Visho Ajazi (dhe dy femra fatale)

October 31, 2017 00:10

Visho Ajazi (dhe dy femra fatale)

 

Nga Gjergj Thanasi

 

Pa pritur e papandehur, si rrufeja në të thatë kreu i SHIK-ut (SHISH-it), Visho Ajazi Lika dha dorëheqjen. Normalisht për një dorëheqje të tillë sa të papritur aq edhe enigmatike, lindin hamendje pa fund, por edhe shashka tymuese për të mbuluar shkakun real.

Disa media morën udhëzim, që ta trajtonin rastin si dorëheqje të Vishos për shkak të mbarimit të mandatit. Fatkeqësisht ky variant është një gënjeshtër e trashë.

Ligji Nr. 8391 Dt. 28.10.1998 i ndryshuar me Ligjin Nr. 8479 Dt. 24.4.1999, i ndryshuar me Ligjin Nr. 9400 Dt. 12.5.2005 në nenin 5 të tij shprehet qartë: “Drejtori dhe zv/drejtori i tij (Shërbimit) emërohen dhe shkarkohen nga Presidenti i Republikës me propozim të Kryeministrit. Punonjësit e tjerë emërohen dhe shkarkohen nga Drejtori i SHIK-ut.”

Vishua nuk kishte mbarim mandati! Ai mund të shkarkohej në çdo kohë (ashtu si mund të rrinte edhe 20 vjet Drejtor i SHIK-ut), nëse kryeministri do ia propozonte Presidentit dhe ky i fundit do ta pranonte propozimin për shkarkim. Normalisht lind pyetja kush dhe nga i erdhi “mandata” Vishos për t’u dorëhequr?

La Femme Fatale

Pozita shpërndau në media shashkën tymuese të mësipërme për dorëheqjen e kanadezo-shqiptarit Visho. Berisha nëpërmjet Facebook-ut e lidhi dorëheqjen e Vishos me zbulimin prej tij të lidhjeve të Olsit (Rama) me drogën e Habilajve. Papagalli Basha përsëriti tezën e Berishës në mënyrë të thatë e pllakative se Vishua u dorëhoq nën presionin e Ramës se zbuloi lidhjet e Ramës (Ols apo Ed nuk e shpjegon Lulzimi) me drogën.

Realisht Olsi Rama mund të ketë 1001 mëkate, por që ai të jetë i lidhur me Habilajt e drogës e të personit në hetim Tahiraj, është po aq e vërtetë saqë të thuash se Ols Rama është atentatori i Presidentit Kenedi, ndonëse, kur u vra Kenedi, Olsi nuk kishte lindur akoma!

Në gjykimin tonë, që ka shumë të ngjarë të certifikohet nga ngjarje të rënda gjysmën e parë të nëntorit, Vishua u dorëhoq sipas “formulës” franceze: “Cherchez le Femme”. Besoj se lexuesit i kujtohet shqipërimi i kësaj batute në filmin Kapedani: Sebepi i sherrit është femra!

OLGA

Në mediat shqiptare e në ndonjë blog të huaj (në gjermanisht) ka qarkulluar një variant për takime pune të Vishos sonë diku andej nga Karaçi i Pakistanit me një “Femme Fatale”, bukuroshen Olga, operative e FAPSI-t rus (si puna e NSA-së amerikane) dhe mikeshë e 007-s ruse Nikolai Oleshko.

Zgjimi nga gjumi i “Ariut Misha” këto 4 vitet e fundit në Shqipëri, riaktivizimi galopant i “rezidenturës” me metastaza që nga Shoqata e Miqësisë Rusi-Shqipëri e deri tek elementë grekë etnikë në përbërje të KOASH-it mund të jetë një shkak potencial për dorëheqjen e Vishos.

Shfrytëzimi  i neneve të Konventës së Vjenës të prillit 1961 për të ngritur te ish Vila e Bab Myslymit, qendër përgjimi me aparatura ultramoderne nën hundën e “djemve” të Vishos, mund të jetë një shkas shtesë për këtë dorëheqje.

Shtrirja e metastazave të SVR-së ruse në radhët e pozitës dhe opozitës në rangje deputeti, ministri, drejtori apo sekretari të përgjithshëm në ministri pa u neutralizuar, ose të paktën pa u dhënë  alarmi nga Vishua përbëjnë një shkak mëse të mjaftueshëm për këtë dorëheqje.  Në epokën Trump nuk ka vend për mikun e Olgës në krye të shërbimit sekret të një vendi aleat (NATO) si Shqipëria!

FATIMA

Një tjetër shkak për dorëheqjen e Vishos mund të jetë personazhi enigmatik FATIMA. Në 12 janar 2017 kushërinjtë mafiozë të personit në hetim Sajmir Tahiri i “varën kollaren” Sistemit modern TIMS në Portin e Vlorës.

