“Dy doktorë kam nga Tropoja / Skërfyelli, bilbil nga goja…” Një bejte e Hysni Kapos për Dine Abazin dhe Saliun

March 27, 2016 16:47

“Dy doktorë kam nga Tropoja / Skërfyelli, bilbil nga goja…” Një bejte e Hysni Kapos për Dine Abazin dhe Saliun

Në DITA vijon sot botimi i pjesëve të ditarit të shoqëruesit të Hysni Kapos, Nexhip Pajaj.

Ne nje pjese te tij flitet per karakterin e mjekut Berisha por edhe per nje bejte qe Hysni Kapo e kishte krijuar vete dhe e kendonte kur ishte me njerezit e sherbimit ne versionin labçe per te zbutur atmosferen.

Sipas Nexhipit dhe Eqeremit (dy ish truprojat e familjes Kapo) “zhdukja” e menjëhershme e  Sali Berishës prej familjes “Kapo” fill pas vdekjes së tij, fliste për shumë gjëra, jo thjesht për karakterin e tij.

Karakterin e Berishës e kishte njohur vetë Hysniu. Ambicia e tij për të qenë pranë Hysni Kapos dhe pas çdo personi me pushtet në Tiranën e asaj kohe,  ishte vërtetë e sëmurë.

Hysniu shëtiste shpesh nga Kodrat e liqenit në Tiranë. Saliu e merrte vesh orën kur Hysniu delte nga Blloku për shëtitje dhe i qepej nga pas. Në ato vende ku kishte të pranishëm njerëz, ai i ngjitej përkrah Hysni Kapos dhe i fliste atij pafund, sa e lodhte- shkruan Idajet Beqiri, i cili ka sjellë në DITA pjese nga ditari i Nexhip Pajajt dhe foto te shumta te familjes Kapo me truprojat dhe njerezit e tjere te sherbimit.

Për hir të së vërtetës, Hysni Kapo, me atë humorin e tij tipik prej labi, e kishte stigmatizuar bukur karakterin e Berishës dhe të Dine Abazit përmes pak vargjeve të cilat i këndonte shpesh labçe tërbaçiote:

“Dy doktorë kam nga Tropoja,

Të dy të bukur nga boja (nga shtati).

Skërfyelli, bilbil nga goja (për Sali Berishën)

Po këtë doktorin tjetër (për Dine Abazin)

E kam besnik të vjetër!”

 

Versioni i plotë mund të lexohet sot në DITA

Kapo me truprojat Nexhp dhe Eqerem në plazh

Kapo me truprojat Nexhp dhe Eqerem në plazh

Çifti Kapo me truprojat

Çifti Kapo me truprojat

Kapo me Nexhipin, në shënimet e të cilit bazohet cikli i botuar nga Idajet Beqiri në DITA

Kapo me Nexhipin, në shënimet e të cilit bazohet cikli i botuar nga Idajet Beqiri në DITA

Kapo me personel sherbimi

Kapo me personel sherbimi

Kapo me personel sherbimi

Kapo me personel sherbimi

March 27, 2016 16:47
Komento

11 Komente

  1. po dr elezin ku e late ? March 27, 17:21

    Ne fakt 3 Doktorra ka Tropoja
    Keni harruar Elezin te VOA

    Eshte per tu habitur qe analisti i “shquar” Andi Bushati nuk eshte prononcuar fare qe ne fakt ka marre ne goje nje bote te tere…

    Pershendesim lexuesit e Dites zotin Donald Lu dhe Edi Ramen me rapsodine e Makbethitte tropojes

    Rapsodi tropojane per salibishen

    Ku e ke djalin nene Jovanka ?
    Ne Tirane, tek Sllobodanka,
    Na eshte kthy dhendrri n’pushtet
    Tash do te dalim n’selamet.
    Dobro doshli, daj Fazllici !
    E uron Shkelzen-o-vici
    Zdravo unuka Argite !
    Te gezojme qe erdh kjo dite !.
    Tash fitojme c’far t’na doje zemra:
    Pare t’pista, prona, tendera,
    Me rrite normen e fitimit,
    Jem bashkue me boten e krimit.
    2.
    Babe Salihi jep udhezimet,
    Si me i shtue superfitimet:
    “Gjithsecili ne klanin tone,
    T’angazhohet ne korrupsion !”
    Ne mandat te pare si president,
    Jam tregu koqe, pa mend,
    Me duket vetja anormal,
    Pse nuk vuna kapital !
    Eshte momenti te fitojme sot,
    Vitet qe na iken kot,
    Due me u ba pasanik,
    Me jetue si sheik!!
    Objektiv i madh per mu:
    Keto milionat me i fitu
    Si ti fusim ne xhepin tone,
    Ka metoda ti pastrojme.
    Arme, droge e kontrabande,
    Jane per burrat: pune e rande,
    Ketu , Argite mos i fut hundet,
    Kem Shkelzenin per kesi punesh.
    More Shkelzen, t’ka baba trim,
    Je i lind per demontim,
    Ti Argita, bija ime,
    Fokusou n’ privatizime.
    Sokoleshe, ti moj malesore,
    Na e hap studion ligjore,
    Gjithe projektet qe ka shteti,
    Do i perlajme t’ tana per vedi.
    C’fare ka prona ky milet,
    Ne mal, n’fushe a ne bregdet,
    Turru pra, ti moj azgane,
    Me i kalu n’llogarine tane.
    Thuri planet me ngadale,
    Futju bregdetit me radhe,
    Nga Ksamili ne Velipoje
    S’leme parcele te na shpetoje !
    Ty Jamarber t’kam si djale
    T’i zaptosh tokat ne Jale
    Per Zenin kam tjeter plan
    Jane dy mije hektare ne Seman
    Nuk na vjen me fati ne dere,
    Ta shfrytezojme per te fundit here,
    Te mos mbese aset pa shit,
    Te mos leme prone pa grabit.
    Hyrjen n’ NATO, me sa te mund,
    Do ta shtyj ne maksimum.
    Po te na bajne neve anetar,
    S’mund te vjedhim si me pare.
    Do veme kapital pa mase,
    Do fitojme para me thase,
    Me i pastrue sipas ligjit,
    Kemi firmat e Fazllicit.
    Shkina ime, moj Argite,
    Mire i “qan” keto “sukses fite”
    Cdo projekt qe konsulton,
    Dhjete perqindeshin e “rrafshon”.
    Nga qe pronat ke synim,
    Po te jap mendimin tim:
    Toke me çmim “badiava”
    Veç n’ Porto Romano ka.
    Jane pronare ca katundare,
    I genjejme me pak dollare.
    Bejme nje Vendim historik:
    E kthejme n’ Park Energjetik.
    Vlera e tokes shkon n’stratosfere,
    Rritet çmimi 300 here !!
    Sa firmos nje V.K.M.
    Pare te madhe fitojme ne !!
    Shkelzeno, qepju Gerdecit,
    Eshte mbreti i biznesit.
    Gjithe mafjozat ma t’nderu
    N’trafik armesh jane perqendru.
    Eshte biznes fantastik !
    Demontim dhe trafik.
    Do ta bejme ne menyra te fshehta,
    T’ mos leme gjurme ne evidenca.
    Trafikojme edhe raketa,
    Sa te doje Al-Qaida.
    Ne rruge sekrete permes Cadit,
    I cojme arme edhe Xhihadit.
    Nuk na duhen ne uzinat,
    Fillo, e ngre llamarinat.
    Perdor mjetet e ushtrise,
    Ke dhe ciken e Farise.
    Kam mendu per proceduren,
    Gati ke infrastrukturen.
    Alibe e Aldo Bumce,
    I ke vartes n’ grupin e punes.
    Mos humb kohen me licencat,
    Ti jep baba kompetencat.
    Qeveria, perfshi mua,
    Do te jete nen urdherat tua !!
    Ne poligon shko ndonjehere, n’te rralle,
    Veç me mbush thaset me dollare,
    Non-stop, n’supervizion,
    Baxhanakut i takon.
    Per fitimin maksimal,
    Nuk njoh ligj, as moral,
    Puna del me leverdi
    Kur shfrytezohen gra e femi.
    Keto jane pune qe leverdisin,
    Pasunohemi me tane fisin,
    Fitim te tille nuk ka pare bota,
    Pesedhjete breza s’na dhemb koka.
    3.
    Kam kerkese nga njerzt e grues:
    T’u jap serbve akses n’Durres.
    Kam mendue qe per Serbine
    Te baj aksin Lac-Morine!!
    Kosovaret nuk i due hiç,
