Dy foto për portalin e Kryeministrisë dhe Bashkinë e Kavajës

August 28, 2018 10:33

Dy foto për portalin e Kryeministrisë dhe Bashkinë e Kavajës

Po ju përcjell dy fotografi, fiksuar afër fundit të rrugës “Skënderbeu” në Malin e Robit. Një varg kazanësh mbeturinash që zënë gati plotësisht korsinë e rrugës, kazanë që grumbullojnë thuajse të gjitha mbeturinat e plazhit.

Mbeturinat, veçanërisht ata perimesh të kalbura e mbetje kuzhine rrjedhin mbi asfalt duke krijuar një shtresë që kutërbon erë  e poqe se afrohesh për të hedhur në kazan mbeturinat tuaja këpucët apo pantoflat të zhyten në llucën që rrjedh nga kazanët.

Kazanët duke u vendosur në rrugë, duke bllokuar gati plotësisht korsinë mund të bëhen burim aksidenti. Mbeturinat, rrjedha e lëngut shpërndarë në asfalt përbëjnë burim të madh infeksioni dhe sëmundjesh. Shto këtu edhe kopenë e qenve që futur nëpër kazanë i shpërndajnë mbeturinat në një rreze të gjerë.

Është e domosdoshme, para se të ndodhë ndonjë aksident apo ndonjë epidemi, kazanët të vendosen konformë rregullave higjienike, jo në asfalt por në një xhep  ku rrjedha e lëngjeve të disiplinohet.   Vendi duhet çdo ditë të lahet me ujë me presion dhe të bëhet dezinfektimi.

2-Në linjën e rrugës “Skënderbeu” ka marrë formë një kanal i betonuar. Kanali përfundon tek ura në një rrugë paralel me të. Atje, nën urë, është bllokuar me dhera dhe uji është amulluar dhe nuk rrjedh.

Uji ka marrë ngjyrë të errët dhe është bërë fole infeksioni. Është e domosdoshme që të pastrohen dherat në urë që uji të rrjedhë. Kjo domosdoshmëri është e lidhur edhe me një rrezik që në rast shiu (si në pranverë) kanali të tejfryhet duke e shndërruar tërë hapësirën në një gjol.

3 – Banorëve të Malit të Robit, në faturën e ujit u ka ardhur edhe taksa e banesës kur kjo duhet të fillojë në janar 2019. Taksa ka ardhur e njëjtë për të gjithë, si ata që kanë sipërfaqe banimi 55-60 metro katrore si ata që kanë sipërfaqe banimi 100 e më shumë metro katrore. Kjo është në shkelje të ligjeve dhe të barazisë së njerëzve. Shpresoj që të ndërhyni sa më shpejt, pa ndodhur ndonjë aksident apo epidemi.

Abdurahim Ashiku

Gazetar, Mali i Robit, Gusht 2018

August 28, 2018 10:33
Komento

6 Komente

  1. Arben August 28, 15:41

    tja japesh te gjithe fondin e bashkive lalidhjerit, nuk ka si

    ndodh ndryshe.

    Reply to this comment
    • romeo August 28, 22:54

      Pordhali i kryeministrise as qe do t’ia dije se per cfare shkruan zotrote,se ai pordhal eshte csajuar vetem per mashtrimin e njerezve dhe tre te huajve gjoja se Rama eshte demokrast liberal,qe i plasi…TRAPI per popullin!

      Reply to this comment
      • Arben August 30, 19:40

        ProblemI tek ne eshte se nuk Po I plas me popullit per popullin, Po politiqenet njesoj Jane kudo, gje shesh e be pershesh

        Reply to this comment
  2. Adih August 28, 17:06

    Qe te gjithe keta “PRONARE” kane ndertuar pa leje ,ku kane prere pishat qe i ka mbjelle italia ,dekata me pare . Ka qene perle ,kur ishja i vogel . Por tani beton ,beton ,beton e hale ,por kujdes ato kater hotelet e I Metes ,ne rrjeshte te pare ,ndonese me emerra te tjere ,se kavajsit llapin . Kurse Rama ,me ate Lame ,lamashin i legalizuan me letra higjenike ,te gjithe mafjes se politikes ,kurse i nderprene per popullin e pa perkrahur dhe aktualisht ,shkeles se ligjit . Pyesni , do i vije radha e Vettingun …Te presim dhe te shpresojme . Por dardha e ka bishtin mbrapa thote populli i zgjuar .

    Reply to this comment
  3. shvejku August 28, 22:52

    Kjo qe tregon gazetari eshte lule para kazaneve te plehrave,qe mbulojne tre gjithe Yzberishtin (KMY) Tirane,zone me 50 mije banore qe jetojne si ne gazermat e ushtrise pa asnje kusht tjeter jetrese,pervec shtepive te banimit!
    Edhe ne kampet e internimit ne Aushvic,vetem fjeta dhe ushqimi garantohgej,se te tjerat nuk merreshin me mend!
    Rama dhe kryebashkiaku Veliaj e turullosen trurin e qytetareve tre Tiranes me rrugica,cerdhe,bojatisje,kende lojrash vetem atje ku u intereson e ku u behet reklame!
    Nuk kane lene rrugice te lagjeve te pa legalizuara pa shtruar,ndersa ne Yzberisht,me vetem pallate 9 kate,nuk ka asnje cerdhe,kopesht,shkolle,kend lojrash,lulishte,rruge te shtruara etj!
    Veliaj i ka diskriminuar banoret e Yzberishtit si dikur Hitleri te burgosurit ne kampeve te internimit!

    Reply to this comment
  4. Plaku August 30, 20:55

    Turp i botes shkatruat golemin pishat aty ishte parajsa e gjelberimit e bote beton palloshi i gjate thote e Boni saliu likja thote e Boni Rama do te thote qe Jane tè gjithe hajduta mire bojani ktij popullit budalla qe akoma beson e majta e mire dhe e djathta e keqe Jane hajduta te dy palet o popull

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*