Dy lirika

December 7, 2017 11:50

Dy lirika

 

Merre zemrën time!

Tani s’kemi më,

kohë për dashuri,

merre zemrën time,

dhe bëje qiri!

 

Merre zemrën time,

për ty dhe të tjerët,

syri do një dritëz,

në shtigjet e errët!

 

Ndriço errësirën,

dhe natën e gjatë,

gjithë ato gremina,

që dot nuk i patë!

 

Në shtigjet e errët,

më kujto dhe mua,

merre zemrën time,

se unë s’kam ç’e dua!

 

Nëse hidhërime,

jeta ka këtu,

merre dorën time,

fshi lotët e tu!

 

Që mundimi i jetës,

mos më iki kot,

çdo gjë që të duhet,

nga unë merre sot!

 

Që dhe kur të iki,

mos thonë se jam zhdukur,

se me gaz t’i fala,

gjithçka kam të bukur!

 

Ndaj në shkëmb të skamjes,

s’kam për t’u përplasur,

se kush fal në jetë,

bëhet më i pasur!

 

 

Moj-vdeksha për sytë e tu!

Moj-vdeksha për sytë e tu,

pse-moj-pse nxiton ashtu,

si erë e si suferinë,

e patakse djalërinë!

 

Me një të vështruar syri,

moj-na lojte nga fiqiri,

o moj lulja përmbi lule,

nga mëndje kokës na shkule!

 

Në njëmijë e njëqind mote,

s’lindin dot si puna jote,

gjëkundi s’të gjëndet shoqe,

me vetëtima na dogje!

 

Diell me diell në ballë,

pse-moj-pse na sjell vërdallë,

psa na mbush zemrën me mall,

ti na vdes e ti na ngjall!

 

O ylberi mbi ylberë,

aman të ta puth një herë,

buzën që Zoti ta fali,

aty shpirti të më dali!

 

A.Duka

December 7, 2017 11:50
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*