Dy kandidatët për Bashkinë e Beratit, takim të përbashkët për shpalosjen e programeve
Kandidatët e mazhorancës dhe opozitës për Bashkinë e Beratit, kanë realizuar sot një bashkëbisedim të përbashkët me qytetarët.
Një takim ky i pazakontë për mënyrën e ballafaqimit të kundërshtarëve politikë në fushata të tilla elektorale, ky bashkëbisedim është ndjekur nga qytetarët të shumtë të Beratit.
Petrit Sinaj i mazhorancës dhe Kasem Mahmutaj i Partisë Republikane, që përfaqëson opozitën në zgjedhjet e 21 qershorit, kanë shpalosur programet e tyre për administrimin e Bashkisë.
Takimi u organizuar nga USAID mbi Programin për Qeverisjen Lokale. Kandidatët ju përgjigjën pyetjeve për problemet e infrastukturës, ndërtimet pa leje në zonat muzeale dhe zhvillimit të zonës, raporton ATA.
Projekti i USAID, Programi për Qeverisjen Lokale, i cili do të vazhdojë deri në vitin 2017 do të asistojë qeveritë loakle, pas zgjedhjeve ku stafet do të trajnohen deri në muajin shtator kohë kur do të konstituohen.
Keshtu kame deshir ti shofe politikanet shqiptare si konkurent e jo si armiq ,ky eshte nje shembull i mire i ketyre dy politikanve qe te mesojn edhe tetjeret nga kita te dy bravo ju qofte vazhdoni me kite kulture .
Duan t’u vjedhin vëmendjen votuesve të njëri-tjetrit. Këtu qëndron hileja. Heheh.