    Sepse jane anti-Fazlliç.
    Cmendurisht une kam dashni,
    N’dajallaret e femijve t’mi.
    Rruga qe i sherben vatanit,
    Do kalonte grykes Komanit.
    Ky opsion nuk me pelqen:
    Me demton si biznesmen.
    Une nuk jam aq rrote budalli
    Me e ndertu nga thote Topalli.
    Rruga bregut lumit Drin,
    Le pa pune tragetin tim.
    Jam i lute prej Erdoganit,
    T’kaloje rruga bregut Fanit.
    Keshtu, kane shansin osmanllinjte,
    Per here te pare me shkel n’Mirdite!!
    Pra, Kosova eshte sebepi,
    Perfitues jane turku e serbi.
    Do ta haje buxheti i shtetit,
    Edhe xhepat e miletit.
    Nga miliardat qe do hedh,
    Gjysmen n’rruge-tjerat i vjedh.
    Jemi te “ndershem” ne publik,
    Eshte projekt patriotik !!
    Do ta nisim me nxitim,
    Pa projekt e preventiv,
    Keshtu nuk kapet abuzimi,
    N’xhepat tane shtohet fitimi.
    Gropes se zeze te korrupsionit,
    I veme emrin “Rruga e Kombit”
    Se ky popull eshte i trashe,
    E ha sapun per djathe.
    Keshtu, per dite vjedhim miliona,
    Me parullen :“ rrofte Kosova”.
    Plan biznesi me te mire s’ ka,
    Miliardere ka me na ba!!
    Eshte projekt qe suporton,
    Cdo lloj vjedhje e korrupsion.
    Jane pa tru shqiptaret e ngrate,
    I mashtrojme dhe per fushate.
    Une jam Sale talebani,
    Me vjen ne ndihme dhe Erdogani
    Me sebep te inagurimit,
    Dy dite para votimit !!
    (Dasem te madhe do te banim,
    Te kishim ketu dhe Sllobodanin !!)
    Po u ba ndonje padi,
    E dergojme Sollakun n’shpi.
    Me mbrojt fort korrupsionin,
    Kemi gati “lustracionin”.
    Kemi eksperience nga bota,
    Sic vepronte Penelopa.
    Keshtu do bajme me tunelin,
    E ndertojme pastaj e shembim.
    Sic na meson arithmetika,
    Kete e thote edhe Argita:
    Qe te fitohet sa me shume,
    Duhet rrit puna n’volum.
    Sukses-fija eshte derivat,
    Punet e vogla japin pak.
    Po kur shifra eshte me billiona.
    Cahen brinjesh llogarite tona !!
    4.
    Nga Argita due’ i projekt:
    Si ta fusim ARMO-n ne xhep.
    T’u krijojme pershtypjen t’taneve,
    Se ua dhame amerikaneve.
    Nga Teksasi, nje firme hiçi,
    Na e gjejne Toma e Fazlliçi.
    Koperture n’afera krimi,
    Rezart Taçi esht me kopili.
    Thirre Taçin me urgjence !
    Fillo, jepi konsulence !
    Te startoje, me korrupsion,
    T’paguaje mediat, sa t’kerkojne.
    Taçi-Oil, ky Taç-rrufjani,
    Fonde sjell nga Azerbaijani.
    Nuk prish pune, t’ zeza a t’kuqe,
    Mire se te vijne nga mafia ruse !
    Vlere fiktive veme n’ offerte,
    Me u “pague” per 5-6 vjet,
    Po u zbuluem nga konkurentat,
    I nderron Ruli dokumentat.
    Nuk e ban ai per shoqni,
    Ai ka ketu pjesen e tij,
    “Druri i arres” qe nje nxitim,
    Sot e kam ortakun tim.
    Per “OK”-n ne parlament,
    Duhet ba nje marifet:
    Vec te kete emerin “garanci”
    Boshe e fallco, s’ka rendesi.
    Grupi im parlamentar,
    Jane ca koqe, e ca gomare,
    S’jane te zot as “per nje pune”,
    Miratojne ç’far u tham une.
    Pse jane arti, politika ?!
    I blejme ca nga opozita,
    Kur ta mbyllim kete pazar,
    U çojme ftesat per iftar.
    Per parate, s’kemi siklet,
    ARMO-n e marrim pa leke,
    Po t’na pyese ndonje gazete,
    “Jane pague”, por jo n’buxhet.
    Po e teproi ndonje gazetar,
    Do ta shpalle une tradhetar,
    Do ia djeg gjithe pasurine,
    Me shtypshkronje, e me makine.
    Per transferta kriminale,
    Kemi banken personale,
    Me Tan Santo e Elvane,
    Kryebandit Adrian Fullane.
    I bajme ligjet si t’i dona,
    Qe ARMO t’jete e jona.
    Ky qe plani, me startuu,
    Eshte sukses i garantuu !!
    ESHTE PROJEKTI I FITORES !
    JA KALOJME DHE AL KAPONES !!
    5.
    Merakoset nene Jovanka:
    Motra ime, Sllobodanka !
    Mos ma lini n’balte Fasllicin,
    Pse e kemi Kryeministrin?!
    Sal Berisha mban fjalimin:
    Mos ma ngucni “gospodinin”
