Dy gorilla rezultojnë me koronavirus, rasti i parë i infektimit të majmunëve me COVID-19

January 13, 2021 23:41

Dy gorilla rezultojnë me koronavirus, rasti i parë i infektimit të majmunëve me COVID-19

Të paktën dy gorilla në kopshtin zoologjik të San Diegos në Kaliforni u infektuan me koronavirus. Gorillat jetojnë si familje, kështu që të gjithë anëtarët janë të ekspozuar ndaj pandemisë, thonë zyrtarët e kopshtit zoologjik, shkruan RTK.

Dyshohet se kafshët janë infektuar nga një anëtar asimptomatik i stafit, ndërsa ky është rasti i parë i njohur i infektimit me Covid-19 të majmunëve.

Një test paraprak brenda grupit tregoi praninë e virusit dhe Laboratori Kombëtar i Shërbimeve Veterinare, konfirmoi të hënën rezultatet pozitive. Mbetet ende për t’u parë nëse gorillat do të kenë ndonjë komplikim serioz nga koronavirusi, por ato po monitorohen nga afër.

Rasti i parë i njohur i infektimit të një kafshe ishte një tigër malajas në kopshtin zoologjik Bronx, i cili doli pozitiv për koronavirus pasi tregoi vështirësi në frymëmarrje.

Veterinerët sqarojnë se rreziku i infektimit midis kafshëve të kopshtit zoologjik dhe vizitorëve, ndërkohë, është i ulët për shkak të mungesës së afërsisë.

h.b/dita

January 13, 2021 23:41
Komento

2 Komente

  1. Me ne fund Gorillat e Shpelles infektohet January 14, 08:45

    salih berisha & muti kokpalare (president)
    njoftohet te jen infektuar me Covit-19

    se shpejti do kemi njoftime te reja

    Reply to this comment
  2. eliot alderson January 14, 09:09

    opaa dola dhe mutacioni nga gorillat…
    ska per te mbaruar ky muhabet sipas ketyre, ketu do jemi…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim