Dy emigrantë shqiptarë restaurojnë kishën italiane falas

September 29, 2019 18:04

Dy emigrantë shqiptarë restaurojnë kishën italiane falas

Dy emigrantë shqiptarë në Itali, kanë vendosur në mënyrë vullnetare të restaurojnë një kishë në Pratola Peligna, në Itali.

Asnjëri prej tyre nuk është i krishterë, por që nga e premtja në mëngjes Luan Hallulli dhe Arbert Muça po punojnë për të ristrukturuar pjesën e brendshme të kishës San Rocco pa marrë ndonjë shpëblim monetar.

Të dy shqiptarët janë pronocuar pë mediat italiane, duke thënë se: “Ne do të kujdesemi për të. Zoti është një dhe ai do të jetë i lumtur të shohë shtëpinë e tij më të bukur dhe mikpritëse”.

Një prej tyre thekson: “Gjithçka ishte e shkatërruar, plot me vrima në mure dhe rrënoja në çdo cep”.

Ai shton:”Zonja që kujdeset për kishën e lumtur na tha: Zoti ju bekoftë, askush nuk e kishte bërë ndonjëherë diçka të tillë për kishën”.

Si Luani ashtu dhe Alberti nuk e fshehin besimin e tyre mysliman. Ata thonë se “megjithatë ne jemi fëmijë të Zotit nuk ka asgjë për të qenë katolik, ortodoks apo mysliman, ne besojmë vetëm në një Zot dhe ai është ai që na drejton në atë që bëjmë “.

Kujdestarja e kishës është shprehur shumë e impresionuar nga gjesti i dy shqiptarëve.

e.ll./dita

September 29, 2019 18:04
Komento

7 Komente

  1. Respekte per ju Luan e Albert September 29, 19:51

    Ju lumte Zoti ju bekofte. Amen

    Reply to this comment
  2. Dudja September 29, 20:45

    Mjaft mo se shqiptaret. Jane shqiptare nuk e fshehin qe jane mysllyman nuk jane jo. Boni nje sondazh dhe 70 perqind jane ateista. Nuk dun tja dine per fene qe na pruni turku. Feja e shqiptarit eshte shqiptaria.

    Reply to this comment
    • Leh Nikolla September 30, 10:54

      Atehere moj Dudije, keta nuk i perkasin 70 tende por 30s. E asgje te keqe nuk ka. Ti do fene qe te solli Terrezeza e Kalkutes

      Reply to this comment
  3. T. Voda September 29, 20:56

    — Ju mendoni e veproni shume mirre, mor njerez te mire..!! .
    — POR, , POR… NUK MENDOJNE KESHTU DISA KARAVAQIDHE TE GREQIS, por edhe ca me tej se ata , te ccilet , e njesojne fene me kombin – I kane dhene fese ngjyra nacionalisto-shoviniste. dhe shqiptaret e shqiperin i shikojne si delja e zeze ne mes te europes .
    — Europa …. plake ka mbi 100 vjet qe ne thelb nuk e ka ndryshuar qendrimin ndaj shqiperis , NJE NDER SHKAQET QE POPULLI E KOMBI SHQIPTAR NDJEHET I DISKRIMINUAR ESHTE AI FETAR.
    — Europa ..plake , nuk ka per te qene kurre e kulturuar e moderne per deri sa nuk ka futur plotesisht dhe me te gjitha te drejtat ne gjirin e saj edhe kombin shqiptar .

    —- SHQIPERIA ESHTE NJE SHEMBULL UNIK NE BOTE PER QENDRIMIN E TOLERIMIN FETAR
    Europa , … edhe vetem per kete fakt duhet ta kish pranuar me kohe dhevme tte gjitha te drejtat shqiperin . shqiprine

    Reply to this comment
  4. A September 29, 21:03

    Shume e sakte dhe e qarte DUDJA. Ne radhe te pare çdo shqiptare i vertete ka parasysh: “Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria”. Tung.

    Reply to this comment
  5. Dingo September 30, 11:09

    Dudja ti perfaqeson vetem veten,450 xhami dhe Taborret e sulltanit qe na la dhurate, mbushin sheshin e Heroit cdo Bajram Turk gjaku I bagetive tregojne se Shqiperia nuk eshte si do ti,me ndihmen e Xhaxhi Erdoqenit po behet prape lavirja bastardhe e Turko/arabeve…Ne Shqiperie nuk ka Shqiptar,ka shqipfolesit turq,apo Grek.Ky eshte Realiteti,sado Romeo,emiliano,apo emra evropiane te vendosni!Turku nuk lahet nga gjaku.eshte Kombi I vetem ne bote vasal.

    Reply to this comment
  6. Labi September 30, 15:47

    Bravo ishalla ja u shperblen zoti per mire ju e familjeve tuaja,jeni treguar shqiptar te mire

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim