Dy peshq të mëdhenj janë tashmë në buzën e rrjetës

March 13, 2018 11:24

Dy peshq të mëdhenj janë tashmë në buzën e rrjetës

Bedri Islami

Tash e sa kohë po flitet për peshqit e mëdhenj të politikës shqiptare që pritet të jenë në rrjetën e drejtësisë.

Deri tani, duhet saktësuar, drejtësia nuk ka pasur fare rrjetë ndaj të fuqishmëve, oligarkëve politikë e financiarë. Më saktë, drejtësia ka qenë një hallkë e ndjeshme e korruptimit, për më tepër, përmes saj janë zhvendosur akte të mëdha të korruptimit.

Më shumë se rrjet, drejtësia ka qenë një shoshë e shpuar, nëpër vrimat e së cilës rridhnin krimet e gjithëfarëshme. Në 27 vite pluralizëm, me të gjithë bëmat e shëmtuara që rrodhën bashkë me vitet, në asnjë rast të vetëm sistemi i drejtësisë nuk mund të ishte shëmbëlltyra e së mirës. Ka qenë e kundërta e asaj që është pritur. Më shumë se drejtësi ka qenë masha e përdorur dhe e stërpërdorur nga pushteti për të goditur kundërshtarët në sajesa të dorës së fundit dhe, si tashmë është e ditur, për të krijuar për vete një klasë të veçantë, të pandëshkueshme , si një institucion i mbrojtur nga shteti.

Të gjitha qeveritë, ndërsa janë copëtuar me njëra tjetrën, drejtësinë e kanë pasur nën sqetullën e tyre.

Dhe dihet se , nëpër shoshën e drejtësisë  , kanë kaluar dhe kalojnë të gjithë ata, pasi edhe vetë shosha, në këtë rast drejtësia, i hap vrimat e saj sipas dëshirës.

Kjo nuk është e re dhe as e paditur.

Nëse do të kishim pasur një rrjetë të fuqishme të drejtësisë shumë gjëra do të kishin qenë ndryshe.

Në mos tjetër, nuk do të kishim pasur këtë klasë politike që, duke na vjedhur ose duke na vrarë, na bën edhe budallenj.

Krimet më të mëdha politike dhe financiare, të cilat herë pas here kanë shkatërruar ekonominë dhe kanë fundosur njerëzit, janë amnistuar nga drejtësia si pa gjë të keq, por jo pa pasur përfitimet e saj. Tani për njerëzit e drejtësisë flitet dhe është e vërtetë  se kemi të bëjmë në një shumicë të ndjeshme me elementë që vetë duhej të ishin para saj.

Si duket, jo edhe aq për shkak të reformës në drejtësi, që është ende në pelenat e saj, por më shumë për inatin e ndërkombëtarëve, që janë mërzitur me, ecejaket pa bukë të drejtësisë shqiptare, por edhe të institucioneve të tjera, rrjetat e hedhura po mbyllen.

Dhe, është krejt e pritur, që ta fillojnë nga vetë drejtësia.

Dy peshq të mëdhenj janë tashmë në buzën e rrjetës.

I pari quhet Adriatik Llalla, ish prokurori i përgjithshëm i Shqipërisë, zyrtari që , për herë të parë, botërisht i bëhet e ditur dhe i bëhet e qartë se , për shkak të korrupsionit të tij galopant, nuk i lejohet përjetësisht hyrja në Shtetet e Bashkuara.

Shtetet e tjera nuk do të jetë nevoja ta marrin këtë masë. Sepse ai do e ketë vetë të vështirë të lëvizë nga Shqipëria.

Burime të besueshme bëjnë të ditur se dosjet e ardhura ditët e fundit nga jashtë Shqipërisë, por edhe të zbuluara nga media investigative në vend, se kambanat po bien për të shkuar drejt ndalimit të tij. Pasuria e vendosur sipas parimit mafioz të larjes së parave, ku shumëfishimi i saj, përmes blerjes me çmime të ulta dhe shitjes brenda së njëjtës periudhë me çmime deri në 27 herë më të larta, tani është vendosur në sitë, për t’u hedhur në rrjetë.

Adriatik Llalla, si duket , shumë shpejt do të përballet me pyetje tejet të vështira. Atij do i duhet të sqarojë shumë seriozisht blerjet masive që ka bërë dhe shitjet e shumëfishuara: nga kush i ka blerë, cilët qëndrojnë pas këtyre blerjeve, çfarë problemesh kishin shitësit ose të afërmit e tyre me drejtësinë, a është e vërtetë shuma e paguar prej tij apo janë bërë koncesione në blerjen e tyre; mbi cilën bazë financiare ka mundur ai të bëjë këto blerje dhe a janë shlyer detyrimet financiare që rrjedhin nga fitimet e shumëfishta. Së shpejti do i duhet të sqarojë përse në momentet më pik të vendit, kur janë shtruar për hetim e gjykim çështje të rëndësishme, ai ka lëvizur kaq qetësisht në tregun imobiliar, duke pasur fitime përrallash.

Jo larg do i duhet që të bëjë të qartë pozicionin e tij në trafikimin e drogave të forta dhe përse ka heshtur hetime të rëndësishme, cili ka qenë roli i tij dhe i një grupi pranë tij në mbylljen e dosjeve të rëndësishme korruptive dhe marrjen nën mbrojtje të njerëzve të implikuar seriozisht me ligjin.

Largimi i tij i tanishëm nga Shqipëria nuk do të thotë edhe larja e duarve nga ajo që ka ndodhur. Roli i tij në fshehjen e pasurive korruptive në dy detyrat e tij të fundit , si duket, ka qenë i një rëndësie të veçantë, për deri sa, për hir të mbajtjes së tij në pozicionin e prokurorit të përgjithshëm, u tentua të bëhej një grusht shteti i vogël institucional.

Askujt nuk i vjen keq për të. As opozitës që desh e hodhi vendin në flakë për ta ruajtur deri në fund lolon e prokurorisë. Askush nuk e merr dot më në mbrojtje. I padëshiruar për elitën politike të opozitës, ai do e ndjejë edhe më shumë këtë largesë të politikës ndaj tij, pikërisht të asaj politikës që e vendosi aty ku ishte. Tani, e qartë plotësisht, atë nuk e mbron më as Berisha, njeriu që e vendosi, as Basha, që desh bëri hatanë për largimin e tij, as Meta, që për Llallën ishte gati dhe iu kundërvu ambasadorit amerikan, as Kryemadhi, që hodhi një çizme të shtrenjtë, askush. Dimri politik i tij ka filluar tani në hyrjen e pranverës së këtij viti.

E dyta , si duket, se do të jetë njeriu më besuar i tij, Rovena Gashi. Prokurorja e njohur që me një megallomani të skajshme hyri në debatin e saj marroq, e jo vetëm marroq, me ambasadën amerikane, sipas urdhrit që i dhanë, e jo vetëm për këtë. Duke qenë njeriu i ligjit ajo vendosi të bëjë antiligj, jo fillikat, por edhe familjarisht, si njerëzit e besuar të Llallës. Vendosjen e prokurores së re të përgjithshme ata e trajtuan si një çmenduri dhe largimi nga postet, ku kishin nisur të fshehin të vërtetat e shpallën si luftë. Dhe e nisi luftën e saj duke e quajtur një hiç vendosjen e prokurores së re të përgjithshme. Por të gjitha këto mund të ishin kalime të zakonshme të njerëzve të dehur me pushtetin. Por, e vërteta është tek frika dhe egërsimi për të mbrojtur të fshehtat e një periudhe të shkuar.

Ndërkohë, harruan se, duke qenë njerëz të zakonshëm, një ditë mund të hetoheshin.

Pasuria e saj fantazmë, me 14 apartamente banimi dhe dy njësi të mëdha shërbimi, në emrin e babait, përmes një firme familjare, bëmat e bashkëshortit të saj prokuror të komanduar nga Llalla në Elbasan, vetëm sapo kanë hapur fletët e para. Do të jetë e vështirë që një baba, pa asnjë të ardhur, dikur pronar i një firme të falimentuar, pa të ardhura shtesë dhe asnjë përcaktim prone, të saktësojë se ku u gjet pasuria marramendëse.