Moisi Habilaj u imbarkua në tragetin e Linjës Vlorë-Brindizi pa u regjistruar fare në Sistemin TIMS (polici i turnit automatikisht me një veprim të tillë ka konsumuar veprën penale të shpërdorimit të detyrës).

Në faksimilet e dokumenteve ilustruese janë emrat e të gjithë pasagjerëve, që në datën 12 janar 2017 kanë udhëtuar me 2 (dy) tragete të ndryshme të Kompanive Red Star Ferries dhe European Ferries nga Vlora në Brindizi.

Sipas POLMAR-it (policia kufitare detare italiane), por edhe sipas “Elenco Passegeri”, të përpiluar nga agjencia detare e tragetit në fjalë në këtë datë kanë udhëtuar edhe persona të tjerë nga Vlora drejt Brindizit, pa u regjistruar në Sistemin TIMS.

Njeri prej tyre është Moisi Habilaj. Dy personat e tjerë janë 2 femra. Pra Sistemi TIMS thjesht ka falimentuar të paktën në Portin e Vlorës. Në mënyrë figurative mund të themi që në PKKK-në Vlorë mund të hyjë e të dalë edhe elefanti pa lënë gjurmë në “defterët” e agjencive ligjzbatuese shqiptare.

Njëra nga femrat e paregjistruara është shqiptarja B.A, e martuar me tre fëmijë, oficere policie dhe e dashura e Habilajt. Ky është fakt i turpshëm, por fundi i fundit nuk u bë qameti se në Shqipëri rrojmë, ku nënat me tre fëmijë mund të kenë edhe dashnorë, ku policet mund të dashurohen e të bëjnë turizëm në Itali edhe me një copë mafiozi!

Dokumentet e TIMS System për pasagjerët që kanë dalë nga Vlora për në Brindizi në 12 Janar 2017

Femra e dytë FATIMA (jo shqiptare etnike) ka përdorur një pasaportë italiane të falsifikuar, kur është imbarkuar në traget pa u regjistruar në Sistemin TIMS! Theksojmë se në listën e pasagjerëve të tragetit të përpiluar nga agjencia detare është edhe emri dhe numri i pasaportës italiane të FATIMA-së sonë.

Për lexuesin shpjegojmë, që Fatima është një nga operativet më të rrezikshme, më të pamëshirshme e më të mirëtrajnuara të ISIS-it. Hyrja e saj në Brindizi është këmbanë alarmi për Italinë fqinje, aleate dhe mike të Shqipërisë.

Kalimi i Fatimës nën hundën e policëve, karabinierëve, financierëve, doganierëve dhe ushtarakëve të Regjimentit Trieste, që janë stacionuar në Portin e Brindizit është një turp në kufijtë e skandalit, por ky është turp për italianët. Ne si shqiptarë kemi hallet tona!

Mjafton ky fakt për ta asgjësuar tezën e propaganduar me bujë vend e pavend, që Shqipëria eksporton siguri. Në këtë rast Shqipëria për shkak të mafiozëve Habilaj, ka eksportuar ose më mirë të themi tranzituar drejt një aleati të NATO-s një terroriste me damkë. Vishua, nëse kjo është arsyeja e dorëheqjes, normalisht do jepte dorëheqjen në këmbim të ambasadorllëkut në Angli apo në Kanada. Qeveria ngopet me lugë bosh me dorëheqjen e Vishos, ndërsa ky i fundit njëlloj si në kohën e Gazidedes del nga skena pa i hyrë ferrë në këmbë!

“Micot” e Vishos në Vlorë nuk dhanë alarmin për kalimin e terroristes FATIMA nga Vlora në Brindizi por me diabolizëm maksimal mblodhën provat për ta dokumentuar këtë kalim dhe njëkohësisht për t’ia lënë “kopilin” e terroristes Fatima, “Lady Jihad” siç e quajnë rëndom,  në derë qeverisë.

Nëse Fatima dhe të tjerë terroristë të lëshuar nga zinxhiri këtej dhe andej Adriatikut, si të thuash nga Gërmenji i Lushnjes në Milano, do të bëjnë ndonjë hata (stragia) ndër civilë italianë dhe civilë apo edhe ushtarakë amerikanë faturën do ta paguajë “I Gjati”, ndërsa Vishua do të shëtisë me makinë me flamur ambasadori andej nga Convent Garden-i. Pasojat për reputacionin e Shqipërisë, do të jenë katastrofike!

Në shkrimin tonë kemi dhënë dy shkaqe të mundshme të dorëheqjes së Visho Ajazi Likas, krye 007-s së Shqipërisë. I takon lexuesit për të vlerësuar, nëse këto dy shkaqe të mundshme janë shkaqet reale të dorëheqjes së Vishos apo jo!

Pasardhësi

Si optimistë të pandreqshëm, që jemi, nuk na mbetet veç t’i urojmë punë të mbarë z. Johan Bendo pasardhësit të Vishos. Si matematicien mendjemprehtë, me përvojë pune në Greqi me siguri, që do të jetë shumë eficent në detyrën e lartë, që po i ngarkohet. Ish majori Volufitsios (i Follorinës) aktualisht pensionist me gradën kolonel ka pasur shumë respekt për Johanin djalë të ri, inteligjent, punëtor e mjaft të zgjuar, që realisht e ka merituar kartën rozë të homogjenisë sic e quajnë grekët këtë lloj dokumenti identifikimi për të huajt në Greqi, kuptohet histori kjo e njëzet e sa viteve më parë.

October 31, 2017 00:10
Komento

27 Komente

  1. Novruz Taip Vishanji October 31, 00:45

    SA FANTAZI PASKA KY THANASI I TURNIT !

    Dollaret e vene nga Visho Lika Ajazi, jane me te vlefeshme se dy “femme fatale” te aventurave te tij ne token shqiptare, qe kur u shpengul nga viset e Bosnje-Hercegovines per ne zallishte e Shtoit te vjeter, ne Shkoder.

    Vetting-u i ka futur friken deri ne palce jo vetem Vishos, “dusha moja”, por edhe qindra te tjereve qe jetojne me shpresen e ndonje “gabimi” te vetting-asve te rinj. per te vazhduar te qete ne vijim , shijimin e frutave kriminale te veprimtarise se tyre shkerdhatokraciore.

    Eshte qesharake te supozohet, qe “Fatima” apo Lady ISIS, siç e quan Thanasi (qe i plasi), te kete kaluar e pa zbuluar nen hunden e sherbimit sekret italian, aq me shume me nje pasaporte te fallsifikuar. Ajo thjesht eshte lene e lire te per te zbuluar gjithe lidhjet e saj te mundeshme ne Itali, dhe kaq.

    Ne faksimilen e publikuar, edhe pse ne miniature, nuk gjendet as edhe nje emer qe lidh Habilajt apo Aliajn me fantazine e Thanasit te shkrimit.

    Si duket ky tipi i shkrimit nuk ka udhetuar ndonje here me traget per ne Itali, qe edhe nese udhetaret si Habilaj apo Alija, apo Fatima, nuk jane te rregjistruar ne TIMS, ne librin e bordit te anijes, dhe ne doganen pritese italiane, jane jo vetem te rregjistruar, por edhe te filmuar.

    Andaj or tyryfyl me fantazi 007-tesh, beji nje dush me uje te ftohte rradakes, para se te shkruash budallalleqe te tilla.

    Reply to this comment
    • DASHAMIRESI October 31, 19:24

      Zoti Nevruz Taipi , me habit mendjelehtesia juaj ne vleresimin e te tjereve dhe mania per te shkruar e dhene “mendimet” e tua , i pari ! Zotnia Gjegji Thanasi eshte perpjekur te hedhe drite , bile me emra e fakte konkrete per nje problem shume serioz per Shqiperine e shqiptaret , kurse juve kerkoni te cvendosni vemendjen , me llogje coroditese ! Nje njeri me mend , qe nuk kja gje per te thene , ne keto raste nuk e hjap gojen .

      Reply to this comment
      • Novruz Taip Vishanji November 1, 08:45

        DASHAMIRES I TOPEVE TE THANASIT

        para se ti plasin, nuk kam mendje te shes or oturak me doreze te thyer ne rrashten e sat’eme, kur babai yt i dyte kerkonte ta nxirrte tek semaforet tet’eme, per te fituar e bere zengjine.

        Nuk e di se ne ç’bote jeton ti dhe syrrushkulli yt Thanasi, qe te keni nje fantazi te tille prej psikopatesh me oke.

        Edhe ty te pyes, ke dale ndonje here jashte vendit, te pakten nje udhetim me traget e ke bere ? Me siguri qe jo, sepse ndryshe do arsyetonit ne menyre krejt tjeter, pa u bere qesharake.

        E di ti or bazhibozhuk, qe Italia, eshte nje nga vendet e pakta ne bote, ku nuk ka ndodhur as edhe nje akt terrorist i ISIS apo AL-Kaedes ? Sepse sherbimet sekrete italiane, ne fushen e kriminalitetit mafjoz dhe terrorist, jane vendi me eksperiencen me te persosur ne bote.

        Andaj te thuash qe Fatima u kaloi nen hunde italianeve, eshte si te thush qe minjte e gjirizit qe keni ne shtepi, ju xhirojne akrepat e ores prej kartoni te gjetur ne koshat e plehrave te Radhimes, apo kruarjet ne fund shpinde ju a bejne tartabiqet, banoret me te çmuara te shkerdhatokracise tende.

        Qelbesire !

        Reply to this comment
        • lora November 2, 11:54

          O Tahip ! Une kete shkrim e kam lexuar tek Tema para kater ditesh, sot e shikoj ketu dhe ishte Ollga me Fatima; Ollga nje punonjese operative ruse qe ishte takuar Visho me te ne nje krahine te Pakistanit, ne qoftese s’gaboj ne 2014, ndersa Fatime nje nene me tre femije ish punonjese policie dhe njekohesisht edhe dashnore e Habilajve…..Ka shume per te thene, megjithate ti beso tek deshira jote, te tjerat jane deshira te te tjereve, ama realiteti ka diçka se fjala s’del nga ferra por nga goja e atyre qe kane pare e degjuar diçka apo dhe lexuar. Te mbrosh Vishon se ke inat Edi Ramen dhe kjo s’eshte normale per njerez normale.

          Reply to this comment
      • moisi habilaj November 1, 14:51

        Moisi Habilaj publiko repliken…

        Reply to this comment
  2. Plaku Xhuxhumaku October 31, 00:48

    Interesant, matematicien ishte edhe Gazidede, Fatosh Klosi ishte fizikan…..

    Interesant, perse je kaq i sigurte o autor qe Olsi Rama nuk eshte trafikant? Perse te mos jete kjo arsyeja e vertete e doreheqjes?

    Apo se keshtu te kane paguar ty te shkruash

    Reply to this comment
    • Raimond vlonjati October 31, 03:21

      Ky Thanasi ben ngaterrim me qellm :..Per Olsi Ramen nuk thuhet qe esht i lidhur me Habilajt, , por thuhet dicka tjeter

      Ndaj o Gjergj mos bej rolin e shejtanit budalla

      Ndersa ne lidhje me Vishon, mund te kesh njefare te drejte, qe Visho do kete bere ndonje nga keto numra cirku ,qe pergjimi i qeverise ja kapur edhe pastaj i kane thene :
      ..Ose jep doreheqje dhe dorezo te gjitha ca ke pergjuar kunder qeverise e shokeve te saj, ose do te diskretitojme

      Edhe Visho ka ikur, dhe ne te njejten kohe te gjitha ato pergjimet qe ka bere kunder Qeverise e co, i ka dorezuar tek Edushka
      Dhe keshtu mbyllet ndeshja ne ….Barazim –Dalin te gjithe te lare

      Reply to this comment
  3. kris. 1 October 31, 01:14

    Shqiperia duhet te ndaloje me liigj emeriimin ne poste shteterore te personave me dyshtetesi.

    Reply to this comment
  4. demo October 31, 01:25

    Hiqni nje mikrob,vini nje mikrob.Me sa kuptoj une nga ky dhkrim Visho ka qene agjent i ruseve,grekeve,ISIS.Por edhe pa qene agjent i tyre eshte kelysh i kryeagjentit Sali Berisha qe e ka perdorur si i ka dashur qejfi.Edhe ky Bendo po nga ajo shkolle vjen,Nga shkolla e Gazidedes.Mund te jete edhe me keq se Visho,se qenka trajnuar si homogjen ne Shkollen e sherbimit sekret grek.Ku i gjen keta mor Edi Rama,po pak djem oficere police,ka Shqiperia?

    Reply to this comment
  5. luli October 31, 01:57

    shume gjera ditke zotrote GJERGJ THANASI OSE THANAS GJERGJI !!!

    Reply to this comment
  6. Loni October 31, 02:57

    Gjergj Thanasi eshte nje i semure psiqik dhe kaq!

    Reply to this comment
  7. Kola October 31, 04:44

    Gjate e holle e ke tjerrur kete rrefim dedektivesh or mik, por problemi eshte me i thjeshte. Vishua i Likes, si spiun potent i Serbise, s’mund te merrej me te tilla angazhime kombetare, derisa axhenden e tij kryesore e mbushnin informacionet e banditit digital. Puna eshte se do jape ndonjehere llogari para ligjit ky bandit apo jo?

    Reply to this comment
  8. Dn October 31, 06:44

    Vertet pyetja eshte ku i gjen keto edi Rama ,
    Apo e di mire cfare jane edhe pikerisht pse e di i zgedh se mundet me i shantazuar..
    Shyqyr qe kemi pak mbrojtje nga ´miqté…

    Reply to this comment
  9. Drejtesia do te behet se e kerkon me force SOVRANI USA dhe BE-ja, besoni dhe binduni. October 31, 08:55

    O komentues, o mije kenetash, Gjergj Thanasi, apo ta rrasi,ka thene nje te drejte te mbeshtetur ne fakte dhe deshmi te galla,dhe jo lojrafjalesh dhe lloqe kavaje;sikurse thote populli, o tyc, e bire tycerish dhe pjella te qoftelargut,.Rama nese emeron apo e ka emeruar ne unison me metovic-berishovic-bashovicin kreun e ri te shish,pra shish-qebabin allashqiptare te projektuar nga eterit e diktatures komuniste dhe mostrat e pjellat e saje, Rama me sozi nuke ben gje tjeter vetem se i shton vetes ne unison burgimin e perjetshem,jo me ne Shqiperi, ku do te sundojne dhe pak dit ujqer e cakej ne te tre pushtetet,por ne nje vend tjetet ku sundon shteti i se drejtes, dhe ku do te kaloje ditet e jetes qe i kane mbetur, apo zgjedhur.Me c’po duken bathet dhe ramovicit me sozi po i mbarohet vaji i kandilit, dhe kjo ngase furnizoje me vajin e tije kandilet e ajazevicerve, metovicerve,bashovicerve,medijvicerve,dhe vrasesit serial berishovicit, pra ketyre djajve me fytyre njeriu qe nuke kane te ndalur ne terrorr, vrasje, grabitje,korrupsion, prostitucion dhe tradheti kombetare qe shtojne pas viktimave te eterve, viktima te tjera te rradhes, se luftes per leke te piset dhe pushtet pa kufi me c’do forme e cmim brenda ligesise. Dridhuni e perdridhuni, po vjen ora qe nga trasta pemet e kalbura jasht do t’hidhen, o te pabreke qe ju la dita dhe miljonere ju ngrysi nata. Besoni,binduni dhe denonconi e mos u beni pale me jashteqitjen shqiptare ne bangen e akuzes, koha e tyre perendoje, dhe drejtesia do te behet se e kerkon me force SOVRANI, USA, dhe BE-ja, rruge te mesme me nuke ka, pervecse te denoncosh krimet makabre, korrupsionet dhe autore e bashkepuntoret ne to.

    Reply to this comment
  10. gjermani i fundit October 31, 09:37

    nuk thuhet si rrufeja ne te thate, por si rrufeja ne hale. Larg e larg nga Pakistani i ke rene o shoku, me kete Ollgen. Ti pa pergjuesa dhe shiko sa ditke, pa lere te kishe pergjuesa dhe mandat pergjimi, do i kishe gjetur Ollgat fatale edhe Trampit.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 October 31, 11:50

      mono
      që të dy thënjet janë të sakta
      si kur bie në hale dhe në të thatë(ciel sereno)!!
      varet nga momenti kur i përdor!!
      e para kur flitet për një person të keq!
      e dyta kur ndodh një gjë e papritur(surprizuar si i thonë sot)

      Reply to this comment
  11. anticensurë25642654 October 31, 09:43

    “Si optimistë të pandreqshëm, që jemi, nuk na mbetet veç t’i urojmë punë të mbarë z. Johan Bendo pasardhësit të Vishos. Si matematicien mendjemprehtë, me përvojë pune në Greqi me siguri, që do të jetë shumë eficent në detyrën e lartë, që po i ngarkohet. Ish majori Volufitsios (i Follorinës) aktualisht pensionist me gradën kolonel ka pasur shumë respekt për Johanin djalë të ri, inteligjent, punëtor e mjaft të zgjuar, që realisht e ka merituar kartën rozë të homogjenisë sic e quajnë grekët këtë lloj dokumenti identifikimi për të huajt në Greqi, kuptohet histori kjo e njëzet e sa viteve më parë.”
    edhe pa këtë,dje kur lexova biografinë,jetshkrimin e helidon,johan bendos,pata një ndjenjë ankthi!!
    kur shikoj se këtu ky helidoni paska marrë dhe homogjenizimin,” me nja dy a tre herë si punë vere”e studentave,më bind se jo vetëm qënka një spiun i gërkut,por dhe se gërku është aq i sigurtë në pisllëkun e tij sa nuk përpiqet ta maskojë sado pak!!
    ky njeri,edhe mund të jetë më i ndershmi e më shqiptari i të gjithë kombit,POR mjaftojnë këto për ta skartuar!!bile shumë ka ndenjur në radhët e shërbimit informativ!!
    ndyrësia sot nuk ka as frikë dhe asqë e merr mundimin që fshihet sado pak!!
    edi rama o pallosh,or ndyrësirë,boll më me tepsi kusi domate e banane,se për ti hëngër preshët si tritani dhe ti!!
    politikë e ndyrë e dalë nga një popull BUDALLA!!!!!!!!!!!!!!
    e një populli merhum që vetëm të jet vetvetja nuk do!!
    ku erdogan,ku gërk,ku sërb dhe asnjëherë shqiptar!!

    Reply to this comment
  12. Arberia October 31, 12:52

    Kru i ri i SHISH duhej te miratohej ne Kuvendin e Shqiperise dhe jo ne kuzhinen e Sali Berishes (kuzhinjere Sal dhe Luli, kliente Rama dhe Meta!)

    Reply to this comment
  13. MH October 31, 13:18

    Asnji produkt te Gazidetes nuk duhet vendosur ne detyren ma delikate dhe teper strategjike per fatet e kombit Shqiptare.
    Dhe ky ekselenci i deklaruar nga fqinjet grek.Len per te dyshuar.Pikrisht per jo ma shume se deklarimi teper me pompozitet me intiligjence.
    Tekstualisht:
    “pensionist me gradën kolonel ka pasur shumë respekt për Johanin djalë të ri, inteligjent, punëtor e mjaft të zgjuar, që realisht e ka merituar kartën rozë të homogjenisë”
    Per mendimin time!
    Nga nji bercak i kohes se dikurshme sot nji delfi i dyshimte.

    Reply to this comment
  14. Alban Dega October 31, 13:50

    Sent from my iPhone

    Begin forwarded message:

    From: Alban Dega
    Date: October 24, 2017 at 08:01 EDT

    CFARE PRET EDI RAMA !?

    Pse nuk shkarkon nje prokuhor si Adriatik Palla!?
    Si mund te mbajer Shqiperia nje prokuhor qe eshte shpallur non grata dhe i eshte hequr viza per te shkelur ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes!?
    Si mund te lihet te livadhise dhe cakerdiseedhe me keqnje Drejtesi te degjeneruar e rrrenuar si ajo shqiptare qe patipafytyresinte publikoje deri edhe korrespondencen teper konfidenciale, teper seret me Ambasaden amerikane dhe ambasadorin e nderuar te saj Z. Donald Lu!?
    Si mund te mbahet ne detyren me te lart ligjzbatuese te shtetit shqiptar nje derr i dhjmaosur i korruptuar nga koka tek kembet ne vend te godase pa meshire e me gjithe fuqine e ligjit, grushton fizikisht kolegun e tij, aq me teper Kryetar i Shoqates se Prokurorise se Republikes se Shqiperise ne sy te prokororeve te tjere te Republikes !?
    Si mund te mbahet ne krye te Prokurorise se Shtetit Shqiptar nje kryeprokuror qe me shume se detyren e tij ben kryetarin ose telallin e Partise Demorkatike nme deklarata e fundit krejtesisht politike e aspak ligjore !
    Nga kush ka frike kryeministri shqiptar ?
    Nga emeruesit e tij me Kontraten e Gjysmagjelit 50/50 nga Sali Berisha e Ilir meta per te mbuluar aferat e tyre krriminale me ze e fuigure ne mes te dites e ne mes te Bulevardit qe vetem Adriatik Palla nuk i sheh e nuk i njeh !?
    Shqiperia qe duam nuk do nje kruprokuhopr te Korporates se Kriemit te organizuar te Saleh Kadafit e co.
    Te lejosh te vegjetoje e livadhise te shperdoroj detyren e ligjhin ne menyre flagrante ne syte e shqiptareve e ndekrombetareve nje kryepropkuhor te tille kruiminel me ze e me figure , nje komplotist ne sherbim te aleances thelbesisht antiamerikane e antishqiptare Ruso- greko- Serbe , te beje tellallin politik te Sali Karaxhicit, Bujar Karaosmanit…. e jo detyren e tij ligjore deri ne diten e fundit te mandatit te tij do te thote te bashkejetosh me krimin kushdo qofte ai .
    A thua nuk paska Shqiperia , vendi me arsimdashes , sic e kane quajtur te tre Presidentit e fundit te SHBA, bij e bija te shkolluar, me integritet njerezor e dinjitet personal, per ta zevendesuar kete pjelle te Universiteteve te Plepave dhe Akademive te Vicidolit qe e rrenoi arsimin shqiptar!
    Cfare pret kryeministri Edi Rama !?

    Reply to this comment
    • ham..ham..ham... o alban October 31, 18:57

      i nderuari Dega
      FORT PO SHENDRINJE KETO KOMENTET TUAJA DHE PAK PO NGROHIN OSE ME SAKTE PO NA FTOHIN…behu nje here burre jo gjinkalle interneti
      .
      boll ju servilose Amerikes si Enverit dikur…
      faktet qe sjell Izet Haxhia nuk jane konspiracjone por nje realitet i dhimbshem.
      .E KEQJA ME E MADHE E ATIJ KOMBI ESHTE SE JU DIASPORA SHQIPTARE NE AMERIKE ME MIOPINE DHE FRIKEN TUAJ JENI FAJTORI NR 1 PSE AI POPULL VUAN SOT
      ..
      As nje milimeter nuk ka bere paria Tiranes (SALI-LUL-RAMA-META-VISHO-NISHANI DHE SHEJTANI pa bekimin e AMERIKES & EUROPES DHE MOS NA CAJ DERRASAT DUKE GERTHITUR NGA AMERIKA..
      .
      KE 20 VJET QE NA CAVE MENDEREN ME KETO KOMENTE DHE ME ME I FORTE BEHET SERBERISHA..
      DIHET QE :
      sa te kete ne amerike serberisha elez serbiberin
      albandega dhe shqiptaret kane me ja pa sherrin
      .
      Kjo dhimbje shtohet akoma me teper kur njerez si puna juaj qe jeni atdhetare (nga menyra qe komentoni) keni nje miopi te paspjegueshme..Po ata shqiptaret e thjeshte qe nuk merren me realitetin dhe nuk dine nga na vjen e keqja ..cfare do te bejne..Pra kjo eshte fatkeqsi kombetare qe e shohim se kush qendron prapa Sali Satanait dhe ose nuk e shikojme ose kemi frike ta themi.

      Po prania e Damir Fazllicit ne 2007-2008 perkrah Tom Ridge ne kasafortat e sigurise kombetare konspiracjon te duket zoti Dengla?

      ATA QE BENE SKENARIN E 2 PRILLIT 1991 JANE PO ATA QE BENE SKENARIN E CAUSHESKUT

      Shaqirr Vukaj
      Blloku Lindor / Bashkimi i Gjermanive dhe epilogu i përgjakshëm rumun
      Postuar më: 16 Mars, 2015

      Ne kete artikull te zotit Vukaj terheqin vemendjen tre “sekuenca” te frikeshme qejane specifikuar me A…B…C si me poshte
      A……………………………..
      Sipas burimeve amerikane, kineze, etj. gjatë takimeve të presidentit Bush me kryeministrin hungarez (qershor 1989) dhe Gorbaçovin në Maltë (2-3 dhjetor 1989) është marrë vendimi përfundimtar për përmbysjen e udhëheqjes rumune dhe eliminimin e Çausheskut.
      B……………………………….
      siç del nga dokumentet e botuar në vitin 1995 nga vetë rumunët, duke filluar nga viti 1987, në Rumani janë dërguar agjentë të përgatitur posaçërisht nga;
      B.Sovjetik,
      Hungaria,
      Izraeli,
      ShBA,
      Britania e Madhe etj.
      për të përgatitur terrenin për zhvillimet e mëvonshme. Tërheq vëmendjen fakti, se sipas këtyre dokumenteve, për eliminimin e Çausheskut kanë bashkëpunuar CIA amerikane me KGB sovjetike
      C…………………………………
      revolucioni rumun, ka qenë një kombinim midis:
      1- revolucionit popullor,
      2- komplotit të opozitës
      3-dhe një grushti shteti të organizuar nga shërbimet ndërkombëtare.
      Duke ju referuar ketyre ”sekuencave” po ju pyes
      Po demonstratat e q.studenti,ne hedhjen e permendores se enver hoxhes,ne provokimin e shkolles bashkuar kush jane ato agjentura qe nderhyne kaq hapur
      Po masakren e 2 prillit 1991 pervec udb jugosllave ka qene implikuar cia me kgb ? SI NE RUMANI…
      A duhen dekoruar banda e tropojes e elez biberajt,berishes,hajdarit etj.. si flamurtaret e demoNkracise dhe zagart te Serbise ??

      PO….PO… DUHEN DEKORUR ME BURGIM TE PERJETSHEM..OSE…
      KUR KJO NUK PO NDODH PER PER ARESYE TE TRADHETISE PABESUESHMERISHT TE MADHE TE EDI RAMES
      DHE KJO NUK PO NDODH PER PER ARESYE TE ABUZMIT KOZMIK TE DIPLLOMATEVE EURO-ATLLANTIKE ME NJE POPULL QE JU BESOI SI KRISHTI NE 1991-1992

      DHE KJO NUK DUHET TE NDODHI SE AI POPULL DUHET TE NXJERRE NJE AVNI RUSTEM PER TE EGZEKUTUAR PERBINDESHIN E VICIDOLIT QE ESHTE QINDRA HERE ME ANTISHQIPTAR SE ESAT PASHE TOPTANI ME GJITHE ANTISHQIPTARET TE MARRE SE BASHKU
      I PANDEHURI SALI RAM BERISHA DUHET TE EGZEKUTOHET ME TE NJEJTEN MENYRE QE AMERIKANET NDESHKUAN BIN LADENIN PER KETO KRIME KUNDER KOMBIT SHQIPTAR:
      1 krimi i vrasjes ne bashkpunim ne 21 janar 2011
      2-tradhetia me detin jon
      3-tradhetia me lejimine varrezave te grekut
      4-vrasje shteterore ne gerdec
      5-puci i shtetit shtator 1998
      6-genocidi mbi fisin haklajt
      7-shkaterrimi shteti 1997 (kater mije te vrare)
      8-masakra naziskine ne 1996 (sheshi skenderbej)
      9-futja ne konfernecen islamike
      10-fronezimi janullatosit
      11-shitja hidrocentraleve
      12 kalimi i borxhit mbi 67% (Humbja sovranitetit)
      13 etj…
      TE PAKTEN FISI HAKLAJVE,TE 21 JANARIT,GERDECIT ,OTRANTOS DHE MIJRA FAMILJE ME TE CILET KY PERBINDESH KA HYRE NE GJAK DUHET TE ZGJEDHIN NE “SIX NAVY ELITE” PER TE HEQUR QAFE KETE BAJLOZ TE ZI TE SERBISE DHE DREQNISE..

