Dy ditëlindjet e 12 qershorit, selitë e partive në festë

June 12, 2019 11:11

Dy ditëlindjet e 12 qershorit, selitë e partive në festë

Në mesin e tensioneve dhe një situate të paqartë politike, dy selitë e partive kryesore në vend sot kanë festë.

Në kampin e së majtës, Partia Socialiste feston 28 vjetorin e krijimit, pra reformimi i saj nga Partia e Punës, në PS. Ndryshimi u bë në Kongresin e famshëm të 12 qershorit 1991.

Socialistët kanë parashikuar festime në çdo qark, të cilat do të kulmojnë me festimet në Tiranë në orën 18:30 te Amfiteatri i Parkut të Liqenit dhe në orën 21:00 kokteil tek oborri i PS-së.

Ndërkohë nga selia blu, sot kryedemokrati Lulzim Basha feston ditëlindjen. Ai mbush sot plot 45 vite.

E ndërsa socialistët nuk kanë humbur kohë që në mëngjes të postojnë urimet për partinë e tyre, nga PD ende nuk kanë nisur urimet për kryetarin.

j.l./ dita

June 12, 2019 11:11
Komento

3 Komente

  1. Fol ore Amerikan! June 12, 11:38

    Do te kerceje qeni i kallajxhiut sonte…
    Hani,Pini e kendoni
    Nenen shqipes ja leroni!

    Po fol ore Amerikan!
    Mos na le te gabojme me shume
    Mire qe na “pushtove” Po pse na le pa gjume?

    Reply to this comment
  2. Tani tr June 12, 17:41

    Feston sot socialistja që çoi në uri çdo familje,që shpiku tallonin,që fëmijëve u hoqi qumështin,që gjysmën e popullit nuk e quante popull,që çikoren e shiti për kafe,që televizionit i vuri shirita dhe që kufirin e mbrojti me topa. Argëtohen dështakët afër shekullorë. Festa e tyre ngjet si orgjia e kanibalëve që kërcejnë e nuk pushojnë deri sa të tretin edhe kockat e viktimave.

    Sot monstra feston ngadhnjimin mbi të mirën,gëzon triumfin e së keqes më të keqe që ka parë njerëzimi e rruzulli. Krijoni një muze gjigand për këtë egërsirë se do u shërbejë brezave. Do u duhet që ta mësojnë mënxyrën,por edhe të mbrohen nga murtaja.

    Sot te liqeni qelbi do bëka festë…”

    HISTORIKU:

    PPSH-ja u themelua në vitin 1941 me emrin Partia Komuniste e Shqipërisë dhe në vitin 1948ndërroi emrin duke u quajtur Partia e Punës se Shqipërisë. PPSH-ja ishte një parti marksisto-leniniste dhe udhëhoqi në formën më ekstreme. Vizioni i saj komunist ishte ndër më të rreptit. Ajo mori pushtetin në vitin 1946 dhe i dha jetë sistemit më të egër diktatorial në Evropën e bllokut Sovjetik. Ishte Shqipëria i pari shtet ne Evropë i cili ndaloi fenë me ligj kushtetues duke ndaluar kështu ushtrimin e besimit jo vetëm nëpër institucione fetare por edhe ne kushte shtepijake. PPSH-ja u udhëhoq qysh nga fillimi nga Enver Hoxha, i cili që nga viti 1944 e deri në vitin 1954 ushtroi njëkohësisht dhe funksionin e Kryeministrit, dhe funksionin e Ministrit te Jashtëm. Shqipëria nën drejtimin e Enver Hoxhes ndoqi veç të tjerash dhe politiken e izolimit nga bota.

    Me vdekjen e Hoxhes në vitin 1985 drejtimin e Partisë së Punës e mori në dorë Ramiz Alia i cili i detyruar nga kushtet zbuti disi luftën e klasave. Pas rënies se murit të Berlinit filluan demonstratat masive të cilat do të ndryshonin dhe kursin. Partia e Punës se Shqipërisë do të quhej Partia Socialiste e Shqipërisë.

    Reply to this comment
  3. Alban Dega June 12, 20:07

    Perkujtim… Kujtime…per Kujtese

    DRITEROI NUK ISHTE VETEM…

    – Trimi i mire me shoke shume dhe…

    – Edhe i vetem trim ne lufte!

    – Nga lufta vec ai largohet
    qe eshte i lindur tradhetar …!

