Dy orë tym dhe bllokim rrugësh, opozita mbyll protestën: Vetëm fillimi

April 5, 2018 12:41

Dy orë tym dhe bllokim rrugësh, opozita mbyll protestën: Vetëm fillimi

 

Protesta e opozitës është mbyllur.

Pas bllokimit të qarkullimit në katër akse të vendit, Milot, Vorë, Çermë dhe Bradashesh, tashmë çdo gjë është kthyer në normalitet.

Prej orës 10:00 deri në orën 12:00 protestuesit bllokuan lëvizjen e automjeteve, duke i kërkuar Ramës të lirojë të arrestuarit e protestës së Rrugës së Kombit, si dhe të heqë tarifën e kalimit dhe TVSH-në për biznesin e vogël.

Kryetari i PD-se, Lulzim Basha, dhe Luan Rama i LSI-se ishin në Vorë, ku u ulën këmbëkryq me protestuesit në autostradën Tiranë-Durrës.

Ndërsa kryetarja e LSI-së ishte në Bradashesh të Elbasanit, ku protestuesit i vunë flakën gomave të makinave.

Edhe në Milot ku ishte deputeti Flamur Noka u dogjën gomat e makinave.

Në Çermë të Lushnjës ishin deputetët Enkelejd Alibeaj dhe Mysmyl Murrizi.

Lulzim Basha mbajti fjalën e mbylljes duke deklaruar se ky ishte vetëm fillimi.

Basha kërkoi lirimin e protestuesve të Kukësit, dhe heqjen e tarifës se Rrugës së Kombit.

“E kam dëgjuar që kur i ka punët ngushtë bën sikur tërhiqet dhe më pas godet. Liro kuksianët.

Hiq taksën e rrugës së Kombit. Anulo koncesionin. Do ta çlirojmë shtetin nga kjo bandë kriminale dhe do të kthejmë drejtësinë e pakapur“, tha Basha, duke theksuar në fund se “protestat do të vijojnë deri në largimin e Ramës nga pushteti”.

Ndërkohë, Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi u shpreh se nuk ka demokraci me stabilitet të krimit.

“Rama të tërhiqet nga taksa e rrugës së Kombit. Ne kemi dalë sot të ndërgjegjësojmë Ramën.

Teatri i kukullave që bën Rama në Kuvend është një teatër që fokusohet tek batutat e tij dhe nuk flet kurrë për varfërinë e shqiptarëve. Ne kemi paraqitur amendamente për taksat. Shqiptarët duhet të marrin sot fatet e tyre në dorë. Nuk ka demokraci me stabilitet të krimit”, është shprehur Kryemadhi.

a.s/dita

April 5, 2018 12:41
Komento

13 Komente

  1. Ngeli nje politikan rrugash larg vizionit europian ! Basha nje taleban ! April 5, 12:48

    Si nuk zuri mend kaq kohe ? Deri sa me posht do te shkoi ky lloj modeli politikani ? Sepse eshte duke u rrokullisur posht tatpjet !

    Reply to this comment
  2. Koba April 5, 13:02

    E cfare bete Xhanem???.Rrahet uje ne Havan.Nuk ju mbeshtet Populli mor Legena .Ju te ashtuquajturit Opozitare po u afrohet FUNDI ,me Vetingun e mbeshtetur nga DAJ SAMI.Ne Tullum do ta keni Hurin e Vetingut.

    Reply to this comment
  3. Ngeli nje politikan rrugash larg vizionit europian ! Basha nje taleban ! April 5, 13:06

    Po ne fund te fundit koha eshte flori ! Ai qe po investon ne kurriz te popullit eshte natyrisht Basha Ai qe po humbet ne kurriz te Bashes eshte Populli!

    Reply to this comment
  4. jimmy April 5, 13:06

    Jane keq per para, nuk po vjedhim se nuk ju dalin ato qe kane zhvatur deri me sot nga gjaku i popullit. Uroj ti denoj fati aty ku ju dhemb me shume….te gjithe faren e poshter pa dallim!

    Reply to this comment
  5. john April 5, 13:16

    Kjo mazhorance nqs nuk ve ne pranga Sali Mu dhe Lul By..harram e paste!

    Reply to this comment
  6. Hajduti me bllok me ne dore. April 5, 13:32

    Baxhella Monika ish kurve e pare ne PS krimin e ka te satabilizuar ne shtepi, si tranvestite eshte hypesi i hajdutit me bllok ne dore Likes, tek kush tjeter e kerkon krimin, apo larg bythes se sal.
    Masakra e 21 Janarit nga Sali-Lulushe u be per te mbrojtur Hajdutin Ilir.

    Reply to this comment
  7. DRENICA E KUQE April 5, 14:35

    Nuk e di a po e shohin shqiptaret dhe shteti shqiptar se “ky është vetëm fillimi” serbo-rus anti shqiptar te cilit po i prijne Berisha dhe Basha!…

    DRENICA E KUQE

    Reply to this comment
  8. owl April 5, 14:49

    Te shkretet kta derdimene qe jane pas tij qe po mbajne shprese te Basha

    Reply to this comment
  9. Sandy April 5, 15:00

    Ku e shpie mushka kete turme dhe udhheqsit e saj pa tru ?

    Reply to this comment
  10. spata April 5, 17:49

    Jepi Basha mos u ndal.Koha u ngroh dhe neper rruget e Shqiperise dil e prtotesto . Lere parlamentin se atje te tallin. Rri mbashk me popullin blu por ki kujdes . Mos e ver sumen ne asfalt se te ze bixga .O zot se mos semuresh se nuk kemi si luftojm pa “Kapedan”

    Reply to this comment
  11. Kasandra April 5, 17:54

    E zhgënjyer nga opozita!
    Kujt i ngjanë opozita demokratike me veprime anti ligjore dhe anti popullore si këto që nuk prekin qeverinë por rëndojnë mbi ekonominë dhe popullin?!:
    *Kundërshtimi i dhunshëm i ligjit dhe sulmet kundër ruajtësve të rendit; *Djegja dhe shkatërrimi i objekteve shtetërore ose private; *Bllokimi i rrugëve dhe pengimi i makinave dhe rrahja e qytetarëve që nxitojnë për në punët e tyre; *Presioni i dhunshëm ndaj institucioneve të shtetit për të liruar zjarrvënësit dhe kundravajtësit e ndaluar; *Presioni për zëvendësimin e punës në Kuvend me “mosbindje civile”në rrugë, ose anullimi i punës në komisionin e Kuvendit për të hyrë me dhunë në sallën e gjyqit duke goditur policët e duke shqyer derën e gjykatës; *Propagandë e shfrenuar kundër shtetit pa paraqitur asnjë alternativë konkrete me arsyetime dhe tarifa më racionale për problemet e ngitura për të treguar pak dinjitet dhe kapacitet në vendin e duhur; dhe *Ekspozimi i forcës së opozitës pesë këtu dhe dhjetë atje pa asnjë mbështetje të dukshme as nga simpatizantët e tyre. Kjo është puna më e lehtë se rruga mund të bllokohet edhe me dhjetë dele ose një qerre, siç edhe ka ndodhur.
    Të gjitha këto rëndojnë mbi shtetin, mbi ligjin, mbi demokracinë, mbi popullin dhe sidomos mbi vetë opozitën. Ato tregojnë se, siç e thonë vetë kryetarët e opozitës, ato janë për t’i bërë presion kryeministrit të dorëhiqet. Mirëpo ai dhe Qeveria i ndreqin gabimet edhe pa i vënë ato në dukje opozita, veç kësaj durojnë edhe opozitën që nuk ka durim të ndjekë ligjet demokratike për të ardhur në pushtet. Fatkeqësisht kjo ngutje dhe ky presion i dhunshëm “duke i rënë pragut që të dëgjojë dera” nuk duket se lidhet shumë me problemet e ngritura prej tyre të cilat mund të zgjidhen urtë e butë, e “me qetësi e dashuri”, në vendin dhe kohën e duhur, por me sigurimin e kompromiseve për t’i shpëtuar drejtësisë. Kush e ka le ta mbajë si burrë ose si hajdut që hedh gurin e fsheh dorën, po mos të ngatërrojë gjithë opozitën, se e humbet atë plotësisht dhe përfundimisht! Kasandra.

    Reply to this comment
  12. mirel April 5, 18:21

    Problemi eshte qe opoziten nuk e ngre Basha, as Monika Kryemadhi, por dora vete Ramuti.
    Pjese e teatrit mashtrues per ti bindur shqiptaret qe protesta eshte rremuje e opozites dhe jo proteste kunder korrupsionit.
    Ky skenar ju intereson te dy paleve, jo popullit.
    Populli ka per detyre te shkallmoje traret e pageses.
    Te shkallmoje kullat e Ramutit dhe te ndaloje djegien e plerave toxice qe po helmon qytetaret.
    Te ndaloje koncesionet mbi Vjose e Valbone dhe tju ktheje pasurite kombetare popullit vete.
    E shuan gjithe Shqiperine, e grabiten, tani duan tju vjedhin njerezve dhe xhepat, mire leket qe jua rruajten paq per vite me rradhe.

    Reply to this comment
  13. Jimi April 5, 20:02

    Piknikun qe vjen heren tjeter, e kemi me buke me vete!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*