Dy partnerët që mundësuan reformën në drejtësi flasin për “marrëveshje prapa krahëve” kundër saj. Kush ka biseduar me kë dhe çfarë?

May 22, 2020 06:44

Dy partnerët që mundësuan reformën në drejtësi flasin për “marrëveshje prapa krahëve” kundër saj. Kush ka biseduar me kë dhe çfarë?

Nga Gjergj Erebara

Bashkimi Europian dhe Ambasada e SHBA-së në Tiranë reaguan pothuajse njëkohësisht ndaj asaj që Kim e quajti “marrëveshje për të vrarë reformën” ndërsa Soreca e quajti “diskutim mbi themelet” e reformës. Të dy nuk bënë të qartë se kush ka arritur marrëveshje me kë.

 

Afro katër vjet pas miratimit me konsensus parlamentar të ndryshimeve kushtetuese për Reformën në Drejtësi, palët politike në Shqipëri duket se kanë hyrë në bisedime për një marrëveshje të re, bisedime që duket se janë kryer në fshehtësi dhe që mund të prekin atë që ndërkombëtarët po e quajnë “themel” të reformës.

Përfaqësitë diplomatike të SHBA-së dhe BE-së, dy partnerët që mundësuan reformën në drejtësi pas vitesh të tëra presioni mbi palët politike dhe që aktualisht po e monitorojnë atë përmes një programi të kushtueshëm të quajtur Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, u shprehën kundër një marrëveshjeje të re, por nuk thanë se kush ka biseduar me kë dhe çfarë.

Palët politike në Shqipëri reaguan në mënyrë po kaq misterioze.

Kryeministri Edi Rama citoi Shekspirin, një veprim goxha ironik pas shembjes së Teatrit Kombëtar, ndërsa Lulzim Basha duket se mohoi të jetë pjesë e bisedimeve.

Presidenti Ilir Meta nuk ka komentuar ende.

Reforma në Drejtësi nisi në vitin 2016 me një votim në parlament të një pakete komplekse ndryshimesh kushtuese e ligjore pas shumë vitesh diskutimesh dhe presioni pothuajse të pandërprerë nga partnerët ndërkombëtarë. Reforma synonte nga njëra anë që të pastronte drejtësinë nga personat e korruptuar dhe nga ana tjetër që të garantonte pavarësinë e saj nga politika.

Por katër vjet më pas, pastrimi i drejtësisë nga të korruptuarit është realizuar vetëm pjesërisht ndërsa vendi ka hasur vështirësi të mëdha në plotësimin e vakancave të krijuara në sistem, ku në veçanti, Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë kanë mbetur jofunksionale prej kohësh.

Nga ana tjetër, prokuroria e re, e cila supozohej se do të ishte e aftë të luftonte korrupsionin dhe krimin e organizuar, duket se nuk ka krijuar ende një histori ndëshkimesh ndërkohë që akuzohet shpesh se dështon të hetojë politikanët në pushtet për dyshimet për korrupsion.

Por ndërsa problemet e krijuara nga reforma në drejtësi janë të njohura, një marrëveshje e re politike në lidhje me këtë reformë është ajo që duket se ka alarmuar sponsorët kryesorë të saj, SHBA dhe BE.

“Shpresoj që fjalët për një marrëveshje prapa krahëve për të vrarë reformën në drejtësi në Shqipëri të mos jenë të vërteta”, shkroi ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim në Twitter, në një deklaratë që si rrallë herë, pranon gjithashtu se reforma ka hasur probleme.

“Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë & jo perfekte por është e nevojshme, po bën përparim & duhet të vazhdojë,” shtoi ajo.

“Zbatimi i reformës në drejtësi vazhdon dhe ajo duhet të ruhet,” deklaroi Ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca. “Kjo nuk është koha për të rihapur bisedime për themelet e saj por për të përforcuar efikasitetin dhe shtuar burimet në dispozicion të saj,” vijoi ai.

Lulzim Basha, kreu i opozitës, iu përgjigj në Tëitter Soreca-s duke hedhur poshtë çdo marrëveshje të mundshme si të paligjshme.

“Çdi ndryshim kushtetues apo ligjor në lidhje me reofrmën në drejtësisë nga parlamenti aktual është i paligjshëm”, deklaroi Basha, deklaratë që duket se sugjeron se ai është jashtë marrëveshjes.

“Ndryshime të tilla i shërbejnë vetëm atyre që përdorin pushtetin për të minuar dhe manipuluar reformën dhe për të kontrolluar dhe kapur politikisht sistemin e drejtësisë,” shtoi ai.

Vetë Edi Rama zgjodhi të ishte misterioz në komentin e tij mbi këto akuza të hapura nga ndërkombëtarët: “Të gjithë djajtë janë këtu,” shkroi ai në përgjigje ndaj Yuri Kim, duke cituar Shekspirin.

 

****

Gjergj Erebara është gazetar për BIRN në Tiranë

May 22, 2020 06:44
Komento

14 Komente

  1. mirel May 21, 23:54

    Kck e beri shpejt Ramuti. Tani thote qe Ferri eshte bosh. Ferri eshte plot me PPP dhe KCK. Eshte ne Qeverine dhe Parlamentin shqiptar.

    Reply to this comment
    • Sidrit Golemi May 22, 08:30

      Pyetja racionale qe lind pas deklaratave bajate te Bashes e te tjereve: Ata qe jane sot ne Parlament a jane pjese e Listes Zgjedhore Zyrtare te PD-se te hartuar, te firmosur e vulosur nga z. Basha personalisht e te dorezuar zyrtarisht ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve ne maj 2017?
      Kush jane ilegjitime, deputetet e sotem, a po firmat dhe vulat e tij dhe te PD-se?
      Basha shkruan: “Çdo ndryshim kushtetues dhe ligjor në lidhje me reformën në drejtësi nga ky parlament është ilegjitim. Ndryshime të tilla u shërbejnë vetëm atyre që e përdorin pushtetin për të devijuar dhe për të minuar reformën, për të kontrolluar politikisht dhe për të kapur sistemin e drejtësisë”.

      Reply to this comment
    • Fisniku May 22, 08:57

      Te para ceshtje gjyqesore qe duhen hetuar jane tenderat,koncesionet dhe sidomos PPP e qeverise Rama!
      Te tjerat jane vogelsira qe behen per t’i hedhur hi syve popullit!
      I pari duhet hetuar vete Rama,qe u be bashkefajtor me Berishen,Bashjen etj duke mos cuar dosjet e tyre ne prokurori,sidomos Shitja e Detit Jon,shitja e armatimit te ushtrise,shperdorimet ne rrugen e Kombit etj!

      Reply to this comment
  2. ALBAN May 21, 23:54

    God bless you USA Eagle eyes and Bright mind !

    ARDHESH E BARDHE !

    -Nga Alban Dega, Nju Jork

    . Shqiptaret e duan dhe e kane per krenari e nder ta duan SHBA-ne dhe amerikanet per 1001 aresye….
    Me kryesoret:

    1- Asnje shtet ose komb tjeter ne Bote nuk e meriton dashurine e tyre se sa SHBA.

    2- Sepse pa ju nuk do ishim asnje e jo me dy shtete shqiptare ne Ballkan ose do te ishim si me mire mos te ishim!

    3- Shqiptaret u duan sepse ne castet me te veshtira “ to be or not to be” ju na u gjendet si askush tjeter ne Bote!

    4-Shqiptaret e kane detyrim njerezor, moral e kombetar tu duan sepse ju na deshet e na ndihmuat ne cdo cast kyc per mbijetesen tone

    5- Shqiptaret u kane borxh edhe jeten sepse pa ju , pa perkrahjen dhe ndihmen tuaj Shqiperia do ishte copetuar edhe me e Kosova e spastruar nga shqiptaret do te ishte sot nje komune me shumice ose krejt serbe e asesi e lire dhe pavarur !

    6- Shqiptaret mendjendritur e atdhetare te vertete si Babai i Pavaresise sone Ismail Qemali, Imzot Fan Noli etj. ne castet me te veshtira e kishin shpresen dhe frymezimim tek “ Shtetet e Bekueme te Amerikes” sic i quante gjyshi im nga nena Imami Elez Hoxha i Berishes ne kohen e koleres kur nuk lejohej as te perdorej emri zyrtar i saj… Shtetet e Bashkuara te Amerikes por thjesht “ imperializmi amerikan” ( !? )

    7- “ Mbahu neno mos ki frike se ke djem ne Amerike!” ishte ai kushtrim qe nuk bente dallim midis djemeve te ardhur apo te lindur ne SHBA… midis shqiptareve e amerikaneve dhe qe perdoret edhe sot jo vetem nga shqiptaro- amerikanet ne SHBA, por kudo ne Bote !

    8- Dashuria e shqiptareve per SHBA-ne eshte jo vetem vlere e shtuar e virtut, por eshte kthyer ne nje kult mbarekombetar per gjithe shqiptaret kudo ne Bote.

    9- Aq e madhe eshte ajo sa edhe CNN e “ The New York Times” shkruan gjate vizites se pare te nje Presidenti Amerikan me Shqiperi se ai “ ishte me i sigurte ne Tirane se ne Washington…” dhe se “ sherbimi sekret amerikan e pati te lehte detyren e tij fale dashurise se shqiptareve per SHBA-ne dhe ate vet”

    10- 95 per qind e shqiptareve, 70 per qind myslimane si popull, jane proamerikane ne Bote, “ bile edhe me proamerikane se vete amerikanet”, sic ka deklarur nje nder ambasadoret e shquar te SHBA-se ne Shqiperi…

    11- A nuk deshmon per kete edhe kushtrimi i rinise dhe ai mbarepopullor shqiptar ne rruget e sheshet e Tiranes dhe mbare Shqiperise “ E duam Shqiperine si Amerika Demokratike ….! “ ne fillim vitet 90!….

    1001 aresye….Faktet, deshmite e gjalla me shkrim e me goje ne shtypin dhe kujtimet e shqiptareve brenda e jashte Shqiperise per kete dashuri te natyreshme dhe te sprovuar ne ditet me te veshtira, por edhe me te mira te popullit e kombit tone, ne te keq e ne te mire… jane pa fund.
    Ndaj faleminderit dhe miresevini ne Shqiperi Shkelqesia juaj, Ambasadorja e re e SHBA-se ne Shqiperi Yuri Kim!
    Ardhesh e Bardhe, urojme nga vendlindja ime, Tropoja ose Malesia e Gjakoves, domethene me fatbardhesi per ju si Ambasadore e Aleatit dhe mikut tone me te madh, SHBA-se dhe per ne si popull !

    From: Alban Dega
    Date: October 30, 2019 at 12:03:11 PM EDT

    Ne vend te epilogut

    Zoti u bekofte SHBA dhe ty Syshqiponje dhe Mendjendritur Amerikane !
    Po perdor edhe urimin filofozofik te Shkoderloces:
    – E pac mendjen femer !

    Reply to this comment
  3. Arben May 22, 00:05

    As i Rames dhe as i Bashes nuk ju intereson prekja e reformes ne drejtesi te miratuar ne 2014. Keto te dy nuk kane asnje peshkaqen ne drejtesi. Duhet pare kush nga nga politikaten oligarke kane rezorte,fabrika apo prona te perfituara ne menyre kriminale nepermjet pushtetit. Cili nga politilanet ka shprehur se vendin tone e bejme vete e nuk na duhen ambasadore te huaj e mafioze ( keshtu i cileson mafiozi ambasadoret e nderuar te SHBA, BE,Britanise,Frances e Italise). Prandaj mund te jete nje tentative e deshperuar e mafiozeve per te shperbere reformen ne drejtesi kur nuk kane dale para vetingut peshkaqenet e apelit. Emergjence per politiken shqiptare eshte reforma zgjedhore ne perputhje me rekomandimet e SHBA,BE dhe Osbe Odhir.

    Reply to this comment
  4. Shah - Mat, po idioti qe snjeh guret do me dal Remi !!! May 22, 00:50

    Per her te pare ne histori, per shkak te reformes ne drejtesi, populli shqiptar eshte ne te njejten varke me ameriken dhe BE.

    Nese fiton “Edi & Co” atehere ajo varke fundoset, apo jo?

    Ne histori amerika ka humbur pak here si vjetnam, ‘siri’, apo prishje e raportit turqi-rusi.

    Te shohim si do vej kjo varke.

    Por ama nje gje eshte e sigurt, qe nese varka fillon e fut uje, edhe rendi ne shqiperi fillon te fusi uje, dhe ne kete pike fjalen e merr Nato.
    E gjitha kjo tregon qe kur deshtojne fjalet fillon druri.

    A mund te deshtoje Nato ne nje zone super strategjike qe quhet shqiperi !!?!!? qe eshte afer turqise e rusise???
    Jo, 1000% kjo sndodh. Shkrihet cdo gje dhe kjo sndodh.
    Ketu behet shkrumb dhe nato nuk terhiqet.
    Pale pastaj te kujtojme metodikat e cia-s, ca ben kur psh ndonje grup vipash “besdis” planet, na del nato pushim fare.

    Futja jone ne nato, qe ne kemi vite qe e festojme, do te thote qe shqiperia ka firmosur kontraten per nderhyrje ushtarake nga vet nato ne rast lajthitje.
    Ne kete rast Natos ska çi thot as rusia e asnje vend, ore ca po ben me shqiperine…..

    Perendimi ka shume fytyra dhe ka shume rafinim !!!!
    Ky perendim thjesht na rrespekton e na duron se sdo te bej pis historine e evropes per ne, e ndaj filloi integrimin tone ne nato (me plumb dmth) dhe ishalla se mbyll me nato.

    Ndersa shqiperia ka vetem 1 fytyre, ate te idiotit-hajdut!
    Psh si rezulton ai pak milet qe po proteston per teatrin?? Idiot!
    Sikur qeverisja e ps te ishte me e paster, perendimi edhe mund ti thoshte qeverise nxirr tanket e shtypi ata njerez!!!

    Reply to this comment
  5. C'a bohet May 22, 01:15

    Ne fund shkrimi mbyllet me nje kronogji… I shkofte shpirti ne parajse, atje ka vetem engjej se djajt jane ne shqiperi.

    Reply to this comment
  6. O president mblidh gruan se iku nga fiqiri May 22, 07:52

    4 marksistet e Shqiperise me ne krye komunistin me legen me servil,me kriminel sali.
    Mungon mona duke ngrene veshin

    Reply to this comment
  7. Ethem Lalaj May 22, 08:28

    DITA:Direktiva e KESHILLIT politik per korigjimin e reformes ne drejtesise doli nga ILIR META ne mbledhjen ne Presidence me partit opozitare.Dhe kjo me porosi te SALIKRIMIT.Kjo deklarat minon ndihmen e SHBA+BE qe po investon per 4 vjet.
    -L.Basha doli me deklarate pro Presidentit duke deklaruare se asnje ligj te kuvendi Shqiperise aktual nuk do te njohi.
    -Kjo deklarat e I.Metes shkon ne rrymen 4 vjeçare sabotim te reformes nga kreret e opozites se rruges e dal boje nga frika e denimit per korrupsion 30 vjeçar.
    -Ref.ne drejtesi drejtohet nga nd/kombetaret dhe komplloti opozitar do te deshtoi me turp si perhere.
    -Rama doli pro Ambasadores Amerikane menjihere.Kjo do te jere teme ne diskutim te perditshem,pasi SB,IM,LB,MK jane kunder reformave dhe Shqiperise ne mbeshtetje te qarqeve Serbe,Greke,Ruse.!
    -WC-t e vilave te Gjirit te Lalzit me 11 hale te Sb,Im-shperthyen.
    -Vendi do kaloi ne destabilizim si ne 97,98 sipas direktivave Saliste.
    -FLM-DITA.

    Reply to this comment
  8. E vetmja marveshje tinzare mund te jete Rama-Meta ! May 22, 09:02

    “Të gjithë djajtë janë këtu,” te gjithe derrat kane nje Surrat ! Si te Berishes !

    Reply to this comment
  9. Gzim Kulufi May 22, 12:18

    Kjo e ashtuquajtur “marrveshje e 4-shes kundrarevolucionare” wshtw zhvilluar ne nje d’akordesi te plote me dajen (Samiun), po te mos llogarisim disa cingerrima qe daja ua le vete peshqeve te tij shqiptare, per ti patur me mire ne rrjeten e tij, e ti trembe here pas here, duke u thene se do i nxjerre nga uji po bene shume vickla!

    Reply to this comment
  10. Bureto May 22, 18:24

    Kush fshihet pas shqetesimit të zonjes ambasadore Yuri Kim dhe BE? Epo Ilir Meta, kush tjeter? Kjo nuk ka nevoje per shume mend e kalem, sepse e tha vete ky plot gojen sot paradite. Ky doli sot para gazetareve shtypi dhe lancoi edhe njehere publikisht publikisht “te famshmet” 14 pika, qe duhet te shqyrtoje sipas tij politika shqiptare, duke rekomanduar kete qellim “Keshillin kombetar politik”. dhe kete si kusht te panegociueshem më me të. Pra eshte Ilir Meta. Dhe ky edhe pse se pyet me kerkon me ulurima duke bere te fortin se eshte dhe ai. Nese eshte ky, edhe zedhenes i mikut te tij, dhe lancon ne distanve ndonje marreveshje të fshehte ta zeme me Ramen dhe Lul Bashes (lexo: Sali Berishes si në vitin 2008), kjo mbetet per t’u pare ne vijim. )Sipas meje ka vetem,1%, mundesi). Rama deri tani eshte shprehur prere se nuk ka nje te tille, as ne horizont. Une e besoj sepse mendoj qe ai nuk ka asnje interes politik ta beje kete. Eshte vetvrasje politike. Ata qe kane ç’te humbasin sepse jane te frikesuar nga realiteti politik dhe me kryesorje nga frika e reformes në drejtesi dihet kush jane. Pra dihet, qe ne rradhe te pare ky eshte Doktroi miku i Likefloririt dhe i dyti ky. Sigurisht i pari tashme eshte ‘kalë’ i ngordhur dhe se pjerdh me njeri. Luli eshte dhe me keq. Atehere ai qe gezon ende ca pushtet dhe ka nje karrige per te thene diçka, se per te bere as ai nuk ka më, sidomos ne fushen e drejtesie, ky eshte’ kokelopa’ ende presdient. Deri ne zgjedhjet e ardhshme do degjojme dhe te tjera nga teatri absurd i komedise (jo godina e shembur), që ka per skenariste dhe regjizorei keta te dy pra, Salehun dhe Liken dhe aktore ne rolet kryesore karagjozet Luli-Mona e te tjere në role dytesore, terciare dhe si figurante.
    E gjithe kjo loje e stisur eshte perpjekja e deshperuar para fundit qe i pret. Like floriri, pret pardje ne audience në Pallatin e Brigadave 4 ambasadore dhe ne tryeze perballe ka ambasadorin serb Zariç, prej 30 vjetesh ne Shqiperi (edhe i Millosheviçit) ndersa dje nuk priti ambasadoren e ShBA-ve por ua percolli ate keshilltareve të tij! Edhe letren me 14 pika ambasades ia dergoj ne rruge postare, duke tentuar qe nepermjet saj, te implikoje edhe Ramen, duke genjyer se per te e ka njoftuar edhe kryeministrin. Per keto veprime mafioze te presidentit në detyre, të kuptuara mjaft qarte nga partneret, pergjigjia e tyre nepermjet ambasadores dje dhe sot, ishte konçize, shume e qarte dhe e prere. “Nuk ka pazare per Reformen në Drejtesi!”. Likja edhe pse në panik, të rrije rehat se nuk i ndyn njeri duart me të. Nuk e vret kush. Nese e ndjen veten fajtor, edhe pse ben trimin (si rregull ata qe bejne trimin, pra që sillen si te tille, jane frikacaket me te medhenj). Likja, pra presidenti në detyre, duhet te kete frike vetem nga drejtesia. Jo nga Mafia, siç aludoi në intervisten me dy karagjozet e medias Çani (Arjan) dhe Çimi (Peka), fragmente të së ciles i lexuam sot edhe në ‘Dita’, jo prej saj, sepse pjese e saj eshte dhe vete. Qente edhe pse zihen, mishin e njëri-tjetrit nuk e hane.

    Reply to this comment
  11. Lexusi May 22, 18:28

    Do bej kta ne foto drejtesi , hej sa kom qesh.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim