Dy farmacistët që ndajnë emrin e një diktatori

January 2, 2015 20:14

Dy farmacistët që ndajnë emrin e një diktatori

Dy farmacistë nga Ferizaj kanë një fat të paracaktuar që t’i ndjekin gjërat e njëjta. Që të dy janë nga fshati Pleshinë, kanë të njëjtin profesion, punojnë në të njëjtën barnatore dhe të dy janë pagëzuar me emra arabë, që rastësisht apo jo përbëjnë emrin e diktatorit të vrarë libian, Muamer el Gadaf.

Muamer Bajraktari (23) dhe Elgadaf Bakolli (30), njeri me emrin e tjetri me mbiemrin e diktatorit libian, i ngrysin ditën duke u shërbyer qytetarëve me barna dhe shpesh duke krijuar batutat me emrin e tyre prej njeriut i cili nga shpresa revolucionare për vendin e tij u kthye në një makth, derisa u vra.

“Shokët shpesh trokasin në derë dhe bëjnë shaka, a punon këtu Muamer el Gadafi”, tregojnë ata. Nuk duken të preokupuar me “kombinimin fatal” që ua ka nxjerrë emrin e një diktatori si një epitet.

“Në kohën kur kam lindur pas nëntë motrave, axha im kishte pas shkuar haxhi në Arabi dhe prej atje e kishte sjellë emrin për mua të posalindurin”, pohon Elgadafi, emri i të cilit ishte shkruar së bashku me lidhësen El.

Në familjen Bakolli kishte edhe emra të tjerë të liderëve arabë, si Sadat , Naser etj. “Si duket në atë kohë kanë qenë me ndikim emrat e liderëve arabë, nisur nga një simpati për luftën e Palestinës për liri si edhe emrat Arafat , Hysein etj.”, pohon Elgadafi.

Edhe Muameri tregon zanafillën e emrit të tij, pa ditur se një ditë do të gjendet së bashku në një hapësirë të punës me El Gadafin.

“Gjyshi im nga nëna e ka pasur emrin Muhamed, kurse ai nga baba Muharrem, dhe si duket emri im është një derivat i tyre dhe ka dalë Muamer”, thekson ai.

Muameri kishte qenë gëzimi i prindërve të tyre pas 20 vitesh të pritjes së një fëmije.

As Muameri dhe as Gadafi nuk kanë marë mundin të lexonin shumë për emnakun e tyre egocentrik. /koha/

January 2, 2015 20:14
Komento

13 Komente

  1. Mark uk January 2, 21:03

    Ne Arabi e kan vendin kta turq.

    Reply to this comment
  2. [email protected] January 2, 22:32

    me vjene per te vjelle ,per permasat bastarde qe ka marre i ashtuquajturi…….shqiptare !
    Ku eshte faji i serbeve ketu,qe une i urrej pervdekje !

    Reply to this comment
  3. goni January 2, 22:42

    jo re mark..po atyre iu marshte keqen ti..ata kane dale nga lufta dhe jane ku e ku me ne.
    ketu ne shqiperi nuk ka as myslimane, as komunista as greke as turq madje as shqiptare..ketu ka vetem legena servila spiuna te korruptuar..dhe ska fe as pushtues as sistem politik qe e rregullon ket popull..prandaj boll na cave fole si e ema e zeqos..boll fajesove dhe shave te tjeret..pasi edhe ti ben pjese te ky monstruozitet qe quhet shqejtaneri.

    Reply to this comment
  4. Mark uk January 2, 23:03

    ca pate ti lal myzeqeje a po je i till si ata turkushaket.

    Reply to this comment
  5. Prapambetje January 2, 23:57

    Kete qe kane qe vene emra arabe e turq nuk kane asnje lidhje me identitetin shqiptar. Madje eshte ofendim qe i behet shqiptareve qe luftuan per clirimin e trojeve shqiptare nga turqit otomane.

    Reply to this comment
  6. Mark uk January 3, 09:43

    Nuk jan shqiptar mos u shqetso,jan vetem shqifoles.

    Reply to this comment
  7. Drenicak January 3, 13:19

    E vertet ne Kosove ka emra armiqesh dhe diktatoresh.
    Ka emer Naser ,Gadaf ,Homein per emra turq mos te flasim.

    Reply to this comment
  8. kampaçurreta January 3, 13:40

    NIVELI I ULET I KULTURES SE NJE KOMBI VETETOHET EDHE ME EMRAT QE U VIHEN FEMIJEVE, ESHTE INJORANCE TE VIHEN EMRAT E SIPERPERMENDUR ASHTU SIQ ESHTE INJORANCE TE PERDORESH MBIEMRA TE FUTBOLLISTEVE,AKTOREVE TE FILMAVE APO POLITIKANESH. QE NE “shqiperine mekulture” I GJEN PA FUNDE KESHTU QE SKEMI KULTURE NE KETE ASPEKT,FEMIJET NUK KANE FAJ PASI E VETMJA GJE E CILA NUK MUNDE TE ZGJEDHE NJERIU ESHTE EMRI.

    Reply to this comment
  9. lumi January 3, 13:42

    Emri nuk i jep fam njeriut pa marr para sysh se si e ka emrin
    por njeriu i jep fam emrit. po nese e ka edhe gomer.

    Reply to this comment
  10. lm January 3, 13:48

    Hera e pare qe m`ke pelqy, or taj “Mark Uk”.

    Reply to this comment
  11. Beni January 3, 18:23

    Kosova ka mbetur turqi nga shume drejtime.Te degjosh disa imame si flasin kunder krishterimit dhe Skenderbeut, te hipen gjaku ne tru

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*