Dy drejtues të policisë kërcënohen me SMS: Shkelët ku nuk duhet, ju erdhi dita

May 26, 2015 08:51

Dy drejtues të policisë kërcënohen me SMS: Shkelët ku nuk duhet, ju erdhi dita

Shefi i Krimeve në Pogradec dhe ish-zëvendësdrejtori i Policisë së Korçës janë kërcënuar me mesazhe telefonike.

A1 Report mëson se ka dyshime që kërcënimet me jetën e tyre dhe të familjes të jenë bërë nga i njëjti numër celular.

“Të erdhi dita ty dhe sherri do të hedhë në erë shtëpinë edhe familjen tënde, gjithçka” është mesazhi kërcënues që ka mbërritur në telefonin personal të ish-zv.drejtorit të Policisë së Korcës, Arben Hyseni.

Në shkurt të këtij viti, Hyseni u përfshi në një incident, ku një shofer i dehur përplasi makinën e tij.

Në videon amatore të publikuar në atë kohë, shfaqeshin vartësit e tij teksa dhunonin qytetarin Tomi Misha në sy të zv.drejtorit.

Ndërsa mesazhi kërcënues në telefonin e shefit të Krimeve të Rënda të Pogradecit Besnik Qejvani është:

“Ke shkelur aty ku nuk duhet, të erdhi dita ty dhe atij sherifit tënd”.

May 26, 2015 08:51
Komento

12 Komente

  1. Edi May 26, 10:05

    Se ç’kam një parandjenjë që këtyre të dyve u ka ngrënë bytha dhe janë ngatërruar në punë të pista.
    Ndoshta është vetëm një parandjenjë.

    Reply to this comment
  2. fteri May 26, 10:14

    *****…..vendosja e shtetit ligjor I ngjane asaje koshere bletesh puntoere qe sa me shume sigurojne bletet mjalte e rregull. aqe me shume sulmojne grenzat grabiqare dhe aqe me shume bletet puntore vrasin grenza.Kriminelet ,hajdutet ,mashtruesit ,drogagjite nuk u pelqen shteti ligjore sa me shume forcohet shteti ligjore aqe me shume egersohen e kercenojne kriminelet,aqe me shume u jepet goditja ketyre zvarranikve kriminel qe kujtoin se me kercenime do te trembim shtetin,por policia dhe shteti aqe me shume do te forcohen.~~~~~~~~~#

    Reply to this comment
  3. bamiri May 26, 10:20

    Ndoshta ky hyseni e ka bere vete qe te beje viktimen mgjthse ka qene i lidhur me krimin koke e kembe

    Reply to this comment
  4. @@@@@@shifni halete May 26, 10:31

    Per zv/drejtorin ( sherif ) shkelja ne kallo te nje pjestari te fisit te blushareve ngeli pa pune, sa per kecenim nuk ka orthodoks qe ndermer nje akt te tille duhet te jete mysliman…….

    Reply to this comment
  5. Arben May 26, 11:40

    KJO ESHTE NJE NGJARJE E RENDE.

    SHTETI, PO QE SE ESHTE SHTET, DUHET TA ZBARDHE PLOTESISHT.

    Reply to this comment
  6. katarakti May 26, 11:44

    Jam plotesisht dakort me komentin e “fterit”. Veçse do te nenvizonja se per shtetin shqiptar eshte shume e veshtire te veje rend dhe rregull me keto permasa qe ka marre krimi i organizuar. Nje krim dhe kriminele qe kane lene nam edhe ne Europe dhe Amerike. Kujtoni filmat e shumte me protagoniste kriminelet shqiptare. Prandaj mendoj se eshte e domosdoshme qe ne çdo rreth e qark te vendit te ngrihen skuadrat e antikrimit. Je i njohur si kriminel, si rrembyes dhe grabites?! Nje plum “qorr” pas koke dhe pastrohet Shqiperia. Nuk ka nevoje as per gjyqe dhe as per avokate…

    Reply to this comment
  7. info-analitike May 26, 12:52

    Po fillon moda e re e sms-ve kercenuese. Cudi se keta te tritoleve nuk para e kane zakon te te lajmerojne me sms kur te hedhin ne ere. Kush do te laje hesapet e ben me qetesi me dashuri dhe mbi te gjitha ne fshehtesi e jo me sms qe ta marre vesh gjithe dynjaja.

    Reply to this comment
  8. Zoro May 26, 13:15

    Keto e pas tyre jane pasojat e DIDIZIMIT te Policise se Shtetit, mbi njerezit korrekt nuk behen kercenime per shkak te detyres.

    Reply to this comment
  9. po May 26, 13:42

    shteti dhe rregulli vihet me nje te fershellyer por sic duket ka akoma te te interesuar te kete rremuja.

    Reply to this comment
  10. Ish Shikasi May 26, 14:32

    Nanen mu ne ver,ai Hyseni eshte nje moster,asgje nuk eshte e verete,por eshte sajese si ish sigurims qe eshte,kerkon te tereq vemendjen tani qe eshte pa pune.

    Reply to this comment
  11. enter May 26, 14:38

    SHQIPTARI KA HAK VEC DIKTATUREN

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*