Dy gazetarët investigativë: Jo vetëm trafik droge, Ndroqi i lidhur me Abdulselman Turgut i skeduar për terrorizëm. U zhduk pas arrrestimit me firmën e Gjin Gjonit

August 4, 2020 14:22

Dy gazetarët investigativë: Jo vetëm trafik droge, Ndroqi i lidhur me Abdulselman Turgut i skeduar për terrorizëm. U zhduk pas arrrestimit me firmën e Gjin Gjonit

Pak kush e ka të fiksuar emrin e turkut Abdulselam Turgut (Yunus), por mjafton të sjellësh në vëmendje zbërthimin e një celule që do të kryente sulme terroriste ditën e Sulltan Nevruzit, ndaj iranianëve të MEK në Shqipëri, apo një vendim të gjyqtarit Gjin Gjoni për një shtetas turk dhe kujtesa nis të pastrohet.

 

Emri i tij, por edhe disa të tjerëve del nga hetimet e SPAK-ut, pas vendimit për sekuestrimin e pasurive të Ylli Ndroqit, emër pas të cilit fshijej Xhemail Pasmaçiu, i dënuar dhe nën hetim për trafik ndërkombëtar droge.

Miqësia e tyre nis vite më parë, për t’u bërë ortakë në biznesin e drogës në vitin 1998 në Turqi, atëherë kur Pasmaçiu ra në rrjetën e Drejtësisë turke bashkë me emra të tjerë shqiptarë dhe turq.

Tashmë SPAK, në ditën e gjykimit për Presidentin e “Ora News”, teksa liston 26 prona të paluajtshme, nxjerr atë çka përflitej prej kohësh nën zë nga politika, mediat, gjyqësori apo edhe opinioni, por jep dhe emrat e personave të arrestuar në Turqi me Ylli Ndroqin.

Në datë 02.09.1998 nga ekipet e sektorit kundër narkotikëve (….), për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike, janë sekuestruar 30.5 kg lëndë narkotike heroinë dhe janë arrestuar në flagrancë shtetasit Ismail Cira, Musa Kazim AY, Fatmir Sofia, Hekuran Hoxha, Cevdet Sahin Balcilar, Abdulselam Yunus dhe Ylli Ndroqi, i paraqitur me emrin Xhemail Pasmaçiu…”.

Xhemail Pasmaçiu arriti ta hidhte pas shpinës, të shkuarën e tij edhe falë lidhjeve me politikanët shqiptarë, duke dalë në publik si President i Ora News, Konsull nderi i Meksikës, biznesmen i suksesshëm etj.

Por, gjurmët e tij nuk arritën të mbulohen 100 % pasi investigimet mediatike, rrjedhja e informacionit, rivaliteti apo çdo referim tjetër që mund të japim e nxorën tashmë “zbuluar” për të gjithë.

Firma e Gjin Gjonit apo Alaudin Malajt, tashmë të larguar nga sistemi i drejtësisë, për lehtësimin e dënimit të turkut Abdulselam, teksa ky i fundit kërkohej me ngulm nga Gjermania me qëllim ekstradimi si trafikant droge, riktheu debatin, për interesat që fshiheshin pas një vendimi kaq të guximshëm nga gjyqtari shqiptar.

Gazetarët Klodiana Lala dhe Artan Hoxha, ishin ata që  hodhën në publik faktet e para.

Klodiana Lala gati një vit më parë shkruante për një biznesmen me dy emra që kishte ndërhyrë në këtë vendim.

Adbulselam Turgut u lirua vite më parë nga Gjykata e Apelit me masën e arrestit shtëpiak, në një kohë që në Shqipëri nuk kishte adresë. Lirinë ja mundësuan miqtë e tij shqiptarë që paguan miliona. Dosja e tij në Policinë e Shtetit u rihap dy vite më parë dhe një portal shkroi për disa detaje. Për këtë shkak u pezullua nga puna edhe një oficere, me dyshimin se zbuloi të dhëna sekrete. Në fakt, nuk ishte ajo që e nxori sekretin. Atë gjë e bëri dikush tjetër. Zhurma u shua shpejt, sepse mesa kuptova sërish ai bosi me dy emra veproi në mënyrën e tij. Tani ky trafikanti na rezulton i përfshirë me rrjet terrori. Te Krimet e Rënda ka një dosje të hershme për këtë. Pyetja është: A po hetohet biznesmeni dhe lidhjet e tij me politikën?”, citonte gazetarja Klodiana Lala.

Ndërsa Artan Hoxha, teksa jepte të dhëna për Turgut zbulonte ndër tjera si nisi hetimi për celulën e drogës në vitin 1998, përmes gjurmimit të një futbollisti me origjinë shqiptare, lajm të cilin e ka pasqyruar edhe gazeta turke Hurriet, ndërsa i ka kushtuar në emisionin Xhungël dikur edhe një investigim ku prek anën tjetër kriminale, atë të terrorizmit islamik:

Abdulselam Turgut ka qenë nën hetim për trafik droge për qëllim ekstradimi drejt Gjermanisë. Historia nis që në vitin 1998. Gjatë një operacioni të policisë turke u godit një grup shqiptarësh që merreshin me biznes. U ra në gjurmët e tyre duke u ndjekur një futbollist me origjinë shqiptare, i ikur herët, që u kap me 30 kg heroinë. U arrit të kapet një episod nga policia turke me 190 kg heroinë që ishte porositur në Turqi dhe do vinte në Shqipëri në rrugë tokësore. Roni i Shijakut ka qenë i arrestuar në Shqipëri e Itali për trak heroine. Është i përfshirë në fushata elektorale të forcave politike në Shijak. Krimi nuk ka ngjyrë politike, ka marrë pjesë në fushata të ndryshme..”, deklaronte Hoxha.

Në deklaratën e drejtorit të Policisë, Ardi Veliu në 23 tetor të vitit 2019, për zbulimin e celulës terroriste, gjenden shenjat e lidhjeve të Abdulselam Turgut me Ndroqin, por qendërzimi i suksesit të parandalimi i një sulmi terrorist e eviton degëzimin te ish-rrjeti i narkotikëve dhe informacionet publike në lidhje me rastin e Turqisë ku është përfshirë Ndroqi.

TURGUT ka gjithashtu lidhje të vjetra me krimin e organizuar në Shqipëri. TURGUT është liruar nga një burg në Turqi në fund të vitit 2018. Në vitin 2011, TURGUT është burgosur gjithashtu në Shqipëri me akuza në lidhje me trafikimin e dyshuar të rreth 1 ton heroinë, por u arratis nga vendi duke përdorur një pasaportë false, pasi gjykata ndërroi masën e sigurisë nga “Arrest në burg” në “Arrest shtëpie”, deklaronte Veliu.

Por tashmë gjithçka është e qartë, e zbërthyer dhe e vërtetuar. Për Ylli Ndroqin (Xhemail Pasmaciun) ka vetëm sekuestrim pasurie dhe vendime publike si trafikant droge, ende askush nuk ka marrë seriozisht apo të hetojë lidhjet e tij me personazhe të botës së krimit akuzuar për terrorizëm.

August 4, 2020 14:22
Komento

20 Komente

  1. H August 4, 14:35

    Ata vjefhin, grabisin, vrasin dhe degjenerojnë kombin , ju I numroni pasuritë. Hajde investigatorë hajde.

    Reply to this comment
    • reaktor August 4, 15:46

      Gazetaret e kane bere punen e tyre.
      Tani i takon Prokurorise.
      Pastaj Gjykata.
      Sh mire bejne qe “ua numerojne”.
      Punen e tyre bejne
      Ta bejne dhe t tjeret

      Reply to this comment
      • Raimond vlonjati August 5, 03:49

        Po boll ore qelbesira,po na flisni per parate e droges te nje individi qe nuk i ka bere asnje dem ekonomise sone, qe i ka nxjerre ato para duke vene jeten ne rrezik,

        Nderkaq ju mbani ne Krye te Qeverise nje hajdut qe e mbushi komplet Shqiperine me droge,
        cep me cep,
        qe vellain e tij e akuzoi Sherbimi Skeret Gjerman per trafik Heroine , ku kishte edhe Laboratorin e Heroines ,

        Plus pastaj qe ky qe keni ju ne Krye , ben jo vetem drogen ,
        por ky vjedh ne menyre te tmershme more, sepse ky e shtron 1 Km ruge per 20 Milion dollare

        Si keni sy e surrat te beni ju te ndershmin more , Njerez te piste , pa dinjitet, skllever te qelbur
        qe mbani ne krye nje Hajdut te papare ne Europe,
        qe vjedh cdo gje cdo gje ,
        absolutisht cdo gje,
        biles edhe ne tenderat e brekeve te ushtarve ..

        Reply to this comment
        • Suljoti August 6, 11:04

          Sa i mençur qenke more Raimond. Ku e oaske bere gjithe kete shkolle. Ku paske pare ti qe droga nuk sillka deme?! Te gjithe duhen denur si trafikanti ashtu edhe ai politikan qe favorizon trafikantin. Po te ishte luftua droga sistematikisht qe ne fillimet e demokracise do te kishte me shume biznese te mesme dhe te vogla dmth me shume ekonomi. Me oak varferi. Shtresa e mesme dhe e varfer do te kishte tjeter stad ekonomie.

          Reply to this comment
  2. ku je mer saleh Brrishi i Pillit te Lalzit - Muta asht aty ? August 4, 14:39

    PD-LSI

    eshte nji bnde Terroristesh dhe kte e dijne tashme

    jovetem te huajt por edhe vet shqiptaret


    Ka te dhen te qaartaa qe qeverria PD lsi Rrekrutoi
    dhe nisi ne Siri shqiptare ne kembim te pageses

    etj marifete te ndyra .qe SHISH sot hesht – perse vall ?

    Reply to this comment
  3. Zigur Qarri August 4, 14:59

    Arrestimi i Ylli Ndroqit eshte hakmarrje e Qeverise per kundershtaret.Askush nuk eshte pyetur per parate e pista nga Qeveria”rilindase”,nese nuk ka pasur akuza jasht Shqiperise.Gangsteri D’Rama propozoi ligjin për amnistinë fiskale,per te mbledhur miliardat e pista.
    Mbi 90% e Hoteleve dhe Pallateve ne bregdet,jan ndertuar me para droge,dhe askush nuk don tia dijë! Arrestojeni!Arrestoni miqt e Vangjush Dakos,Avdylajt e dosjes 339,kriminelat qe e kan te gjith pasurine me droge!Drejtesia shqiptare eshte “drejtesi”politike qe vepron ne menyre selektive,me urdher te Edvin Escobar D’Rames qe duhet te ishte arrestuar i pari nga SPAK.

    Reply to this comment
    • Dajti August 4, 20:48

      Të paska djeg keq b…! Po pa behu i fortê se je burré e ska lezet ! Hajde tani ! Mos u qurravit kshu ! Sekuestrimet sa kan fillu ! Po do vazhdojnê me sandron e klanit, me çimin e syrit ,me liken e salén ! Po ti po u veremose qysh tani me yllnê , po ja fuske vetes kur ti vihet shiriti gjirit lalêzit !. Kadal-kadal ! Tik-tak…..

      Reply to this comment
  4. Rustemi August 4, 15:07

    Gjygjtaret e Saliut, Gjin Gjini me shoke shume.

    Reply to this comment
  5. intelektuali August 4, 16:02

    Kesaj tele-novele enveriste me me Poliagjente e Teorriste dhe me Drejtesi gazetareske i mundon vetem:

    XHEVDET MUSTAFA

    qe:

    Historia e drogaxhiut dhe poliagjentit terrorist, Ylli Ndroqi te dukej njesoj si historia e Poliagjentit Kadri Hazbiu, ne Kohen e Qepes te Partise se Punes

    PO KU ISHTE SHTETI ENVERIST QE NGA 1998 DERI ME SOT QE E LA TE LIVADHISE ME MEDIAN PRIVATE TV PRONARIN POLIAGJENT TERRORIST DHE DROGAXHIUN, YLLI NDROQI?

    Reply to this comment
    • BLACK SWAN August 4, 17:11

      eh, jo s’ka shtet…s’kemi çe duam shtetin ne,
      neve na duhen vetem llogjet me koleka e xhevdeta.
      se ne fund te fundit kujt i plasi kush eshte Ylli N’dreqi ?
      ai vetem bie thase me para e vendos ai kush behet deputet, inxhinier, doktor, konsull, ku do ndertohet unaza, ku teatri, ku pallati…po ç’rendesi ka…
      ai eshte media e lire, lufton “diktaturen”… paguan dhe Sonilen te fryje me shume buzet, qe te dale te teatri dhe tu sulet aktoreve, qytetareve, ambasadoreve, se po i mbyt diktatura…
      se di kafexhiu driteshkurter i Tajvanit qe dhe ato llogjet me “nipin e aranit çeles” fabrikohen nga thaset e parave e perdorin ca leshko mediatik qe dalin aty e thone “gjyshi im u pushkatua nga gjyshi ktij” …
      nuk e di kafexhiu driteshkurter i Tajvanit qe njerez si ky marrin peng shtetin dhe zbojne gjithe njerzit e ndershem si dhe i kane zbuar duke lene aty vetem saliun dhe kafexhiun.

      e mban mend ate idhullin tend si ju sul ktij gazetarit me siper ? e ka quajtuar agjent te sigurimit. Une dhe Artan Hoxha kemi nje moshe, 14 vjeç ishim kur ra sistemi…nuk u bem dot agjent… por gjuha vete ku ju dhemb dhembi ty dhe atij.

      Reply to this comment
    • Zigur Qarri August 4, 20:14

      Nuk te zhgenjen halektuali me idete e tij te ndyra shqupise dale prej gojpusetes se Salikriminelit.

      Reply to this comment
  6. Nuk e besoj qe mund te kete ndonje te ndershem ne keto 30 vjet August 4, 16:14

    Te gjitha jane rrena or taj.
    Ndigjoni mue sali sheqere berrisha ,zigur qarri e trushplaret e pedhit…
    Pasuria e xhebrailit eshte kristal e paster se ka paguar sypeshkaqenin qe pushon neper ishuj…
    Keto jane sulme politike

    Reply to this comment
  7. Filoeuropiani August 4, 16:56

    Cdo gjë të çon tek Saliu.

    Reply to this comment
  8. marrezia e Rames - gjoba e Bekettit ne Strasburg August 4, 17:15

    Kjo histori ka nisur si ajo e Bekettit. Dashte zoti mos ta kete dhe fundin si ajo histori…

    Reply to this comment
  9. Arben August 4, 17:21

    Këta të mek që mbajmë në allbania janë terroriste, hapni sytë o milet.

    Reply to this comment
  10. tomorraku August 4, 18:44

    Prandaj qenka shqetesuar kaq shume “qytetri dixhital”,se ju rrezikoka jo vetem Ndroqi ,por edhe Gjoni!Ndroqi (Pasmaciu) ne krye dhe vet Saliu dhe, corapia u cthur!(Rend or rend…….rend e u thuaj , se u cthur ushtri e huaj)

    Reply to this comment
  11. Alleanca per mbrojten e tallashit August 4, 20:19

    Per INTELEKT-U-HALE.
    Zgjidh ndonje pseudonim tjeter,se ofendon termin intelektual.
    Or tej,intelektual,fshati qe duket sdo kallauz.
    Cdo shqiptar e di qe behet fjale per Xhemal Pas-ta-qiu-n.
    Ca ka ketu per tu indinjuar dhe share?
    Nje person qe ka kryer nje numer te konsiderueshem veprash penale.
    Une dhe jo vetem,jam i bindur qe pothuajse te gjitha mediat dhe pothuajse Bisneset e medha jane te perlyera.
    Poooor diku duhet te filloje pastrimi.
    Dikur edhe ndertesa me solide bie,po i hoqe pak nga pak cdo dite nga nje gur.
    Sado i zoti te kete qene arkitekti(Sali Brek’skisha)

    Reply to this comment
  12. Dauti August 4, 21:02

    Heeee. Uran Kostreci, me nofken intekektuali, te shkoi mendja te Kadri Hazbiu, he qen! Ai ti dinte te gjitha ty. E kam thene kaq here, o spiun qe vjell tere diten te faqja e gazetes se nerume Dita.
    Ka rene covidi poshte Kodres se Diellit. Po ty nuk te merr, se po u pleks me ty, i iken fuqia.

    Reply to this comment
  13. edi August 5, 07:55

    Daut,ti qenke njeriu me i zgjuar ne gazeten dita.Si ka mundesi qe e zbulove se kush eshte Intelektuali !Te falenderojme per punen qe ke bere,HAJVAN .

    Reply to this comment
  14. alphade August 5, 16:19

    Me gjeni nje vend te botes my kriminelet e droges te mbrohen nga nje banditet me pushtet si binomi Mafioz
    Berisha-Meta….. !!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim