Dy fjalë për llojet e ligjeve

November 13, 2015 15:29

Dy fjalë për llojet e ligjeve

Dërguar me Email

Në adresën e redaksisë

Çfarë kërkojmë? Natyrisht që t’i përgjigjesh kësaj nuk mjaftojnë 365 ditë në vit. Por në mënyrën më të shkurtër të mundshme: Kërkojmë zbatim ligji. Jam plotësisht dakord. Ku ka zbatim ligji, ka liri, e njeriu ndjehet i sigurt për të nesërmen. Po ç’ndodh te ne?

Për 25 vite rresht ne jemi mësuar të flasim 24 orë në ditë për ligje. Mirëpo një ligj duhet të diskutohet një ditë e të zbatohet 364 të tjerat. Ne me këtë nuk jemi mësuar. Edhe e kërkojmë, edhe kurrsesi nuk duam të zbatojmë atë që e kërkojmë po vetë. A nuk duket pak absurde? Dikush thotë që duhet zbatuar ligji, po pak më “ëmbël”. Në rast se “ëmbëlsia” është shkruaj e mos zbato, atëherë çfarë dreq ligji është ky? Na ka rënë të gjithëve rasti të kërkojmë ndihmën e tij. Nuk mund të ketë dy ligje. Një kur e zbatoj unë, e një tjetër kur e zbaton komshiu. Ndërsa dramaciteti i burgimeve për një kupon apo ndonjë gjë tjetër më duket thjesht një mjet për ndonjë përfitim politik apo ndonjë tentativë për konfuzion. Them që të gjithë ne kemi detyrimin qytetar të ndihmojmë për të instaluar një shtet ligjor. Shpresoj që edhe qeveria të përdorë maturi në përshtatje me mentalitetin aktual. Profeti

November 13, 2015 15:29
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*