Dy K-të…që ndikojnë lidhjen tuaj në çift

October 31, 2017 09:12

Dy K-të…që ndikojnë lidhjen tuaj në çift

Në librin e saj “Komando ti”, Christie Hartman, blogere dhe eksperte në fushën e takimeve të zemrës , ka propozuar një shpjegim shumë të thjeshtë mbi suksesin e një lidhjeje.

Ato që sipas autores janë thelbësore në një lidhje janë dy K-të: kimia dhe kompatibiliteti (përputhshmëria). Janë ato që përcaktojnë fillimin dhe zgjatjen e një lidhjeje

Kimia
I kini parasysh fluturat në stomak, kokën mes reve dhe këmbët në ajër kur takon atë? Është kimia…gjithë ajo tronditje që një burrë ta krijon dhe një tjetër jo. Kimia, shpjegon Hartman, ose është, ose nuk është, nuk ekziston rrugë e mesme.

Zakonisht shpërthen në mënyrë të menjëhershme mes dy njerëzve, por ndonjëherë mund të shpërthejë edhe pas takimeve të para. Kimia që shpërthen mes jush është pikërisht tërheqja që ju shtyn drejt njëri- tjetrit.

Kompatibiliteti (përputhshmëria)

Të jeni të përputhshëm me njëri- tjetrin është thelbësore që një marrëdhënie të funksionojë. Në përgjithësi përputhshmëria mund të përfshijë: pamjen fizike, stilin e jetesës, karakterin, sistemin e vlerave, profesionin, objektivat dhe llojin e marrëdhënies që kërkoni.

Sa më e madhe të jetë përputhshmëria në çift, aq më e madhe është tërheqja që mund të rritet mes jush. ” Shpesh është kimia ajo që bën që një raport të lindi, por më pas është përputhshmëria ajo që e mban të gjallë”.

Por pavarësisht kimisë dhe përputhshmërisë, duhet pasur parasysh edhe faktori kohë.

Ti, ose partneri yt mund të ndryshoni me kohën dhe po kështu mund të ndryshojë kimia dhe përputhshmëria mes jush.

b.m/ dita

 

 

October 31, 2017 09:12
Komento

1 Koment

  1. vfc October 31, 10:04

    ju dinim nji medie pak me te sakte nga te tjerat ,por edhe ju nuk qendrokeni larg tyre ,notoni ne te njetin llume mediatik.
    Eshte skandaloze ne kte shekull ,qe aty edhe per diskutime korrekte qe kan te bejne me ceshtje shoqerore ose kulture arti e letersie ,te censurohen !!!!!!!!!!!!!!!
    Dhe keni surrat e hiodhni ktu tema te tilla ,te marra nga diku X link ,tematika ,qe nuk jeni te afte ,te diskutoni rreth tyre ,por thjeshte te mbushni faqet e medias tuaj . Njerez siperfaqsire ,injorante te pashembullt .Kta jeni te gjithe .Kjo ka per ti kushtuar shume asaj shoqerie te cakorduar e idiote ,qe si ajo letra mbi qendron mbi rrymen e nji lumi. Ju jeni fundi botes ne cdo aspekt te saj . Jeni per boten mediatike te vertete ,plehra e kazanit shqiptare te medias ,Katundare te perjetshem .vfc

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*