Dy humoreska në një

Arben Duka October 25, 2015 12:59

Dy humoreska në një

FULLANI DHE GJERMENI…
Shtatë miliardë,
nuk quhen-or mik,
si rrjedhim s’përbëjnë,
dëm ekonomik!

Edhe hotel “Dajti”,
që krejt është rrënuar,
aspak si një dëm,
s’duhet vlerësuar!

Këto përfundime,
nuk i nxjerr Arbeni,
në gjyqin e Fullos,
na i tha Gjermeni!

Ky mender Gjermeni,
s’e ha fare thatë,
kur thotë se Fullani,
s’ka punë me paratë!

Mor Gjermen gjyqtari,
të rëntë në lule,
banka mban para,
jo presh e fasule!

Ne në fakt e dimë,
paratë kush i mori,
po aty përgjegjës,
është guvernatori!

Kur humbet një luftë,
s’i nget kush ushtarët,
po Shefi i Madh,
shkarkon gjeneralët!

Shkarkon gjeneralët,
krejt pa hezitim,
dhe ca mund t’i çojë,
gjer në pushkatim!

Të kish ndodhur kjo,
në kohën e parë,
Fullani do shkonte,
drejt e në litar!

Në kohën e parë,
kjo nuk ndodhte kurrë,
se ai sistem,
s’bënte kënd për burrë!

 

 

I VETMI BALLIST TRIM…

Se ngritja e dronit,
atje në Serbi,
duam-apo s’duam,
quhet trimëri!

Kur bën një ballist,
gjithë atë poterë,
për ne që i dimë,
merr një tjetër vlerë!

Dhe një trim të vetëm,
që doli nga Balli,
shteti i Edi Ramës,
në qeli e kalli!

I vëmë rëndësi,
kësaj historie,
se ballistët s’bëjnë,
vepra trimërie!

Ballistët s’i dua,
sot e në fillim,
po ballisti i dronit,
pa dyshim është trim!

Të vetmin ballist,
që ka histori,
them se është gjynah,
ta mbash në qeli!

Gjersa kundër serbit,
dy roje s’i vure,
ai do t’i gjente,
vetë nja dy kobure!

Peticionet s’vlejnë,
me firmë e me vulë,
ndaj duhet të gjejnë,
për të një formulë!

Një formulë që jashtë,
ballisti të dali,
fjala vjen Nishani,
edhe mund ta fali!

Jo se është pa faj,
dhe s’ka kryer krim,
por se mes ballistëve,
është i vetmi trim!

Arben Duka October 25, 2015 12:59
Komento

11 Komente

  1. ballisti October 25, 16:07

    Shum mire e ke Shkruar o Arben Duka, po a thua ti lexojne ato qe duhet ti lexojne, pra ata qe kane ne dore ti rregullojne sadopak Gjyqetaret ne rastin e pare dhe te lirojne Ballistin ne te dytin.

    Reply to this comment
    • hajdari October 25, 19:16

      Sot poeti i Temes
      Dy vjersha ka bere
      Njeren e ka qare
      Tjetren e ka dhjere

      Gjermenjit shum’ bukur
      Ja paska kenduar
      Po ballist mavrine
      Kot e ka ngacmuar

      Gjermenit me sak’
      I takon ne lule
      Ama jo ne balle
      Porse drejt ne tule

      Ballisti i dronit
      S’do marre seriozisht
      Ngado qe ta zesh
      Mbetet thjesht “ballist”

      Si te gjthe koleget
      Neper vrima fshehur
      Me pak trim ne lufte
      Me shume per te vjedhur

      Pleqt’ e pare dikur
      Kane thene te tere
      Po nuk e ngacmove
      Muti nuk vjen ere

      Reply to this comment
  2. shqipe October 25, 18:11

    Ballist Morina trim?!

    Per ballistet dihet,
    s’kane qenur trima!
    Ndaj them’,perjashtim
    S’ben’, as ky Morina.

    U ka mbet nje nofke,
    neper vite tjerrur…
    ” 500.grosh e blinin
    nje vere per t’u fshehur!”

    Andaj dhe Morina,
    nuk del dot nga fisi,
    Packa, se Ben Duka
    e nxjerre sua lisi…

    Qe nga vera fshehur
    ai dronin hodhi
    Edhe kur ja mbathi
    thone,nga frika p…

    Nese, do dil ballas:
    “Serb,jam autori…”
    Mbi djemt’ e shqiponjes
    s’do derdhej zhavorri…

    Mirpo ky e hodhi
    dhe u fut te vendi…
    Dhe sot, Ben poeti,
    me lavde e dendi…

    Nese,do dil ballas,
    bash,si burr i burrit
    Shqipja do e mbante
    palve te flamurit…

    Reply to this comment
    • LOVE October 25, 19:46

      kur nje sistem ngre ne fuqi ca fshatare te reformes agrare
      u jep laps e kalem ne dore ,u shkruan historine per 50 vjet
      e vetmja trimeri qe u meson eshte te ngrene bunkere dhe te spiunojne vellain
      doemos qe keto gjera do shkarrashkruajne .
      historine e ballistave e dini ,ua ka mesuar mire partia dhe nexhmija
      po historine e Mugoshes dhe Popovicit e keni lexuar ?
      “I dashur Miladin , e ndjej shume mungesen tende” fillon letra e Kucedres plak
      une nuk kam ndonje kundershtim me ndjenjat e saj ne fakt ,por me cudit
      qe ka qene kaq perparimtare qysh ne ate kohe
      partizanja e ndershme nga biografia ….
      ” nuk do te kishte ekzistence populli i vogel shqiptar [?] pa ndihmesen e popullit jugosllav ,deklaronte homoja bolshevik ne Konferencen e Parisit
      ateher kur shiti bythen te Stalini ,se juve torollake te shitur ishit
      ballistet mbanin plis me zhgabe ,ju kapelen me yll te Stalinit …
      kaq mjafton per te kuptuar se kush eshte Shqipe me Flamur
      u zgjata ca si shume ,kerkoj falje ,ti me nje rresht do me pergjigjesh ,
      po kam hall se do ikesh nga kjo dynja fshatar injorant ,ashtu si linde
      rrrrrrrrrrrilindja e futi brenda se e ka amanet nga baballaret
      mos ti prishi gjakun kopilave te Josifit ….
      pas shume viteve kur te shkruhet kjo histori ,do thone ….
      “cfare plehra ka mbajtur ky vend per kryeminister ,cfare rrrrrilindjotesh paska qene ai popull qe e zgjidhte ,qe dhe 1 hero kur dilte e benin balte ”
      cfare NEVERIE ,per klasen tende Shqipe !

      ah Bejtexhiu ,se mos harroj …se ti e di qe te kam meak 😛
      nga ai sistem keni ngelur buuuuuuuuura te tille ,qe ju tall Gjermeni i radhes
      ulni koken dhe ngrini fundin e shpines ….

      Reply to this comment
      • shqip October 25, 20:41

        Trimi apo heroi,ja ben buuu…Une e kam thene me lart nga dallon ai nga ky heroi yt!…Jo i trmbur por,i tramaksur….Mirpo, ti dhe pse e kupton kete, sa nje derr,(Me falni), Sa dy dosa bashke,prap,s’ve re c’vjell …
        ………………………………………………………………………………………….

        E dini qysh me thoshe gjyshja mue?… O lo… o Love… Eeeee… A, c’na mun dhe nje here….

        Reply to this comment
  3. Myzeqeja e vogel October 25, 20:04

    Love what the fuck? Fuck yourself ti Sali haleja o Serb prostitute

    Reply to this comment
    • LOVE October 25, 22:42

      aman ti shoku Laluc ,me shaj rusisht
      mos u ngaterro me kete gjuhen e imperialistave …aman ma bej kete nder
      Laluc ,po ta shkruaj ne kllapa ,mos ta degjoj kush
      [fuck eshte nje gje normale ,ja pyet mamin ,do kishe dale ti po mos te ….??]
      nuk ofendohem e kam llafin kur me thua kesi gjerash 😛

      Reply to this comment
  4. demo October 25, 20:49

    Ballist Morina beri ate,qe nuk e bejne dot 3 miljon komuniste.Ja hodhi bomben ne koke serbeve mu ne fuci te zjarrit,kur po ulurinin te masakronin shqiptaret.Ju mori 3 pike serbeve dhe kualifikoi kombetaren ne Evropjan.Me teori konspirative e burgosni jku shkerdhetat e Miladin Popovicit,por ballisti jua beri n`to. Therrisni tani bratsvo-jedinstvo!

    Reply to this comment
    • shqip October 25, 21:44

      Po,por,po te kish qendruar aty dhe t’u thosh serbeve,Ja ku me kini… Do ish vertet heroi,( Kujt po i them dhe une!…),Dhe serbet s’do suleshin mbi djemte tane,si ujqer…Mirpo heroi jua jdhe i lloveve,i’a mbathi u fut verave,sic dini ju te futeni. pra,ai s’e beri ate qe beri Avniu, qe kur i hoqi bythen asaj gjes…, gjyshit te lloves, qendroj ne vend gjersa erdh polcia dhe e mori.Pastaj,sic dhe e dini,u perball me gjykaten atje,fitoj. E mbeshteti gjithe populli shqiptar. Pse s’ngriheni dhe ju,se nuk jeni pak,medemek ta mbroni,qe te fitoj gjyqin dhe t’a beni dhe hero!. Apo,per te pjerdhur,ketu rrotull forumit jeni ju,lovet,market…qe, dhe kur doni ta ndizni,e shuani me par me uje. Kini 70 e 5,vite qe i hidhni uje,uje,uje…

      Reply to this comment
  5. aqo October 26, 06:05

    Ky ballisti I fundit ne intervisten televizive me ballistin tjeter Ylli Rakipi midis te tjerave deklaroi: Mbajtje armes pa leje eshte BURRERI.Ja kjo eshte llogjika e ballistave.
    Turp I madh te merret shteti me nje te arrestuar per arme mbajjte pa leje.Po sa te burgosur jane ne Shqiperi me kete akuze?C’eshte ky diferencim?
    Te marre denimin e merituar sipas ligjit te shtetit.

    Reply to this comment
  6. demo October 26, 09:08

    Ballist Morina me kujton nje luftetar kosovar,qe u shpetoi serbeve dhe kur kaloi piramiden e kufirit u tregoi gishtin e mesit.Serbet qeshen.Ky kosovar doli ne pension ne burgun e Ballshit

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*