Dy ish presidentë republikanë nuk e mbështesin Trump

May 5, 2016 19:00

Dy ish presidentë republikanë nuk e mbështesin Trump

Kandidati republikan për president Donald Trump tha se dëshiron të bashkojë partinë republikane, por ai nuk do të ketë mbështetjen e të paktën dy ish presidentëve republikanë.

George W. Bush, i cili shërbeu për dy mandate para presidentit Obama, tha se ai nuk ka në plan të marrë pjesë, ose të komentojë për garën e këtij viti.

Ndërsa një zëdhënës për të atin e tij, George H. W. Bush u shpreh ish presidenti është larguar tashmë nga politka.

Bushi i vjetër, i cili humbi në zgjedhje ndaj Bill Clintonit në vitin 1992, në 1996 mbështeti kandidatin Bob Dole, në 2000 pa dyshim mbështeti djalin e tij, George W. Bush dhe në 2008 të dy Bushët mbështetën John McCainin, i cili humbi ndaj Barac Obamës. Në 2012 ata mbështetën Mitt Romney-n.

May 5, 2016 19:00
Komento

1 Koment

  1. adri May 6, 01:48

    E kush jua ka pa hajrin busheve.

    Donald Trump eshte Lideri per te cilin ka nevoje jo vetem Amerika por i gjithe Planeti.

    Urime per Donald Trump.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*