Dy ministra në alarm për zjarret: E paprecedentë, rrezikon sigurinë kombëtare

August 3, 2017 09:07

Dy ministra në alarm për zjarret: E paprecedentë, rrezikon sigurinë kombëtare

 

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe ministri i Brendshëm Dritan Demiraj kanë ngritur alarmin për situatën e zjarreve në vend.

Demiraj dhe Kodheli thonë se zjarrvënia është e qëllimshme dhe kjo konsiderohet si e paprecedentë dhe se rrezikon sigurinë kombëtare.

Ministri Demiraj në një postim në rrjetet sociale shprehet se përgjegjësit do të kapen dhe do dënohen ashpër, ndërsa inkurajon të gjitha autoritetet  që po merren me shuarjen e zjarreve që të shpëtojnë njerëzit dhe pasurinë kombëtare.

Ndërsa ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli  thotë se kjo është situatë thuajse e paprecedentë nga veriu në jug për shkak të zjarreve.

Postimi i Demirajt në Facebook

Te nderuar miq!

I nxehti ka bere qe me vendin tone per tashme dy muaj te kete shume zjarre. Drejtoria e pergjithshme e emergjencave civile, zjarrfikesit, policia e shtetit, forcat e armatosura, bashkite, prefekturat po punojne nate e dite per te vendosur situaten nen kontroll.

Inkurajoj te gjitha keto struktura qe po luftojne me zjarret ne cdo cep te territorit per te shpetuar njerezit dhe pasurine kombetare.

Zjarrevenia e qellimshme rrezikon sigurine kombetare dhe pergjegjesit do te kapen e denohen ashpersisht. DD.

Reagimi i Mimi Kodhelit

Situatë thuajse e paprecedentë nga veriu në jug për shkak të zjarreve. Por më të tmerrshëm e bën fakti që janë të qëllimshëm. Megjithatë FA janë të pranishme kudo, që nga #Llogoraja, #Palasa, #Dukati, #Dajti e deri në #Velipojë.

Forcat e Armatosura të Shqipërisë në krye të detyrës!

August 3, 2017 09:07
Komento

1 Koment

  1. lejlek August 3, 16:06

    Nuk ka vend per thirrje ndrgjegje ne keto ore te nje masakre te paimagjinuar ne pyjet e kullotatt tona edhe per ju” te dashur miq”zjarret jane vetem te qellimshme sepse kurre nuk ndizen vete.
    Nese keto miliona te shpenzuara do te jepen per rojtaret e pyjeve ,kyepleqte te pergjigjen paraligjit ,i plotfuqishmi i zones ka nene kontrollnjerezit e zones dhe shiku e shiu bejne punen e tyre …dhente e dhite nuk do i vene zjarin pyjeve ane e mbane Shqiperise .
    Kjo eshte vecse e qellimshme dhe pik.
    Shkelesit edhe me cigare te denohen ashper , eshte e turpshme qe i veme zjarrin vehtes me qellim, tashi le ti luten zotit qe te leshoje edhe shi e bresher e le te na marre lumi.
    Te ngrihet opinjoni i rinise ne rrjete sociale filmoni e dergoni shkelsit e rregullave ne polici, e ne rrjete per ti pare e ndeshkuar keta kriminele te natyres dhe te njrzeve.
    Policia te beje shembuj te ndeshkimit shkeles te pabese.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*