Vetingu është në fillimet e tij. Do të jetë një rrugë e gjatë, e ashpër dhe me një përplasje të fuqishme mes dy grupimeve; nga njëra anë shteti që duke vendosur ligjin dhe të vërtetën do të cenojë interesa të shumë vetëve, dhe, nga ana tjetër e një grupimi , edhe më të fuqishëm, për të shkallmuar edhe një herë drejtësinë.

Presionet kanë nisur që para miratimit të reformës në Drejtësi. Ata po vazhdojnë edhe tani. Mbi prokuroren e përgjithshme, Arta Marku, po hidhen akuza, marrëzi dhe po bëhen sulme të gjithanshme. Synohet largimi i saj, por edhe korruptimi i saj.

Nëse nuk do të kishte mbrojtjen e institucioneve ndërkombëtare dhe kontrollin e tyre, është krejt e mundur që të thyhej rezistenca që po bëhet dhe të kishte një humbje të re.

Shumë emra të njohur politikanësh janë në ankth. Ka nisur largimi i pasurive të fshehura, mbulimi i të ardhurave, krijimi i një historie tjetër nga ajo që ka ndodhur, gjithnjë me frikën se dita e hetimit dhe e ndalimit të tyre nuk është edhe aq larg.

Nuk mund të bien në rrjetë peshqit oligarkë polikë e financiarë nëse nuk bien të parët ata që rrodhën nga drejtësia e molepsur.

March 13, 2018 11:24
Komento

27 Komente

  1. Po Korkodilin e Vicidolit ,ka me e gjujt me Grep Vettingu ! March 13, 11:30

    lista vazhdon;

    krokodili vicidolit ,
    krimi zvarraniku basha ,
    derri i eger meta

    dhe vazhdojne me gjithe kafshet e pyllit poltike
    qe shqyen gjithcka kto 28-vjet ne Shqiperi !

    Reply to this comment
  2. IDJOTI I BATHORES March 13, 11:58

    MEGALLOMANI BEDRI,KUR FLET PER SHTET E DREJTESI PER KE E KE LLAFIN!?NE SKIPETARET APO ‘KOKE PALARET’ NUK DIME QE KEMI SHTET PO VETEM KRYEKAR SHTETI LIKEN,NUK DIME QE KEMI DREJTESI PO VETEM ZAGANJORET E GJIN GJONAT E KESHILLIN E LARTE TE ZAGANJOREVE QE VARET NGA LIKJA!!!!!!!!!

    Reply to this comment
  3. N.VJOSA March 13, 12:05

    Aman ore Bedro,
    Po ti me mire ti kishe futur brenda ne Rrjete
    E JO NE BUZE TE RRJETES…
    Me mire futi ne Rrjete se dalin nga Rrjeta kur te duane ata e Bedro,
    E cajne Rrjeten kur te duane ata, se kane Para plot!
    Per keta lloj Prokuroresh,
    qe jane vene te ruajne Ligjin dhe vjedhin vet,
    DUHET
    DENIM MAKSIMAL…!
    Mundesisht mer burgim te perjetshem, se
    RREZIKSHMERIA SHOQERORE E TYRE ESHTE TEPER E LARTE….!
    Ndryshe, prape do vjedhin Prokuroret,!…
    Medet, medet, vjedh P R O K U R O R I…!
    Ai qe duhet te ruaje Shtetin dhe Qytetaret nga Kriminelet!…
    Medet, medet…!

    Reply to this comment
  4. Prokurori Amerikan March 13, 12:09

    Nje shkrim-analize i perkryer. Problemi qendron ne faktin se gjerat po zvarriten dhe populli nuk duron me, nuk po e ze gjumi pa pare prapa ders se burgut Ilir Floririn, Sali Vicidolin, Lul Budallain, Monika Cizmen e dhjetra te tjere. Sidoqofte po fryjne erera qe po na ngrohin. Sa me pare aq me mire per te shkaterruar kete bande te tmerreshme te keteij vendi te cilit ia hoqen edhe gurin e fundit.

    Reply to this comment
  5. xhixhi March 13, 12:15

    po meta,kater vjet me ramen qe bure i mire?hyp xhixhi,hyp bedri,tallni menderet

    Reply to this comment
  6. Arbeni March 13, 12:16

    Shkrimet e Bedriut, gjithmone me “me sa duket”! Dhe ato “qe i duken” Bedriut jane pikerisht Llalla qe kerkoi heqje imuniteti per hetim ndaj Saimir Tahirit dhe Gashi qe u be shkak qe Qifja i famshem, te humbte mandatin e deputetit.
    Keta mund te jene te korruptuar ose jo, mund te kene vjedhur ose jo. Por Peshq te medhenj nuk jane per nje arsye te thjeshte, nuk kane patur ne dore fonde publike! Ketu kush ka patur e ka fonde publike ne dore, mund te quhet neser Peshk i madh qe ka bere vjedhje te madhe. Dhe ka nje te tille mbi te gjithe Peshqit ketu, Peshkaqeni Ilir Beqja qe me 3-4 koncesione arriti gjysem miliard Euro! Dhe FMN dha ultimatumin qeverise Rama te ndale menjehere koncesionet korruptive, ku Ilir Beqja eshte ne Pole Position!
    Ti Bedri e di kete? Po qe FMN ka urdheruar ndalimin e menjehershem te koncesioneve e di? Po pse e ka urdheruar kete ndalim e di? Po se kush ka bere der sot koncesione e di? Ti Bedri i di keto, por nuk ke zell ti shkruash. Zelli yt eshte te merresh me Llallen, per te cilin thua dhe se duhet te “sqaroje pozicionin e tij per drogat e forta”! Kur “per drogat e forta” kemi pergjime e fakte se kane tjeter aktor kryesor, quhet Saimir Tahiri, deputet dhe ish-Ministri “me i suksesshem” i Rilindjes se Shqiperise vater kryesore e droges ne Europe!

    Reply to this comment
    • I tillë je , sa herë që hap gojën March 13, 18:10

      Më gomar se ky “Arbeni” , zor se gjen njeri tjetër ? Po si ore nuk qënka “peshk i madh” k/prokurori , i cili në çdo rast përfaqëspn shtettin dhe mbron ligjin , kur realisht kanë shitur pushtetin që u jep kushtetuta dhe kanë blerë vila të pa numurta ?! Idjotë të tillë i dalin për zot shpellarit të Viçidolit dhe krejt taborrit të tij të mbushur me LLALLËR !

      Reply to this comment
  7. PECI KONDRA March 13, 12:50

    te gjithve qe ju djeg prapanica i kundervihen bedriut se thot te verteta konkrete del arbeni i uses dhe thot po beqja e anashkalon masen amerikane jo po beqja rama droga OR DELL BEHET FJALE PER LLALLEN DHE ROVENENEN KUR TI VIJE RADHA BEQES FOL KUR TI NDALOHET HYRJA BEQES PO FOL TANI KE GJE PER LLALLEN DHE ROVENENEN AMERIKANET LUFTOJNE TE KORUPTUARIT NUK PYESIN QUHESH BEQO APO ROVENE APO ARBEN KE VJEDHUR JEP LLOGARI MOS U HIDH DEGE ME DEGE BEQJA RILINDJA DROGA E PORDHE FAKTI LLALLA SHKON BURG PO JE DHE TI PJESE E DHALLES E HONGRE BEN LERI DENGLAT

    Reply to this comment
  8. alphade March 13, 12:54

    Pa investigimin ne theme te “krokodilit te Vicidolit” ,sic thote nje komentator i mesiperm, jo vetem investigimi
    i plackitjes se pasurise se shqiptareve por edhe vrasjet
    qe dihen dhe qe vete Ai i ka pranuar duke vepruar edhe
    si killer i rendomte, rrjetin mafioz qe Ai ka organizuar dhe
    drejtuar dhe vazhdon ta drejtoje edhe sot, si dhe proble-
    met e Cez-it me djalin e tij.duke numuruar gjithesej rreth
    250 krime qe rendojne mbi kurrizin e tij nuk mund te fli-
    tet as per Reformen ne Drejtesi as edhe per vettingun.
    Rasti i fundit flagerant qe verteton dhe do te vertetoje edhe me shume veprimtarine mafioze te Vicidolasit jane
    630 e ca kg. kokaine qe mbrriten nga Kolumbia e Esko-
    barit dhe qe jane te lidhura drejt persedrejti me miqt e besniket e tij.: Kulicajt e lushajt. Kot mundohet qe te vendose lidhje midis Olsi Rames dhe Kulicajt e Lushajt.
    Kete genjeshter e diversion mund ta gelltisin vetem nai-
    vet dhe fanatikada qe beson verberisht nga ato brockulla
    qe leshon “qytetari dixhital” i nje plaku te cmendur nga
    semundja makbethiane e halucinacioneve dhe e frikes qe
    e ndjek ore e cast,diten dhe ne erresiren e nates per ma-
    lin me krime qe rendon mbi te. Erdhi koha e dhenjes se
    llogarise, ” Gjyqi Final” i bandes se Sali Berishe. Llalla
    dhe ajo Gashi jane “cironka” perballe peshkaqeneve si
    Berisha,Meta,Bode,Basha,etj. Me kete nuk kam nder-
    mend te injoroj krahun tjeter,por per kete krah derisa te
    mbaroi “misionin e saj historik” duhet te presim edhe ca.
    Fshesa em madhe e drejtesise do t’i perlaje te gjithe
    banditet me duar te zeza dhe kollare te bardha. Besimi ne kete afirmacion qendron ne faktin se kete pastrim ra-
    dikal nuk po e bejne shqiptaret sepse po te ishte per drej-
    tesine shqiptare dhe politikanet shqiptare as per njr mije
    vjet nuk do te behej kjo reforme dhe aq me pak Vettingu.
    Nje falenderim te vecante dy individeve,perfaqesues te
    denje te shteteve te tyre: ambasadoreve te nderuar te
    SHBA dhe BE-se LU dhe VLAHUTIN . MIRENJOHJE
    PERJETESISHT nga 96 perqind e shqiptareve .

    Reply to this comment
    • Ngaqe Zoti me kaloj tangent qiellit tim ,kam filluar te besoj ke Djalli ! Diku do besoj un !!! March 13, 15:19

      alphade,
      ke te drejt i nderuar si gjithmon ,
      por
      kta bastarde te huaj ,qe e prodhuan ne laboratorin e vet,
      Krokodilin e Vicidolit ,mua s’ma do mendja qe sot
      ta bejn ushqim per Pulat .
      E Duan ta shikojne gjate te zvarritet politikes
      shqiptare si nji Atraxion Kopeshti Zoologjik
      per Turiste te Huaj .
      Shif presidenti Muta therret mafiozin grossruck ish mikun e ngushte te Jozefines .
      Pra kta ,bejne thjeshte loje me ne shqiptaret ,
      sepse e dine qe ne dijme te hajme vetem Pjeshka ,
      por per shtet s’na ha shume .Do ti grumbullojne miljardat e ktyre ,pasi i kann trembur pak me Vetting-un
      e mbushun Valixhet e medha dhe hop ,
      media do ti percjelli ne lajme ,duke na pershendetur
      ne shkallet e Avionit me nji buzeqeshje ,sikur
      shef ne syt e tij nji grumbull majmunesh .
      Me kot shpreson ke kta mashtruese
      Ata qe e prune Shqiperine ne kte derexhe ,
      s’ka asnji llogjik njerezore ta pranoje se sot do
      ta bejne shtet !
      Shqiperia ishte shtet ,si gjithe ata te lindjes dhe kta e shndruan sot pra kto 28-vjet ne nji shtet te tipit
      Arabistan ne cdo kendveshtrim .

      Reply to this comment
  9. mirel March 13, 12:59

    Dmth Bedriu e pranon qe Rovena marroqa eshte hallke e korrupsionit.. Do thuash Rovena koqja?
    Pse, me kete budallacken do i justifikini peshqit e medhenj?
    Me ke talleni xhanem?
    Kjo eshte fundi i kavallit. Fillojeni nga Berisha e Meta..pastaj te shohim ku do veje. Kujdes se do bjere dhe Ramuti bashke me larot Ahmete qe e ndjekin.
    Ata jane te gjithe per burg. Nje dyqan celulari duhet brenda ne parlament.

    Reply to this comment
  10. Mark .U.K March 13, 13:20

    Kur dakortsohen me Bedri Islamabat nje ish spiun e deges se mbrendshme ne Shkoder disa ish sekretar partie fshati me kater klas cfar nuk ndodh.Peshq more servila se si spiuna jeni djegur jan politikant qe drejtojn sot shtetin me Edi Ramen ne krye more te shkret.Ata qe po mbrojn Sajmirin me etj etj.Si mund te vij droga pa pasur mbrojtje politike.Kta mafioz po drejtojn drogen ne gjith Europen e deri ne Kolombi.

    Reply to this comment
  11. gjermani i fundit March 13, 13:22

    hahhahahahaa, ç’me kujtpve batuten e peshkatareve, hahahhaa. Kur ishim te vegjel benim zhurme, se peshkonim edhe ne me kallama te shkurter e peshkataret e vjeter na bertisnin; “Pushoni ore, mos trembni peshkun!” Pushoni ore, mos u ndjeni se trembet peshku e pastaj nuk futet ne rrjete, sidomos kur eshte ne buze dhe e ka me dy mendje…

    Reply to this comment
  12. Arben March 13, 14:01

    Pirdh o pirdh.

    Reply to this comment
  13. Kris 1 March 13, 14:11

    U be kjo puna e peshqeve si puna e leshit.Ne janar me siguri do ti kap Bedriu

    Reply to this comment
  14. Adih March 13, 14:12

    Analize e sakte por komplet e njeanshme Z.Bedri ..Jane te gjithe te molepsur ,si PD ,LSI dhe PS .,Pamvaresisht z. Bedri Nga diferencat , shumat e vjedhura me njeri tjetrin ,kjo dihet nga te gjithe populli kokpalare ,me keqeardhje te dhimbeshme …Dua te ndihmoj z Bedri per Llallen .Ka blere ky Llalla toka te ligjit famekeq e anti zhvillim dhe anti kushtetues , Ligji nr:7501 .Ky ligj eshte i shkruar ,vetem keto troje per perdorim dhe jo per shit blerje . .Kjo me ligjin e kurva ,e neokomunisteve te ketij tranzicioni te pa fund . ,Llalla eshte jasht (kundra ) ligjit dhe i shtohet edhe nje nen tjeter . E them kete se une , kam prona si ullishte ,toke buke e ne bregdet ,me gjithe luften e perpjekjeve qe kam bere , nuk kam mare as edhe nje milimeter 2 toke ,deri me sot ..Ku jane ndertuar ,ne truallin tim vila ,hotele e tj .Ku mua nuk me kane lene te ndertoje as edhe nje kasolle.Po e perseris z i nderuar Bedri ,ky ka blere nje fshat te tere ,kur ne e dime , se nuk jane ndare tokat te pronarit te ligjshem ,deri tani . ? .E zgjata z Bedri te shikohet me mire Llalla .Plus ajo Rovena Gashi ,qe e mbante fshatari i Gramshit Llalla ne preher tek zyra e tij . . .Pra duhet pare nga Prokurorija edhe kjo teme .
    Kam qene personalisht ,optimist qe ditet e para te reformimin e drejtesise dhe Vettingut ,ku shume miq e shoke me kane bere edhe budalla .Lind pyetja llogjike ,cdo gje eshte shkateruar ,mafja cdo dite qe kalonte , u forconte u pasuronte ne brutalitetin galopant ,ku mafjozet politikane ,fshatare te trashe e budallenj se bashku ,haruan se ne jemi nje vend antar i NATOs.etj, e tj .e tj..e tj.???
    Faleminderit ,per kete shkrim Z Bedri .

    Reply to this comment
    • mirel March 13, 14:33

      Po Lla e mori lejen. 15 vjet nuk ushtroje profesion. Ky ishte denimi per Llallen.
      Kush do ta haje? Kjo copa e budallackes qe kujtoi se ube deti kos dhe per te.
      Nuk po them we nuk e meritin burgun, por qe nuk eshte kjo ne peshqit e medhenj. Jane te tjeret qe kane kapur majat e shtetit. Dhe qe po bejne dhe luften kunder corrupsionit. Kjo eshte gallate alla shqiptarce. Dhe aq me teper, Bedriu, ky “goxha burre”, po na e shet si fitore. Kjo tregon se gazetaria dhe shtresa qytetare shqiptare ka marre fund. Jane bere njesh me politiken dhe shtetin korruptiv.

