Dy ditë punë, Kryeministrisë i hiqet boja e protestës

April 15, 2019 17:36

Dy ditë punë, Kryeministrisë i hiqet boja e protestës

Puna për pastrimin e mureve të godinës së Kryeministrisë ka nisur që në orët e para të mëngjesit të së dielës, ndërsa sot duket se çdo gjë i është kthyer normalitetit.

Boja e hedhur nga protestuesit pasditen e së shtunës është hequr nga muret, ndërsa punëtorë të shumtë me makineri e skela vijojnë t’i japin dorën e fundit.

Kujtojmë që gjatë protestës së tretë kombëtare të opozitës, protestuesit hodhën produkte bujqësore blegtorale në drejtim të saj, si domate, lakra e qumësht, por edhe bojë në shenjë proteste. Disa herë ata çanë kordonin rrethues të vendosur nga policia dhe u ngjitën deri tek shkallët.

v.l/ Dita

April 15, 2019 17:36
Komento

1 Koment

  1. C'a bohet kshtu April 15, 18:22

    Tregoini Qytetareve v;leren e fatures se demit te shklatuar per sjelljen ne normalitet te godines se kryeministruise si dhe dergesen e saj per cdemtim shoqes Lulezime Basha me seli ne SHQUP
    Qytetaret shqiptare nuk paguajme taksa per shkaterimet qe sjellin kriminelet morracake te SHQUP-it.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*