Dy dilemat e Bashës para takimit me Ramën

June 5, 2016 19:00

Dy dilemat e Bashës para takimit me Ramën

Sytë e shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve nesër janë të drejtuar nga Pallati i Kongreseve. Në orën 17:00 kryeministri Rama dhe shefi i opozitës Lulzim Basha do të  takohen kokë më kokë. Kryefjala e takimit padyshim do të jetë reforma në drejtësi, e cila për ndërkombëtarët dhe mazhorancën është sot prioriteti numër një, si e vetmja mundësi  për integrimin e vendit drejt BE-së, ndryshe nga PD-ja e cila si pritoritet ka reformën zgjedhore.

Dje SHBA-të nëpërmjet  Ndihmës Sekretares së Shtetit, Victoria  Nuland,  ka telefonuar Bashën dhe Berishën pikërisht për reformën në drejtësi,  së cilës i ka ardhur e po i  ikën ora. Më pas ishte Angela Merkel e cila njeriut më të besuar, Kristof Heusgen,  i dha porosi të merrej posaçësisht me politikën shqiptare për të kërkuar votimin pa vonesë të reformës në drejtësi. Sot Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme në Bashkimin Evropian, Frederica Mogherini ka lëshuar një deklaratë në lidhje me reformën në drejtësi në Shqipëri, duke theksuar se duhet një reformë tërësore dhe e thellë në sistemin gjyqësor, pa vonesa.

Kjo ofensivë ndërkombëtare flet për një rëndësi jetike të reformës, ndërkohë që opozita e nga ana e saj çuditësisht po qëndron stoike në pikëpamjen e saj penguese, pavarsisht se argumentat i shteruan tërësisht kur Rama pranoi votimin me  2/3-at  për zgjedhjen e krerëve të institucioenve të sistemit të drejtësisë, pikë të cilën PD-ja e kërkonte me ngulm.

Mirëpo, çfarë e mundon Bashën para takimit të nesërm? Cilat janë dilemat dhe frikërat e Bashës  në momentin më të rëndësishëm  për integrimin e vendit dhe shërimin e një plage 25-vjeçare? Ku është i dyzuar Basha?

Basha sot është mes “dy zjarresh”.  Votimi i reformës ose  pengimi i saj. Na fakt e para nuk është zjarr, por do të ishte një  lëvizje e tij me shpresën që Merkel, Kerry dhe Mogherini ta perceptonin atë si lider pro europian. E dyta padyshim që është zjarr, zjarr që ka muaj që i sillet rrotull duke tentuar ta djegë dhe që akoma ka nxehtësinë për ta përcëlluar. Është Berisha dhe ithari i të bërit opozitë, presidenti aktual, ose ish-ministri i Brendshëm i doktorit, Bujar Nishani.

Kështu nëse Basha do të dëgjojë thirrjet e ndërkombëtarëve ka një mundësi që të mos i vihet “vija e kuqe” si anti europian dhe të peceptohet si lideri i vërtetë i opozitës nga ndërkombëtarët. Nëse Basha nesër del nga takimi me Ramën me reformën e votuar, mund të themi se ka bërë ndoshta tentativën e parë serioze të tijën për të qenë kryetari de fakto i Partisë Demokratike.

Berisha dje e përsëriti hapur se nuk do reformë në drejtësi, por politikën që bën drejtësinë, që emëron dhe shkarkon ata që në fakt duhet të dalin nga një proces tërësisht jopolitik, siç e parashikon drafti i miratuar nga “Venecia” dhe ndërkombëtarët. Kjo është linja e prerë e Berishës nesë do duam ta themi  të thjeshtëzuar për ta kuptuar secili prej nesh. Një linjë tërësiht kundër BE dhe SHBA, siç Berisha e ka bërë në ditët e tij më të vështira. Nëse Basha nuk mban nesër këtë linjë, Berisha  e ka gati zëvendësuesin e tij në PD. Nishani ka dalë hapur kundër qeverisë duke i rrëzuar mbi 20 ligje, poashtu ka dalë hapur edhe kundër Veliajt duke ndërhyrë në një park lodrash tek i cili nuk kishte asnjë punë. Gjithë misioni opozitar i Nishanit, i cili shkon fill sipas linjës së Berishës flet për një projekt të doktorit, i cili  mesa duket ka parashikuar edhe këtë ditë. Berisha ka parashikuar se ambicija e Bashës mund ta çojë këtë të fundit të atë-vrasje. Ndaj doktori ka përgatitur kryetarin e ri, Bujar Nishanin. I cili ka bërë disa fushata opozitare, si i ka dashur Berisha. Ndryshe nga Basha që nuk i është përgjigjur në çdo rast linjës.

Këto janë dilemat që Basha ka për takimin e nesërm në Pallatin e Kongreseve. Të rrezikojë partinë duke tentuar të shfaqet si pro europian e kundër Berishës, apo të mbajë linjën e doktorit duke mos vrarë mendjen për “vijën e kuqe” të ndërkombëtarëve,  duke u mjaftuar me fitimin e besimit të plotë të liderit historik të Partisë Demokratike. / Lexo.al

June 5, 2016 19:00
Komento

8 Komente

  1. Bajram June 5, 20:14

    Kapja e drejtesise nga politika eshte nje synim i perbashket,si nga Edi Rama i cili nuk mund te beje kundershtime si dkkur tek “Krokodili” se tashme perfaqeson ai shtetin dhe politiken zyrtare,por edhe Lulzim Basha qe tashme nuk ka alibi per te kundershtuar kerkesen ultimative qe ka ardhur si nga SHBA ashtu dhe nga BE.Te dy jane kapur ne ceitnot dhe ne kete rast eshte “drejtesia” e vertete qe fiton nje ndarje pergjithmone nga politikanet.Po te mos kishte pranuar Rama kushtet e opozites qofte edhe ne nje pike te vetme,atehere nuk do te pranohej takimi,qe per aq sa e njoh politiken e PD dhe PS,apo zhgenjimet qe tymosin aksionet jetike ne politiken e brendeshme te Shqiperisd nga politikanet hajdute e mizerabel qe per grabitjen e pasurise kombetare kane miratuar ne Kuvend ligje ne kundershtim te hapur me Kushtetuten e Shqiperise per te mbrojtur veten pasi te leshojne karriket e pushtetit,veprime te cilat deri me sot asnje jurist,qofte ky avokat,prokuror apo gjykates,asnje institucion deri Gjykata Kushtetuese dhe presidenti nuk i kane kundershtuar apo te kerkojne shfuqizimin e tyre.Si nje lukuni e babezitur ne pafundesi per te gllaberuar deri ne fund pasurite kombetare,te gjithe keta “polihajdute” nuk do te pranonin te ndodheshin te zbuluar para drejtesise e te ndeshkoheshin per krimet kryera.Si rrjedhim dal ne konkluzionin se Lul Basha pret nje hap sadopak “te gabuar” nga Edi Rama dhe te vazhdoje me retorikat per dekriminalizimin dhe reformen zgjedhore strategji kjo qe ka bekimin e Sali Berishes,qe njihet si nje “voliapuk” i politikes shqiptare.

    Reply to this comment
  2. ??? June 5, 20:17

    Une nuk e di kush e ka bere kete shkrim, por e kuptoj qe eshte ose naiv qe nuk e di ku jeton, ose eshte nje pusht qe ben diversion me qellim. Luli vertet ka nje dileme por nuk eshte ashtu sic parashtrohet ketu. Ajo vija e kuqe do te thote se po nuk u arrit marreveshja te Henen, eksponente te PD do te vendosen ne nje liste te zeze, do ti hapen letrat qe Usa i ka gati, bllokohen financat dhe ndoshta urdhra arresti nderkombetar per pastrim parash. Pra Luli duhet te bie dakort per reformen me shpresen se do te mbijetoje hakmarrjen e Salihut nje vit derisa te humbase zgjedhjet dhe te zhduket diku pa ekstradim, ose frika e Saihut do jete me e madhe dhe do i thote jo reformes me shpresen idiote se do mbijetoje.

    Reply to this comment
  3. edi June 5, 20:29

    -do jete takim pederastesh!!!

    Reply to this comment
  4. Edmond June 5, 20:40

    çfaredo te vendose neser Basha me Ramen, grupi parlamentar i PD do te sillet sipas urdherave te tjeterkujt! Basha nuk e komandon teresishte grupin parlamentar te PD!