    Mbyllni gojen deputete !
    Se ua sjell ketu n’ parlament.
    Nis veprimet paranoja:
    O Damir, o “srdce moja” !
    Merre çarterin per Tirane
    Je ne bes’time n’ TV Klan.
    Ne aeroport shtrohet tapeti,
    Me urdher te nalte nga shteti,
    Zbret me nderet e nje princi,
    Dora vete: druzhe Fasllici.
    Angazhohet i gjithe shteti,
    Policia e prefekti,
    Shantazhojne Sala e Liria:
    Te rrije urte prokuroria !!.
    Se eshte koke, per koke te mikut,
    Eshte koka e trafikut,
    Kontrabanda e Ballkanit,
    Kontrollohet prej “viganit”.
    6.
    Fakte te reja kan dale ne drite:
    Kush e nxori Azemin ne prite,
    Kush e shfrytezoi arkivolin,
    Me ba 14 shtatorin !.
    S’e harrove o Sale, traditen,
    Keshtu e vrave edhe Trebicken,
    E verteta po del ne pah,
    Kush e çoi Kosten “per gjah”.
    Po te zbardhet prej fillimit,
    Tragjedia e 2 Prillit:
    Dora qe gjakosi Shkodren,
    Ajo vrau dhe Remzi Hoxhen.
    Kur Kosova ngrinte krye,
    Behej shqipja “lesh e li”,
    Luks i madh per Serbine,
    Kur shtie n’kaos Shqiperine.
    Hej Sali, miku i Fazlliçit,
    Ia kalove Karaxhiçit,
    Karburant i dhe Serbise,
    Me vra djemte e Dardanise!!
    U rrjeshtove n’krah te Rugoves,
    Kundra trimave te Kosoves
    I gjithe populli u çudit
    Kur i shpallet “terroriste” !!
    Trimat, ne lufte me dushmanin,
    Ti, biznes me Arkanin.
    Dosja jote ne Beograd,
    Filloi te jape rezultat.
    Kur Kosoves po i vinte fati,
    Direktiven jep lugati.
    Me urdher te UDB-se
    I the “jo”, Rambuje-se.
    Ti ke ba nje mal me krime,
    Vrave popullin ne lufte civile,
    Mbolle ngjarjen me vrastare
    “Hiroshimen” gerdecare.
    Tym e helm mbushe kete vend:
    Bloze qymyri, nafte e cement,
    Ke dhe plane me mizore,
    Me centralet berthamore !!
    Si familje, je ba llum
    Ju ka vene mafia perfund:
    Delijorgji, Medi dobiçi
    Rezart Taçi e Fazlliçi.
    Qe ta themi hapur fare,
    Eshte gjithe mafia nderkombetare,
    Kriminelet ke ortak,
    Me t’çue ne Hage, ti e ke pak!
    7.
    Jam Sali, Sali “qendresa”
    Vrava, vodha gjithe sa desha
    Per pushtet, une djeg Shqipnine,
    Per Gerdecin, hiç s’ma ndin.
    Madje jam shume i vendose,
    Per nje tjeter katastrofe !
    Me barut u ba shume buje,
    Kete here do jete me uje !!
    Shkodren do ta bej det ,
    Ta mbaje mend perjete !
    Tragjedi qe s’e ka pase,
    Ne Kafe te Madhe permbi skaf !!
    Vi nga kulla e Vicitolit.
    Jam nga shpella e Mit Sokolit,
    Qe ju turr topit per ment’ krese,
    Tu mendue se eshte n’sigurese !
    As kurkujt nuk ia kam friken,
    E kam “tredh” une opoziten
    N’ unison me Edi Ramen,
    Kushtetutes ia kam “kajt nanen”.
    Le t’vazhdoje me batuta,
    Tu tregue perralla me flutura
    Nuk me tremb mue Johni II-te,
    Une nuk pyes per Amerike !!
    Derisa t’permbyset globi,
    Me rruen trapin “Silvia Konti”,
    Se ia marr erzin n’publik,
    Ia kam ba nje vidioklip !
    Me gjyqsorin skam problem
    Aty kam une klanin tem ,
    Bamirit ia kam ba bene ,
    Do t’ia marr dhe KLD-ne.
    Me i vu krimit kapak,
    Mua m’ duhet edhe nje mandat
    Kam nje plan te sterholluu,
    Me lane popullin pa votue.
    Kur te vije dita per votim,
    Jam usta n’manipulim.
    E ujdis dhe me Europen,
    N’qeveri me kokelopen.
    8.
    Mire ia ban more faqezi,
    Kur ka t’marre qe t’besojne ty,
    Se çdo popull ne planet
    Nuk do te sillte me ne pushtet.
    Per faturen dhjetra mijera
    Brenga, plage edhe viktima,
    Per gjithe krimet ndaj vatanit,
    Do ta benin si Sadamit.
    9.
    Hapi blloqet moj Argite :
    A ka mbet ndonje gje pa u shit ?
    Nga vemendja si na doli ?
    INSIG-u , ALBPETROL-i ?!
    Duhet te kesh n’vemendjen tate,
    Dhe repartet ushtarake.
    C’fare ka: toke e ndertim,
    Ta kthejme ne perfitim!!”.
    Te punojme ma me kujdes,
    Po na dalin letrat n’shesh.
    “Bomba” e pare qe faksi djalit,
    Tash, e-mailat e Ansarit !
    Ne publik erzin na muaren,
    S’na paguan as faturen,
    Me aferatt qe t’zbuloi Tema
    Mos t’jem une, t’kishin fut brenda.
    Per cdo gje, rrofte kapari,
    Se ta fusin si arabi
    Ta kesh rregull n’punen tane:
    Leket merren paradhanie !
    Mos u ban more babe zevzek,
    I thote t’jatit çika e vet:
    “Vec me tenderat qe kam n’proces,
    Jam tu e mbushe edhe nje thes !”
    Asetet qe ti permende,
    I kam te shkrume n’listen teme.
    Une i bej punet me grafik,
    I kam ne plan per kete vit.
    Nuk pajtohem me kritikat,
    Mos mi humb baboo meritat.
    M’ gjej nje tjeter ne Planet,
    Qe eshte ba bos per 4 vjet ?!
    Per cdo prone qe eshte kthy,
    Une e Zeni kem nderhy.
    Ne cdo projekt e investim,
    Aty eshte dhe emri im !!
    Koncesione e tenderime,
    Kane kalue ne doren time.
    S’jam mjaftue si konsultare,
    me perqindje, jam pronare !!
    A e ke pa si po hedh shtat,
    QTU-ja e re ne Farke ?
    Veper qe se ka Shqipnia,
    Ashte tu u ba me leket e mija !
    Lumenjte: Drin, Vjose e Devoll,
    I kam une nen kontroll !
    Po s’pagoi taksen tek une,
    S’fiton asnje konsorcium !!
    Fantazia ime s’ndalet,
    Kam fillue te zaptoj dhe malet:
    Dajt, Terbun e Velecik,
    Tash jam ngule dhe n’Bukanik.
    Me ndihmen e dajes Fazllic,
    Kem ba lek e fitue miq:
    Mishkovicin e Arkanit,
    Dhe djalin e Sllobodanit !!
    Kam arrite me menaxhu,
    Procesin me te korruptu.
    I rashe vize VITOL gjigandit,
    Ia dhashe ARMOn Tacit mamit.
    Edhe pse jam billionare
    Ne shume projekte, aksionare,
    Do te vazhdoj ta rrjep Shqipnine,
    Vete e deshen borgjezine !
    Pra c’ka lidhje me terrenin,
    E godisim bashke me Zenin,
    Ti kujdesu vec per vedi:
    Mos me ra nga pushteti
    Qe t’i gezojme na pasunite,
    Mos prano me i hap kutite.
    Se po i hape, fiton Rama,
    E na i konfiskon te tana !!
    Po erdhi ai n’pushtet,
    E sigurte: burgu na pret.
    Krimet tona sa nje mal,
    Nuk mjafton kodi penal.
    Qe te shpetojme duhet me ik,
    Ne azil politik,
    Nese duem nje vend tamam,
    Shkojme drejt e n’Teheran.
    ***
    Zonje e madhe Jozefin,
    Ke merita n’sigurim,
    Qe kur re ne banane,
    Ti je ba pulitikane.
    Nga besimi europiane,
    Ne politike je talebane,
    Per te tjerat je hibride,
    Nuk e flet as gjuhen shqipe.
    Si kryetare je e dhunshme,
    Nga fjalori: e paturpshme !
    Histerike si nje vrasese !!
    I njeh mire dhe lendet plasese !!
    ***
    Kush e solli kete cunam ?
    Kryeministri sharlatan !
    “Hena blu” as “dielli gri”,
    Dora vete shoku Sali !
    Hapi syte o milet,
    Pse fajtore jemi vete:
    Se cdo vote per ate lubi,
    Eshte burim per tragjedi !!
    Moj malesia e Gjakoves,
    Ke pas qene e pararojes,
    Ti ke pase burra model,
    Turp, qe nxore ate kriminel !
    Do t’mbuloje Sale turpi i zi
    Per afera e per tradheti,
    Do te mbetet brez pas brezit:
    “Kryeministri i Gerdecit”.
    Para teje ne tradheti,
    Jane zhyt Zogu e daja i tij.
    Por s’kane bere te tilla pazare!!,
    Me ujrat territoriale .
    Kjo do te thote se n’ qeveri
    Esat Pasha na eshte kthy.
    Problemi qe ka sot vendi:
    A do vi dhe Avni Rustemi ?!
    Jeni nje tufe me kusare,
    Me Ballinje e Selmanllare,
    Delijorgje dhe Fazllicё,
    Taç e mac e berishiçe.
    Kjo eshte klike qeveritare,
    Eshte nje bande kriminale,
    Ruli, Basha dhe Mediu,
    Kapobanda eshte Saliu.
    Sa krimet i keni ba,
    Me lekure keni me e la.
    Do ta zbojme ne korrupsionin,
    Bashke me Gerdec-kualicionin.
    ***
    Moj PD – e bija e “nanes”,*
    Paske qene ti “piçka e s’ames”.
    N’kryesine tende ka hyp llumi,
    Me shume turp ty po t’vjen fundi !

    Reply to this comment
    • vertino March 28, 02:49

      No comment,je fantastik Sr.
      Nje histori e tere kriminale e thurur ne vargje,
      “nobody can do it”.
      Nuk e di nga je o mik,por ti je nje shqiptar atdhedashes, ke nje stil tejet te vecante ne komentin tend.
      Te uroj shendet dhe gjithe te mirat !!
      vertino,USA.

      Reply to this comment
  2. A Beqo March 27, 18:09

    Ketij Idajetit qe ka qene sekretar partie ne Skrapar

    i ka mbetur ora mbrapa,

    Keta artikuj jane lesh me qime,

    Reply to this comment
  3. Shahisti March 27, 18:17

    O po qy Huzniu paska qene qerrata.

    Reply to this comment
  4. jetimet e 21 Janarit March 27, 19:49

    PSE NUK E BOTON NE FAQEN E PARE DITA KETE POEZI ‘AKT AKUZE’?!

    Reply to this comment
  5. LABI March 27, 22:40

    @RAPSODI

    JE GJIGAND I VERTETE. TE PERSHENDES.

    Reply to this comment
  6. aqo March 27, 23:09

    Beqoooooooooooooooo, ky Idajeti vertete ka qene ne Skrapar,por jo vertete ka qene sekretar partie,ai ka qene gjykates,o I nderuari avokat I Qen Berishes.

    Reply to this comment
  7. demo March 28, 09:11

    Epo plasje te te vije!Shoket e Birose nuk i vrau dot Amerika,Nuk i vrau dot Bashkimi Sovjetik,as Kina 1miljardeshe,;I vrau nje malok !

    Reply to this comment
  8. Dorontina March 28, 09:14

    Autori eshte qesharak NE ASNJE NGA FOTOT E HYSNIUT ME ROJET NE PLAZH NUK ESHTE EQEREMI.ATO JANE TE VJETERA HYSNIU NE TO ESHTE I RI DHE AHTERE EQEREMI KA QENE FEMI TRUPROJA ETIJ KA QENE HITUA .NEXHIPI KA PATUR KULTURE MEDIOKRE DHE EMRI I TIJ KEQPERDORET NUK KA MBAJTUR ASNJE DITAR DHE FLETORJA E ZEZE ESHTE PJELLE E VITOS PER TA PERDORUR SI INSTRUMENT TE QELLIMEVE KARIERISTE QE KISH PAS VDEKJES SE HYSNIUT
    ESHT E TURPSHME QE DR DINIA NJEHKOHESISHT ISH OFICER I MINITRISE SE BRENDESHME HESHT DHE NUK DENONCON MANIPULIMET E KETIJ PSEUDO AUTORI

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*