Dy gjëra që duhen bërë sipas Bill Gates për të rikthyer normalitetin

March 19, 2020 20:41

Dy gjëra që duhen bërë sipas Bill Gates për të rikthyer normalitetin

Shumë gjëra që i ka thënë botës bashkëthemeluesi i “Microsoft”, Bill Gates, kanë rezultuar të vërteta, përfshirë edhe parashikimin për virusin që ka frikësuar tokën.

Dhe ndërsa njoftoi se do të bënte një komunikim online ku njerëzit mund ta pyesnin për gjithçka, shumica e tyre ishin kuriozë të dinin ndonjë informacion apo mendim që mund të kishte ai për koronavirusin.

Ai tha se nëse merren dy masat e duhura, testimi dhe izolimi, atëherë vendet mund t’i rikthehen normalitetit për 6-10 javë.

Duhet të rrimë të qetë. Edhe pse është një situatë e paprecedentë. Ajo që ndodhi në Kinë është skenari më kritik që kemi. Ata u izoluan dhe ishin në gjendje të zvogëlonin numrin e rasteve. Ata e shmangën përhapjen e infeksionit më tej. Nëse një vend bën një punë të mirë në dy fronte – në testimin e njerëzve për virusin dhe zbatimin e kufizimeve – atëherë brenda 6-10 javësh ai vend mund të ketë shumë pak raste të reja dhe do jetë në gjendje t’i kthehet sërish normalitetit”, tha Gates.

Bill Gates i qëndroi ide së shprehur edhe më parë se bio-terrorizmi mund të vrasë miliona njerëz, por ne jemi të papërgatitur

Ai shtoi se vendet e pasura janë më të goditurat tani, por pasojat në vendet në zhvillim do jenë gjithashtu shqetësuese.

“Shqetësohem për të gjitha dëmet ekonomike, por akoma më keq do të jetë mënyra sesi kjo do të ndikojë në vendet në zhvillim, të cilat nuk mund të bëjnë distancimin shoqëror në të njëjtën mënyrë si vendet e pasura dhe aftësia spitalore e të cilëve është shumë më e ulët” – tha ai.

Një nga këto vende me vetëdije të ulët mbi rrezikun është edhe vendi ynë.

e.r/dita

March 19, 2020 20:41
Komento

6 Komente

  1. Lili March 19, 20:57

    Nje njeri kontaminon 4 te tjere direkt e deri 200 njereze indirekt sipas kontaktet qe ka
    Ne qofte see zvogelojme numerin e njerezeve qe takojme ne nje bje shperndarja , ne dy vazhdon ne tre e siper shumezohet! Pra per dy jave mos te takojme askkend qe te zvogelojme rezikun!

    Reply to this comment
  2. Zgalem March 19, 20:59

    Ky eshte shkencetari me i m madh i ketyre kohrave te trazuara . I ka te gjitha ne shkalle te larte , inteligjencen dhe prirjen per pasuri . Zgalem

    Reply to this comment
    • Lejleku March 19, 22:25

      Ti Zgalem je me gomar se Et´hem Lalaj.

      Reply to this comment
      • Eagle March 20, 01:40

        Bill Gate bashke me Sorros financoi kete virus qe te ofrohej vaksina me chip Sateliti. Ky plehra punon per venien e Botes se Rendit te Ri te kontrolluar nga Cifuter

        Reply to this comment
      • anticensurë25642654 March 20, 11:32

        lejlek
        janë në garë e sipër!!
        nuk i dihet se kush fiton!!
        gomari madhor ka pak avantazh,por mosha e zgalës ka përparsi!!
        jemi në pritje të finishit!!
        duhet përdorur fotografi!!
        të dy po bëjnë maksimumin për të fituar kupën perj muti!!
        titulli më i lartë për idiotër!!

        Reply to this comment
  3. Genti March 20, 11:05

    Duan tu vaksinojne si delet, duke ju shitur nje rrezik virtual bioterrorizmi. Me sa duket terrorizmi Islamik i implantuar qe nga vitet 2001 po kthehet tashme ne bioterrorizem global. Te shohim te shohim se ku do ta nxjerrin koken ne kohen ne vazhdim. Nuk eshte vetem vaksinimi, por shume gjera te tjera te erreta per njerezimin, fshihen pas kesaj epidemie propagande me koronaviruse.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim