Dy paditë në emër të KLD-së në Kushtetuese

January 31, 2015 19:34

Dy paditë në emër të KLD-së në Kushtetuese

Pavarësisht plotësimit të KLD-së me dy anëtarët e rinj të Kuvendit, beteja ligjore për shkarkimin e zëvendëskryetarit Elvis Çefa dhe Lulzim Lelcaj vazhdon në Gjykatën Kushtetuese. 

Kjo e fundit eshte vene ne levizje nga dy kerkesa ne emer te Keshillit te Larte te Drejtesise, ose me sakte nga nje pjese e saj  pavaresisht se ky organ eshte kolegjial dhe ligji kerkon vendimnarrjen e tij si te tille.

Ne padine e pare kunder Kuvendit, firmetaret e KLD-se i kerkojne Kushtetueses zgjidhjen kompetencave pasi ngrihet pretendimi se Kuvendi nuk ka pasur kompetence per shkarkimin e dy anetareve te tij. Per shkak te ngjashmerise se objektit, kjo kerkese eshte bashkuar gjate shqyrtimit nga Gjykata Kushtetuese me kerkesen e dyte, qe mban po siglen e KLD-se ku kerkohet kundeshtimi i vendimeve te Kuvendit per shkarkimin e Çefes dhe Lelcaj.

Por pa hyre ne analize se brendise se kerkesave, ajo qe bie ne sy ne to eshte se kerkesat qe thuhet se jane te mbeshtetura ne vendimet e dy mbledhjeve, respektivisht ne daten 6 tetor te 2014 dhe i dyti ne 27 tetor te vitit qe shkoi, nuk jane te firmosura nga te gjithe anetaret e KLD-se. Në një dokument te vete Keshillit te Larte te Drejtesise perveç Çefes dhe Lelcaj qe nuk mund te votojne per shkak te konfliktit te interesit, rezutojne se anetare te tjere nuk  kane asgje te shenuar per voten e tyre, perfshi edhe ministrin e Drejtesise.

Kerkesa e dyte gjithashtu. Ne nje kohe qe ligji detyron te gjithe anetaret te shprehen me vote, pro ose kunder, perjashtuar vetem rastet e konfliktit te interesit. Mungesa e votes se tyre, ngre pikepyetje per mundesite  e asaj qe ka ndodhur, ose keta anetare nuk jane thirrur fare ne kete mbledhje ose kane refuzuar te votojne, qe ne kuptim te shkeljes se ligjit jane te dyja po aq te renda. Duke lexuar faktet, peshorja anon nga mundesia e pare, qe kjo pjese e anetareve te mos jete thirrur fare ne keto mbledhje.

Kjo pasi ne datat qe jane marre keto vendime, referuar faqes zyrtare te KLD-se nuk ekziston asnje publikim per mbledhje, asnje publikim i procesverbaleve. Keto te dhena jane nenvizime te Kuvendit gjate kundeshtimit te kerkesave ne  Kushtetuese duke dale ne konkluzionin se se Keshilli i Larte i Drejtesise nuk ka legjitimitet procedurial per t’ju drejtuar kesaj gjykate.

“Keto vendime te nxjerra ne emer KLD-se pervec se kane shkelur ligjin per vete funksionimin e ketij organi, kane shkelur edhe ligjin per organet kolegjiale, ku parashikohet se edhe nese nuk respektohen procedurat, kerkohet detyrimisht pjesemarrjen  e te gjithe anetareve me te drejte vote qe miratojne zhvillimin e mbledhjes’ – eshte nje tjeter argument qe jep Kuvendi ne Gjykate Kushtetuese.

Kjo e fundit pritet te jape vendimin per keto kerkesa duke bere edhe analizen  e ketyre fakteve te paraqitura prane saj nga kuvendi. Deri ne kete vendim, paraprakisht pikepyetja qe ngrihet eshte: si mundet institucioni qe mban ndryshe emrin “qeveria e gjyqesorit” te firmose kerkesa minimalisht ne shkelje te dy ligjeve?  / TCh

January 31, 2015 19:34
Komento

6 Komente

  1. SuloKapedani January 31, 19:48

    Ju èshte fiksuar se vendimet e drejta jane ato qè merren kundèr mazhorances dhe mè tè drejta ato porosi qè jep salserbi pavarsisht se jane ne kundershtim me kushtetutèn.

    Reply to this comment
  2. Go west January 31, 20:44

    Gjithe kjo KLD eshte transformuar gradualisht ne nje Institucion te tejet te politizuar dhe me nivel te ulet. Problem nuk jane vetem gjingjonat e zgjedhur aty nga qoftelargu apo nga “lobim-blerja” e votave te kolegeve, por gjithe infrastruktura, e cila eshte zgjedhur me kokrra nje nga nje bazuar ne dy kritere baze. Se pari te jene “lojtare” dhe se dyti “besnike te partise” se qoftelargut.
    Ne se dikush do te dije se ku ndodhen sot militantet e qoftelargut qe kishte mbledhur ne MD talebani Alibeu, te mos mundohet ti kerkoje gjetke, jane “ricikluar” aty pjese te infrastruktures se KLD, te grumbulluar me dore te nishanlliut pa mustaqe, grusht bashkuar me te.
    Qe te depolitizohet kjo KLD do te duhet kohe, shume kohe. Ligji, por edhe mefshtesia e maxhorances aktuale dhe e te zgjedhurve te saj ne KLD do ta zvarrisin ne Kalendat Greke ripertritjen e ketij Institucioni jetik.

    Reply to this comment
  3. Derejtesia February 1, 04:04

    Ja si ne rastin qe trajtohet ne artikull , KLD ne kundershtim te hapur me Kushtetuten e Shqiperise , ne kundershtim te hapur me ligjin per organizimin dhe funksionimin e KLD-se , e kane kthyer kete institucion nga vendimarje kolegjiale , ne vendimarje te individeve qe kane pergjegjsine e administrimit te mbledhjeve te KLD-se. Ky eshte nje deformim i qellimshem i funksionimit te institucionit. Qellimi eshte komanda e marre per kontrollin e gjyqsorit. Eshte alarm per nje shtet qe pretendon demokraci. Eshte pushtimi i pashpallur i sistemit gjyqsor per interesa eshte pak te thuhet politike. Eshte mekat te fshehesh veprime te paligjishme te sferave te larta nepermjet mekanizmave te uzurpuara te drejtesise. Kjo lloj shmangie nga vendimarja kolegjiale tregon shume. Mazhoranca eshte bashkepergjegjese me heshtjen ndaj kesaj situata. Ajo fshihet pas fjaleve globale ” reforma ne drejtesi”. Kjo eshte e frikshme.

    Reply to this comment
  4. sopiqoti February 1, 10:12

    Po kryetari i ketij keshilli,i kesaj”qeverie te drejtesise” pse bashkejeton me kete gjendje?Dhe ne kerkojme drejtesi.Mbas analizes Kesh.Lart i Drejtesise te prononcohet ne publik per keto shkelje.

    Reply to this comment
  5. sadik malaj February 1, 15:38

    Eshte fatkeqesi qe KLD-ne e udheheqin njerzit me te pandergjegjshem dhe kamikaze te SALI Shpellarit ,si NISHAN RRugaci, ELVIS MENDJEMADHI dhe KRYEHAJDUTI GJIN GJONI. Per antaret e tjere nuk flas se nuk I njoh. ELVISI I AKKP-se bashke me VIRTYTIN pa virtyt e bene QORBE DERRI Axhensine e Kthimit Pronave dhe SALIU duke pare “suksesin” ne kete institucion e rriti ne detyre duke e emruar N/KRYETAR te keshillit te larte te drejtesise.’ Dhe kete KLD e” ndriti” NISHANI me ELVISIN duke e shkaterruar perfundimisht drejtesine.
    Edhe Z.EDI po I merr punet aq ngadale sa ka merzitur besoj cdo VOTUES ne Shqiperi, OSE eshte frikacak se SALIU e kercenon, ose ka ra ne kompromis , mbasi edhe EDI kerkon te pasurohet ,se nuk luftoi kot per pushtet, por te rivalizoje SALIUN nga pasuria.

    Reply to this comment
  6. i ri February 1, 15:50

    K.L.D. e leshit nuk eshte me e tille ajo eshte bere nje organizate mafioze ne sherbim te Salushit qe udhehiqet me kujdes nga Nishani pa musfaqe.Kane marre persiper te shpetojne Saliun nga pa udhesite e tij .Qeveria e gjyqesorit eshte kthyer ne qyqaret e vicidolit pa me te voglin dyshim.Kjo mazhorance e ka marre fare lehte kete ceshtje por eshte kjo ceshtje qd do ti haje koken Edit dhe P.S bashke.Ketu luhet lufta per jete a per vdekje kunder korrupsionit .Salinjte jane ne sulm,mazhoraca sheh ebderra me sy hapur.Cmontimi i Nishanit do ishte zgjedhja me e mire e me e shpejte

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*