Dy gra zëvendësojnë Tahirin në PS

October 31, 2017 19:54

Dy gra zëvendësojnë Tahirin në PS

Elisa Spiropali pritet të jetë deputetja që do të zëvendësojë Saimir Tahirin në postin e Koordinatorit Kombëtar për Bashkëqeverisjen.

Ndërsa Kryetare e PS për Tiranën është Blerina Gjylameti. Kryesia e Partisë Socialiste është mbledhur pasditen e sotme për të diskutuar mbi lëvizjet e ndodhura ditët e fundit në parti. Në mbledhjen e kaluar të grupit parlamentar, kreu i partisë Edi Rama, njoftoi largimin e deputetit Saimir Tahiri nga grupi, deri në zbardhjen e së vërtetës. Sakaq, atij iu hoqën edhe funksionet e tjera në PS.

Saimir Tahiri ishte kreu i Partisë Socialiste për Tiranën, dhe Koordinator Kombëtar për Bashkëqeverisjen.

Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Partisë Socialiste, do të diskutohet dhe më pas do të vendoset për emrat që do të zëvendësojnë Saimir Tahirin në këto poste.

Ndaj deputetit Tahiri, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimet për implikimit të emrit të tij në dosjen e përgjimit të bandës së Habilajve.

October 31, 2017 19:54
Komento

3 Komente

  1. perkthyesi October 31, 20:01

    E them me plot bindje se Gjylameti eshte teresisht e paafte per te drejtuar PS e Tiranes, sepse nuk ka zgjidhur asnje problem te zona ku eshte deputete (Njesia Nr 4). Jam nje banor i kesaj njesie, dhe kete e deklaroj me plot pergjegjesi! Per mendimin tim, eshte zgjedhje e gabuar!

    Reply to this comment
  2. Social Rilindasi October 31, 20:24

    Mire e ka mendu Rama, vetem me gra mund te zevendesohet Tahiri. Vetem ato e bejne punen e tij…

    Reply to this comment
  3. Pjeter November 1, 01:01

    I nderuari Thano,pershendetje.Duke degjuar S.Tahirin se nuk i kam sjelle asnje dem P.S.,habitemi me kete mendjelehtesi te tij.Eshte e vertete se nuk e ka moshen per te qene burre por kjo parti e burreroj.E po kjo parti ka burreruar edhe te tjere siq eshte rasti i Majkos,Metes etj.C’far priste Tahiri qe t’i sillte tjeter P.S.-se?,nderkohe qe u qorolleps bota per gabimin njerezor te tij,?E.kane marre lehte te gjithe politikane kete shprehjen gabim njerezor!Jo ore jo,sejcili e ka koken mbi shpatullat e tij,e koka ka mendjen brenda.Edhe te besh ndonje gje pa menduar edhe mbi vehten eshte e denushme,pale,pastaj t’i sjellish dem shoqerise dhe shtetit!Detyra e Tahirit ishte e rende per moshen qe ka,por mbasi merret persiper ajo duhet realizuar.Themi kete,se nuk ka qene ne lartesine e realizimit,kjo e faktuar me drogen ne c’do cep te vendit.Duhej te kuptonte se thirrjet e Berishes per mosbindje civile dhe armatosje te popullit, arma e politikes se mbjelljes droges ishte.Dihet se Berisha ngren furtune ne gote te cilin,me kete rast e favorizoj Tahiri qe i shtiu t’merrin edhe femijes ne barkun e nenes me kete anomali pafund.Socialistet i beri te ulin koken,pasi me fitoren qe arriten ne votime prisnin shume nga partia e tyre e jo te neperkembeshin per ate gabimin njerezor te Tahirit.Me kete veprim,karrjeren politike e ka te veshtire ta arrij mbas kesaj teposhtje edhe ne rast se mbyllet me kaq,pasi qeni i keq kur te turret, o mishin o leshin ta heq,dhe si i thone nga anet tona,atehere shkove per lesh.Socialistet jane te urte dhe te duruar por udheheqja e tyre te pakten t’i respektoje duke mos bere gafa te tilla,se,hajde e duroje opoziten fatzeze mbi shpine sepse nuk ka c’fare te humbasi dhe rremuje don,duke rrokullisur gure sa e si te mundet mbi ato qe i vendos perpara.Urime,miku i juaj pambarim,Pjeter Bubaj.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*