      Reply to this comment
  15. perkthyesi March 13, 14:55

    Per mendimin tim, Tiku dhe Rovi jane peshq te medhenj, por jo aq sa ustallaret e tyre! Akoma nuk keni mbrritur te destinacioni!

    Reply to this comment
  16. Mark .U.K March 13, 18:25

    Kush po e pengon ta bej vitingun Edi Rama?I ka te gjitha ne dore.Pra ata qe po e pengojn jan Rama me shoke.Vetingu duhet te nis te qeveria qe eshte ma e korruptuara ne Europe.

    Reply to this comment
  17. Do shume kohe te cmontohet krimi i gangsterve politik ne Shqiperi. March 13, 19:36

    Eshte e njohur tashme nuk duhen shume mend te kuptosh qe gangsteret politikane shqiptare jane e lidhur me krimin. Nje analize te shkelqyer e ka bere Spartak Ngjeka Avokati me tipik I analizave te krimeve te politikaneve shqiptare, Ithote te gjitha ashtu sic I jane ne te vertete !

    Reply to this comment
    • Perse USA nuk arreston krykriminelin sakih rrahman terrorist islamik berrisha meta basha March 13, 20:04

      natyrishte qe asnji nuk mendon se duhen arrestuar
      sali berisha -basha.- meta Brenda nji dite .

      por duhet gotitur koka e krimit dhe pastaj me radhe .
      ky popull nuk mundet te presi perjtesishte .
      Faktet nuk mungojne per asnji nga kta bandite e kriminela politike ,
      si per salih berrishen ,bashen siedhe muten president.
      Sa me shpejt te izolohet koka e krimit salih berisha ,
      ose meta , kjo do ishte godiitja qe do demoralizonte
      e bente t’ju shkarkohen baterite bandave te krimit ,
      qe mbajne ala te pushtuar institucionet kryesore ne vend .Drejtesine Presidencen !

      Pra kufizohet demi qe sjell veprimtaria e tyre sot
      duke qen akoma te lire e veprojne ,duke rrezikuar
      destabilizimin e Shqiperise dhe penguar perparimin e vendit .
      Nuk e arrestojne as sali berrishen as meten ,Bosat e Huaj ,sepse veprojne sipas interesave te tyre ,
      pa i interesuar aspak ,se kjo i kushton shume popullit
      shqiptare dhe vet Shqiperise .

      Avokati eshte nji nder kokat me inteligjente te
      turmes politike dhe sigurishte ne kto kohe te veshtira
      ka dhen e jep kontributin e tij si nji Patriot i Vertete ,
      pamvaresishte opinioneve te bishtave te klanit te shpelles.
      Pra edhe njiher ,
      per nji shtet 3 Miljonesh sa nji qytet europian ,
      do ishte shume e thjeshte ,gjithcka .
      Arrestimi sali berirshes ose metes ,

      do bente qe Shqiperia te hyje menjiher ne BE
      sepse do merrte fund ,mafia politike ne Shqiperi
      qe shkaterroj e injoroj Shqiperine ne kto 28-vjet
      dhe ne pak vite Shqiperia do te ndryshonte si me magji
      ne cdo drejtim .

      Problemi eshte ke te Huajt ,USA & BE ,
      nqs kta Duan ta arrestojne bandat e kriminelave
      e mafiozeve ne politike sali basha meta ,
      a po Duan ta terheqin akoma zvarre Shqiperine ,

      sepse kann Planet e tyre ,Agenten e tyre se cfar do bejne
      me Shqiperine !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

      Vetem shqiptaret ,populli ,shpeton Shqiperine ,
      nga kjo Mortaje qe bota po e xhonglon para syve tane

      Reply to this comment
  18. alphade March 13, 20:09

    Nga qe zoti….!plotesisht dakort me komentin tuaj….!
    Respekte,pershendetje, FLM.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*