Si u vra Avni Rustemi (II)

May 29, 2016 15:39

Si u vra Avni Rustemi (II)

Kush ishte njeriu që i shtiri me pushkë në mes të Tiranës dhe pse Avni Rustemi u varros në Vlorë pranë Ismail Qemalit?!…

(Vijon nga numri i kaluar)

U gdhi 20 prilli, e diel.

…Në paraditen e saj, forca jo të ushtrisë shqiptare, por mercenare, të drejtuara nga Ceno Bej Kryeziu dhe me disa baza nisjeje të fshehta nga Jugosllavia, sulmuan në Krumë forcat e Bajram Currit.

Lëviz pa truproje*

Pasdite, Avni Rustemi u pa në mes të Tiranës, pranë Xhamisë së Ethem Beut, i vetëm. Dy truprojat i kishte lënë në Durrës.

Një bashkëpunëtor i tij, veprimtar kryesor i degës së “Bashkimit” për kryeqytetin, ndërsa u ndesh me të rastësisht, mbeti i shtangur. Jo vetëm organizata nuk dinte asgjë për këtë prani të udhëheqësit të saj kombëtar, por çfarë qe më e pabesueshmja ai po ecte fillikat.

Iu afrua gati duke vrapuar dhe sa e dalloi, Avniu vuri buzën në gaz. E kuptoi çfarë tjetri kishte ndërmend. I shtrëngoi dorën shpejt e shpejt dhe i tha ta shoqëronte deri tek shtëpia e doktor Fahri Rashidit nga Kosova, eksponent i opozitës.

“Nuk ia di shtëpinë“, shqiptoi shpejt e shpejt.

“Punë fare e lehtë“, u përgjigj bashkëpunëtori dhe ktheu rrugën për në drejtimin e duhur: Varrezat e Pashës.

Kaluan dy kthesa dhe kur po i afroheshin bërrylit të tretë bëri ballë një aktivist tjetër i “Bashkimit” për degën e Tiranës. Qe nga Çamëria. Edhe ai, kur e pa Avni Rustemin nuk po u besonte syve. Vrapoi dhe u erdhi ngjitur. U vendos në krahun tjetër të kryetarit. Atëherë Avniu filloi t’u shpjegojë, por me një ton dukshëm justifikues, arsyet përse kishte ardhur pa lajmëruar dhe përse për sigurinë e tij fizike kështu qe më mirë. Shtoi se sidoqoftë një revolver të mbushur plot e kishte nën rroba.

Kur të tre dolën në krye të udhës që të çonte tek vendi i quajtur Pisha, tashmë jo shumë larg nga rruga e Bamit, u shfaq para tyre Hoxhë Kadria, dy herë ministër i Drejtësisë pas Kongresit të Lushnjës.

Ai kishte lindur në Prishtinë dhe pasi pati përfunduar në Shkup shkollën e njohur “Dar ul-Mualim”, studimet i kishte vijuar në Stamboll në Shkollën e Lartë Pedagogjike, të quajtur “Dar-ut-Tedris” dhe menjëherë pas saj në Medresenë e famshme “Fatih”. Në 1918 në Shkodër pati ngritur Komitetin Mbrojtja e Kosovës dhe qe zgjedhur kryetar i saj.

AH1933partia_grHoxhë Kadria ishte deputet i opozitës.

Dy veprimtarët e “Bashkimit”, tashmë një brez i fortë sigurie për udhëheqësin e tyre Avni Rustemi, dalluan megjithatë edhe tek bashkëkombësi i njohur nga Kosova të njëjtën shtangie të vështrimit…

Avniu, shumë i gëzuar, kërkoi leje pak minuta sa ta takonte mikun e tij dhe u shkëput të shkonte në anën tjetër të rrugës, atje ku ende ndodhej Hoxhë Kadria, edhe ai shumë i dëshiruar të vepronte njëlloj. U duk sikur të dy, në prag të përqafimit, hapën krahët dhe u lëshuan në drejtim të njëri-tjetrit. Nuk qenë më shumë se pesë metra larg kur nëpër ajër u dëgjua një krismë e thatë arme. Pastaj një tjetër, shumë e shpejtë, tërë ngut, nervoze.

Ora qe 16.30.

Të dy veprimtarët e “Bashkimit” ngrinë në buzërrugë. Mund të ishte qëlluar Avniu. Rendën hovshëm për tek ai. Ndërkaq panë se ky kishte nxjerrë revolverin dhe shtiu katër herë kundër një njeriu që vraponte të largohej sa më parë.

Ikësi, duke shpresuar të gjente ndonjë portë gjysmë të hapur e të humbte nga sytë, ngjante me një të çoroditur.

Si të kishte mbirë nga dheu u gjet aty një polic i stërgjatë,  i cili, duke thirrur fjalën “Qafir!”, iu vërsul nga pas atentatorit. Çuditërisht, edhe pse përreth nuk kishte shumë njerëz, ai nuk qëlloi asnjëherë në drejtim të trupit të ikësit, por shtiu vetëm në ajër.