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Trimi i mire me shoke shume, thote sovrani.
    E trimeria e secilit vec shtohet kur edhe pa shoke shume ose pa shoke fare nuk dorezohet.
    Ndaj filozofia dhe mendjedritesia popullore ka krijuar edhe shprehjen tjeter “ Edhe i vetem trim ne lufte”!
    Kam ndjekur punimet e Kongresit te 10-te evte fundit te PPSH-se dhe Kongresin e Pare te PSSH-se si korrespondent i gazetes se trete serioze nga reputacioni dhe te pares nga tirazhi ne Bote “ El Pais” te Spanjes … dhe e jo asaj “me hallate perjashta” bulevardeskes “Bild”.
    Dritero Agolli mendjendritur ishte i pari qe i beri radiografine se shkuares dhe hapi siparin e se ardhmes te se majtes demokratike shqiptare. U fishkellye, u anatemua nga klithmat e xhaketave te shqyera te PPSH-se.
    Luftoi dhe fitoi me shoke gati hic.
    Por nuk qe i vetmi…
    Delegati e Tropojes Inxhinjeri Agim Dega e mori fjalen..
    .- Ne emer te delegateve te Malesise se Gjakoves te djegur e rrenuar, te bere shkrumb e hi tri here nga hordhite barbare te Nikolla Pashicit jemi kunder vendosjes se emrit Partia Socialiste.
    Ky emer na sjell ndermend emrin e Partise Socialiste te Sllobodan Milloshevicit, kasapit te Ballkanit dhe rrenuesit edhe te autonomise formale te Kosoves, duke e kthyer ate ne nje komune te Serbise dhe koloni klasike te xhelatit fashist te vellezerve e motrave tane shqiptare Sllobodan Milloshevicit
    Se dyti, u heq kundershtareve tane politike mundesine e akuzave te i jane bere ish- partise si krijese e Dushan Mugoshes dhe Miladin Popovicit, te cilin e paten liruar nga burgu njesitet guerile te LANCL
    Ishte PKSH qe e liroi Popovicin nga burgu keshtu qe ai nuk kishte si ta krijonte ate.
    Kryesorja e kryesoreve eshte qe te ndryshojme thellesisht programin e partise se meparshme, sipas modelit te social- demokracise bashkekohore evropiane dhe te mos mjaftohemi me ndryshme kozmetike siperfaqesore… “
    Pikerisht ne ate cast shpertheu e njejta histeri bolshevike me fishkellima dhe thirrje nga Garda e vjeter komuniste njesoj si kunder fjales se Driteroit te madh…
    Isha ndezur shpirterisht dhe prisja qe tua hidhte ne tribune e tua perplaste ne fytyre teseren e vjeter Gardes se Kuqe enveriste.
    Emocionet ne caste te veshtira e situata te ndezura jane keshilltari me i keq, sidomos ne politike por edhe ne cdo lem te jetes.
    Kur i them vellait :
    – Pse nuk ua perplase ne fytyre teseren ai mu pergjigj:
    – Une nuk fola aty ne emer as te Agim, as te Hamdi as te Ram Deges ( babait ) Fola ne emer dhe isha zeri i delegateve te nje rrethi te tere… Ndaj nuk mund te dilja mbi ta e ti tradhetoja idealet e aspiratat e tyre…
    Pastaj sikur ne brezi i ri ta braktisim anijen qe qe po Mbetet, kush do ta bejereformimin e ndryshimin e saj …
    Me bukosi me dy fjali.
    Koha dhe Historia i dha te drejte edhe Driteroit, edhe Agimit edhe Moikom Zeqos e te gjithe qendrestareve.
    Qendruan dhe fituan !
    Paguam harác te rende si familje me humbjen e bebés se palindur ende te Agimit dhe Fatbardhes qe per pak humbi dhe jeten e vet ne qelite e burgut te Bajram Currit me urdher te Sali Berishes dhe bandes se gangstereve te tij ne prokurorine dhe gjykaten e Tropojes qe do
    U detyruam te marrim rruget e kurbetit… por nuk humbem per asnje cast Shqiperine per te cilen cfaredo qe te bejme eshte jo pak por aspak. Cfaredo te bijte e bijat bejne per Nenen e Atin e vet eshte hicgje.
    E Shqiperia eshte Memedheu dhe Atdheu yne ashtu si SHBA ku prehen perjetesisht edhe nena edhe babai yne…
    A nuk e thot e kushtron aq bukur edhe himni yne kombetar:
    – Nga lufta vec ai largohet
    qe eshte i lindur tradhetar …!
    Nje perkujtim, nje kujtim… kujtese per cdo shqiptar sidomos per ish- lideret dhe lideret e sotem te PSSH ne krye te qeverive te saj dje apo sot !
    Bashkimi ben fuqine!
    Percarja sjell lugat Saline !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*