceze Société Générale në një lëvizje të guximshme që do të bënte që dy nga bankat e mëdha të Evropës të bashkojnë forcat, duke hapur rrugën për një raund të pritur të bashkimeve bankare në kontinent, shkruan Financial Times.

Jean-Pierre Mustier, shefi ekzekutiv francez i UniCredit, ka qenë pionieri i idesë për disa muaj, sipas njerëzve të afërt me situatën. Ata thanë se nuk ka pasur asnjë qasje formale, por drejtorët e SocGen-it gjithashtu janë duke studiuar mundësinë e një bashkimi.

Zyrtarë të lartë të të dy palëve theksuan se diskutimet ishin në një fazë të hershme dhe situata politike e paqëndrueshme e Italisë kishte shtyrë afatin për arritjen e një marrëveshjeje nga plani origjinal i 18 muajve.

Mustier e konsideron SocGen, bankën e i investimeve të së cilës ai e ka drejtuar dikur, një partner ideal për huadhënësin italian, duke mbështetur bankat e saj të investimeve dhe operacionet e Evropës Lindore. Për SocGen, një nga përfitimet kryesore do të ishte të fitonte një pozitë udhëheqëse në Itali dhe Gjermani, si në sektorin e shitjes me pakicë ashtu edhe në atë korporativ.

Por çdo marrëveshje UniCredit-SocGen do të ishte e mbushur me vështirësi.

Përveç turbullirave politike të Italisë – dhe armiqësisë ndaj të huajve që zotërojnë ose drejtojnë biznese italiane – rregullatorët mund të shqetësohen nga kombinimi i dy huadhënësve që tashmë konsiderohen të një rëndësie sistemike.

Një bashkim në mes të dy është marrë në konsideratë nga SocGen disa herë gjatë 15 viteve të fundit edhe në muajt e fundit. Megjithatë, banka të dielën mohoi “çdo diskutim në bord lidhur me bashkimin e mundshëm me UniCredit”.

UniCredit nuk pranoi të komentojë, përfundon artikulli i Financial Times.

Societe Generale ka filial edhe në Shqipëri, duke qenë banka e pestë më e madhe në vend, me një total aktivesh prej 83 miliardë lekësh, ose 5.8% e totalit të aktiveve në sistem, sipas të dhënave nga Shoqata e Bankave.

Pak javë më parë, mediat bullgare njoftuan se Société Générale (SG) po tërheq biznesin e saj nga Evropa Qendrore dhe Lindore, përfshirë dhe Shqipërinë./Monitor

a.s/dita

June 4, 2018 13:59
Komento

1 Koment

  1. Vito Kermilli, shoku i Nikos June 4, 22:25

    Dmth e vetmja alternative ngeli Union Bank qe financon Monitorin e Orneles se Varuzhanit ?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*