    Reply to this comment
  5. Hani pak mos hani shume m.... June 5, 21:00

    Perse Rama kaq i nenshtruar ndaj Kriminelit Sali dhe i pranon propozimin qe kreret e larte te Padrejtesise te zgjidhen me 2/3 e votave.
    Kur ky kriminl ishte ne pushtet edhe Presidendin e Republikes qe eshte edhe Kryecar i KLD e zgjodhi me 70+1 vote, ne menyre qe te shmangte opoziten dhe te bente cfare i donte menderja.
    Sot qe Krimineli nuk eshte ne pushtet dhe kerkon te vendose perseri Kreret e Padrejetesise duke qene ne opozite, pra ai nuk i ka dorzuar celesat e kamandimit te shtetit.
    Z Rama Corapekuqi dhe ju Nderkombetaret qe e mbani veten KAMPION te DEMOKRACISE ne Bote, perse i hidhni ne koshen e plehrave 1 milion vota , ku eshte demokracia ketu, kur pakica e Salehit sundon mbi shumicen njesoj si ne koken e diktatatures, jetojme edhe sot.
    Ju ka zene tmerri nga nje kriminel me emrin Saleh qe eshte per t’u gjykuar ne Hage njesoj si padroni i tij Miloshevic.
    Perse ky nenshtrim ndaj nje krimineli qe i ka duart me gjak te pathare shqiptari i beni elozhe, i telefononi dhe i beni vizata ne zyren e tij private dhe pastaj thoni qe pse nuk venmdos Lulushi kur ju perkedhelni UJKUN …. TURP.
    Nderkombetaret po demtojne me rende Demokracine ne Shqiperi dhe jane vene ne mbeshtetje te kriminelit Saleh dhe jepni mendime qe nje kryetar bashkie i nje qyteti te vogelka perdhunuar nne moshen 16 vjecare nje femer ne Ital, akuza te pa bazuara ne prova dhe ne vendime gjykate.
    Nga ana tjeter po keta Nderkombetare mbrojne Perdhunuesin dhe Vrasesin e popullit SHQIPTAR Kriminelin Saleh Rame Sheqere (Zehere) Berisha. MOS E BESO PO DESHE.

    Reply to this comment
  6. Agjenti 009 June 5, 22:02

    PD-ja nuk e voton reformen ne drejtesi!
    Nderkombetaret duhet te pergatitin variantin “B” ne kete rast per veprim!
    Ata duhet t’i japin ULTIMATUM Berishes me pasoja tragjike per veten e tij!
    Ai duhet trajtuar si Sadami,Gedafi etj!
    SHPORRENI BERISHEN NGA SHQIPERIA,GJALLE APO VDEKUR!

    Reply to this comment
  7. ndoc Sukaj June 6, 08:19

    Ne cdo shtet normal drejtesia eshte e garantuar per te gjithe dhe nuk jepet sipas portofolit por sipas parimit te se drejtes.Ka nje gjysem shekulli qe po eksperimentohet perseri mbi shqipetaret e varfer qe votojne politikane te pasur,hajdute dhe kriminele.Koha e pastrimit eshte shume e vonuar por rezistenca nga ana e te korruptuarve me pushtet politik dhe ekonomik eshte e forte.Bashkimi i superfuqive boterore ne ndihme te shqipetareve duhet te jape domosdoshmerisht rezultat pozitiv.Kushdo qe grabiti pasurine dhe shkaterroi jeten e shqipetareve duhet de ndeshkohet nga nje drejtesi e pa varur ne ,,cengelat e politikes,,.Disniveli i jashtezakonshem ekonomik ndermjet shtreses se pasur te grabiteqareve dhe shtreses se varfer te shqipetareve ka bere qe njera pale nuk di ku te fshehe parate dhe tjetra nuk di se ku te gjeje te ardhura minimale per mbijetese.Arratia neper vendet e botes ne kerkim te drejtesise dhe ekonomise jo rralle ka rezultuar nje aventure tragjike per shume shqipetare.Vendosja e ,,drejtesise,, mbi njerezit qe mesi qendrejne ne kembe dhe mbyllja e syve perballe te medhenjeve mund te kete pasoja edhe me te renda se deri me tash.Ekzili i shqipetareve dhe zevendesimi me kineze e siriane nuk mund te jete zgjidhje por lidhje e interesave te shqipetareve per hater te ,,zagareve,,

    Reply to this comment
  8. spata June 6, 11:12

    Kjo eshte prova e fatit te shqiptarve .Nese reforma ne Drejtesi nuk behet sipas rekomandimeve te Venecias dhe nderkombetarve fati i shqiptarve, si brenda dhe jashte,vihet ne pikpuetje te madhe .Askush nuk ka per tu mar me ne dhe do tju lihet dore e lire kriminelve dhe hajdutve te vijne perseri ne pushtet .Kjo do te sjelli situata shume here me te rrezikshme deri sa perplasjet brenda per brenda do te marrin permasa te medhaja .
    Takimi i socem nuk do mbyllet me ndonje njoftim perfundimtare .Do kerkoje kohe per nje takim tjeter .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim