Dy lojtarë shqiptarë nën menaxhimin e Mino Raiolas

March 14, 2015 09:59

Dy lojtarë shqiptarë nën menaxhimin e Mino Raiolas

Superagjenti i futbollit, Mino Raiola, ka nën menaxhimin e tij edhe dy futbollistë shqiptarë. Raiola shihet si agjenti më i madh i futbollit në vitet e fundit, pasi ka në menaxhim disa prej yjeve më të mëdha të këtij sporti. Paul Pogba, Zlatan Ibrahimovic, Mario Balotelli, Romelu Lukaku, janë vetëm disa prej superyjeve të cilat i përfaqëson holandezi. Por në një listë të postuar nga portali Transfermarkt, bien në sy edhe dy emra shqiptarë. I pari në listë është mesfushori i Olimpiakos dhe përfaqësueses së Zvicrës, Pajtim Kasami. Shqiptari nga Maqedonia është i nënti në listën e më të shtrenjtëve të Raiolas, dhe vlerësohet rreth 4.4 milionë euro. Një tjetër shqiptar në listë është Albian Muzaqi, talenti kosovar i cili luan për Cercle Brugge (i huazuar nga Genk). Sulmuesi 20-vjeçar, i cili ka nënshtetësinë e Holandës dhe atë të Shqipërisë, vlerësohet rreth 130 mijë euro në tregun e transferimeve.

March 14, 2015 09:59
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*