      Reply to this comment
    • anticensurë25642654 November 2, 12:30

      o alban qorri
      para se të flasësh për llallën,për të cilin ke të drejtë për ato që thua,mbahu tek tema dhe fol për pasuesin e vishos!!për atë shqiptarin 3 qindësh i homogjenizuar si gërk!!fol për atë që vetë rama e ka propozuar si të pari e shërbimit të fshehtë shqiptar!!
      megjithëse ne nuk duhet të kemi të fshehta nga gërku,jemi në nato bashkë me të,na mbron kufijt ajror me aeroplanët e tij,na shkel kufijt me ushtarët e tij,na ka mbjellur fushat me varrezat e gjasme ushtarëve të tij,na ka mbushur kishën ortodokse me priftërint e tij!
      pra jemi i njëjti shtet kështu që dhe shërbimin e fshehtë na e drejton gërku!!
      he alban qorri,alban euforisti!!
      he copat e idiotësisë që shkruani si të prapambetur mendorë!!

      Reply to this comment
  15. Arber Iliri October 31, 17:23

    A thu ta kete pallu ate rusen Vishoja, se duket si qorr koti.

    Reply to this comment
  16. loni October 31, 17:44

    Kush jeni ju qe perdorni pseudonimin tim ”Loni”? Nuk kini emer ju qe perdorni emrin tim? Ju lutem postojeni komentin tim.

    Reply to this comment
  17. Luli October 31, 20:34

    Gjergj Thanasi ia fut kot. Visho iku nga detyra sic ka ikur dhe paraardhesi I tij, sepse i kishte ikur ai qe e mbronte, presidenti Nishani. Visho e di mire kete pune she eshte pergatit per largim qysh para gjashte muajsh. Pasardhesi I Vishos eshte emeruar para nje viti si zevendes. Gjithe qe thote Thanasi per lidhje me greket etj, Jane lloqe pazari. Helidoni ka punuar me disa pozicione delikate, ka bashkepunu me sherbimet partnere dhe eshte njeri I mire.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 November 2, 13:00

      nuk më interesojnë në janë a sjanë të vërteta ato që thonë për vishon!!si plas kujt!
      të paktën çfarë ka bërë e ka mbaruar tashti!muan më intereson ky që po vjen!ky që ti thua:
      “Helidoni ka punuar me disa pozicione delikate, ka bashkepunu me sherbimet partnere dhe eshte njeri I mire.”
      jo vetëm që ka punuar me sërbime partnere si thua ti,shërbyer atyre!!ai është vënë nga shërbimi gërk,dhe punon për të!!
      shqipëria ka pasur një shkollë për oficerë të shërbimit sekret,shkolla e saukut,e shëndruar në shkollën e policisë!pra zgjedhja në detyra drejtuese të njerëzve që nuk kalojnë nga ajo shkollë,është shumë e dyshimtë!!e dyshimtë është që një universitar i matematikës,të përfundojë në zyrat më të rëndësishme të shërbimit shqiptar direkt pas dipllomimit për matematikë,për mua do të thotë shumë!!
      ka shumë pisllëk në këtë mes!!si ka mundësi që të mos zgjidhet një oficer që ka mbaruar shkollën e policisë sot,ose një që ka mbaruar shkollën sigurimit dje,por në vënd të tij të vendoset një civil pa ASNJË përvojë dhe pa asnjë lloj arsimimi profesional agjenturor!!
      na paska bërë disa kurse!?
      shkoni mor pirdhuni!!
      kjo qelb që larg!!kjo ndyrësirë paska kohë që ka qelbur!!ka 21 vjet!!
      po të ishte një ngjarje e njëjtë si kjo në SHBA!?
      do të ishte ngritur komision parlamentar për ta hetuar,jo vetëm propozimin për emrimin e sotëm,por dhe se kush e ka futur në atë vënd të rëndësishëm 21 vjet më parë!!

      Reply to this comment
  18. Loni November 3, 17:09

    Zoteria me pseudonim Loni,
    Me vjen keq por emri im eshte Loni, keshtu qe ben mire te gjesh nje pseudonim tjeter. Pra hajduti je Ti.:))
    Loni pe verteti

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*