Pasi asnjë prej këtyre të dyve nuk shihej më dhe dy veprimtarët e “Bashkimit” tashmë qenë pranë Avni Rustemit, ky befas u rrëzua përdhe.

Hoxhë Kadria klithi: “E kanë vrarë!”

E ngritën në krahë dhe me pajtonin e parë që kaloi, e dërguan në Spital. Ai qe pronë e Toptanasve dhe ndodhej në qendër të Tiranës, pranë Kullës së Sahatit.

Mjekët panë se njëri plumb pati hyrë nën shpatullën e majtë dhe në dalje ishte ndalur në lëkurën e pjesës së sipërme të anës së majtë të barkut.

Qe i rrezikshëm për jetën.

Predha tjetër nuk kanoste.

I hoqën që të dy dhe gjendja shëndetësore e Avni Rustemit dha shpresa të lehta përmirësimi.

Lajmi i keq i atentatit kundër tij nisi të mbushej nga pak edhe me këtë haber të fundit, të mirë. Jeta i kishte shpëtuar. Deputetëve të opozitës në mjediset e brendshme të Spitalit dhe dhjetëra simpatizantëve në rrugën para tij, nisi t’u zbutej zemërimi. Megjithatë akoma mallkonin dhe shanin pa pushim Ahmet Zogun dhe jo pak betoheshin me zë të lartë se po t’i ndodhte gjë jetës së Avniut, beu i Matit të gjente vrimë ku të futej.

Njerëzit e shtypit, mbase me ngasjen e qeverisë dhe të kryeministrit Shefqet Vërlaci, lajmin për gazetat e tyre e formuluan me të dy kumtet brenda: keq dhe mirë.

Një komunikatë nga Ministria e Punëve të Brendshme thoshte po ashtu se deri ato çaste nuk zotëronin ndonjë të dhënë të sigurt se cili kishte qenë atentatori, por lutej t’i jepej ca kohë ta diktonin e kapnin të gjallë.

Në sallonin e poshtëm të Spitalit Fan Noli mes të vetëve qe dukshëm i tronditur dhe nuk mundohej, për të fashitur furinë e opozitarëve, ta fshihte apo përmbante përjetimin e tij. Ai jo vetëm shpirtërisht, por edhe politikisht nuk mund ta kalonte lehtë këtë që pati ndodhur. Besonte se dora shtytëse qe Ahmet Zogu dhe se pa dijeninë e tij, të paktën, kjo gjëmë e madhe nuk mund të ngjante. Por edhe njerëzit e tij qenë të një mendjeje, në mos më shumë kokëfortë. Ata nuk e dëshironin që udhëheqësi i tyre t’i qetësonte. Prisnin t’i ndezte.

Njeriu i stërfortë i bejlerëve të gjithë aventurën personale të Beqir Valterit e kishte hedhur politikisht mbi Avni Rustemin dhe pa mëshirë, mbi gjithë opozitën. I takonte asaj që këtë herë t’ia kthente mbrapsht me të njëjtën mënyrë, me po atë “monedhë”. Ajo tentativë për vrasje duhej të derdhej si llavë e nxehtë mbi Zogun, për ta përvëluar njëherë e mirë.

“Plumbi feudal ka goditur idealin shqiptar”

Në Elbasan, në mbrëmje, u shpërnda falas gazeta “Ura e Shkumbinit”. Në faqe të parë germë madh nxinte lajmi i plagosjes së Avni Rustemit. Të tronditur e të revoltuar një pjesë e madhe e studentëve të Shkollës Normale dolën në rrugë dhe shkuan drejt telegrafës. Kur mbërritën atje manifestuan zemëratë, por nuk i bezdisën punonjësit, edhe këta aspak më të qetë se ardhësit. Avniu kishte qenë ndër nxënësit e parë të Normales. Për të marrë vesh mbi jetën e të adhuruarit të saj turma e shkollarëve qëndroi para postëtelegrafës deri vonë natën.

Ende pa u mbyllur dita e 20 prillit filluan të mbërrinin në Spitalin e Shtetit telegramet e para. Njëri prej tyre, i firmosur emër për emër prej një grupi të rinjsh nga Vlora, i shkruante Avni Rustemit “Goditja e trupit tënd të shenjtë është pika e nisjes së një periudhe që do të përtërijë gjallërinë e nacionalizmës. Plumbi feudal ka goditur idealin shqiptar”.

Më në fund ra nata, por turma e simpatizantëve të opozitës u rrallua vetëm ndaj të gdhirë. Në mëngjes mjekët pohuan të njëjtin gjykim si në mbrëmje, pas heqjes së plumbave. Nga sisa e majtë deri në fundbark majtas predha që kishte depërtuar kithtas në ije, pati bërë kërdi në organet e brendshme. Megjithatë, shprehën besimin, i plagosuri rëndë qe trup dhe karakter i fortë e mund t’i shpëtonte vdekjes.

Tension shpërthyes mes qeverisë dhe opozitës

 Kur u gdhi 21 prilli, ditë e fillimit të javës dhe e rikthimit të nëpunësve në zyra, gazeta “Politika” e Vlorës pati botuar edhe një telegram të ardhur nga qyteti i Beratit. “Plagosje e heroit kombëtar Avni Rustemi, thuhej në të, ka pikëlluar shpirtin e gjithë kombëtarëve. Dora tradhtare që guxoi të qëllojë simbolin e idealit kombëtar, ka goditur drejtpërdrejt zëmrën e nacionalizmës shqiptare. Për hir të Atdheut, lutemi të merren masat më të rrepta dhe serioze për zënien dhe dënimin e guximtarëve pa mëshirë dhe presim përfundimin e shpejtë për zbulimin e këtij atentati tradhtar”.

Pasdite u përhapën lajme se mjaft nxënës dhe studentë në të gjitha qytetet kryesore të vendit kishin braktisur shkollat dhe shpreheshin me ankth si do të shkonte filli i jetës së Avni Rustemit. Edhe ajo pjesë që donte të futej në klasa e të ndiqte rrjedhën e zakonshme të jetës, nuk e kishte të mundur. Shumë mësues mungonin. Prishja e rendit normal të gjërave u vu re edhe tek disa dyqane në Tiranë. Të hapur në pak orë të mëngjesit, rreth drekës kishin ulur qepenat dhe nuk kishin ndërmend t’i çelnin deri sa gjendja e tensionuar të merrte udhë. Përflitej një përplasje me armë midis qeverisë dhe opozitës. Në ministritë kryesore me urdhër të Shefqet Vërlacit u bënë mbledhje me nëpunësit që të mund të organizoheshin për të qetësuar popullin. Në disa raste folësit kishin përmendur togun ndjellakeqës të fjalëve “lufta civile” dhe po ashtu merakun përse nga opozita nuk ishte bërë asnjë deklaratë për fashitjen e gjakrave.

Dora që shtiu ishte një mullixhi, por kush e shtyu?

…Në Spitalin e Shtetit për shëndetin e Avni Rustemit vijonte shpresa e mbijetimit. Njerëzve të shtypit iu komunikua e njëjta gjë edhe në mbrëmje. Gjithë natën gjersa u gdhi e marta, 22 prill, dhe nëpër rrugët e kryeqytetit u rigjallërua lëvizja e njerëzve, i plagosuri rëndë nuk dukej se do të goditej prej ndonjë ndërlikimi.

Kur në spital erdhi postieri telegramet e ardhura nga qytetet e Shqipërisë si edhe prej grupeve të ndryshme të popullit qenë më shumë se një ditë më parë. Mes tyre ishte edhe një i hartuar prej anëtarëve të Asamblesë Kombëtare nga Shkodra. “Nji plumb tradhtuer, niste mesazhi i deputetëve, plagosi shokun tonë, fatosin e madh Avni, bash n’atë kohë kur shokët e tij u larguen për pak kohë pushim. Ky plumb qëllon jo vetëm Avniun tonë, shpëtimtarin e Atdheut, por shtron përdhe nderin e gjithë përfaqëçuesve të Kombit. Këto ngjarje të përgjakshme të përsëritura kaq deri tash, dëftojnë çiltaz se këtu është një manevër e mshefët, që orvatet të varrosi kombin tonë të vogël, por bujar, që s’kërkon tjetër përveç jetës e qetësisë. Përsëritja e atentateve gjaksore në atë qendër asht shkak pengimit të fjalës e të veprimeve të misionit që na ka vu populli për barrë. Për këtë protestojmë me zemërim kundër këtij atentati të kobshëm e kërkojmë që të merren masat ma të rrepta kundër këtyne ngjarjeve të përgjakshme, që po përbajnë nji vargue, e kërkojmë që Asambleja të mblidhet në nji vend tjetër, ku me qetsi e sigurim jetet të bisedojmë përmbi shpëtimin e themelimit.

Koha nuk pret ma, por lypset që t’u vihet nji mburojë këtyre ngjarjeve, pse vijimi i tyne na çon shtetin në greminë“.

Ndërkohë në mbrëmjen e vonë të 21 prillit në të gjithë Tiranën fjalënaja mbi autorin e krimit qe bërë ortek. U pakësuan akuzuesit e Ahmet Zogut dhe si intriguesi kryesor u përmend Osman Bali, njeri i Esat Pashë Toptanit.

Sipas thashethemeve një ditë më parë ky pati planifikuar dy atentate. Njërin do ta bënte vetë Osmani, në Elbasan, duke vrarë Aqif Pashën, njeriun e opozitës. Për të lënë të vdekur Avni Rustemin kishte ngarkuar Isuf Reçin, një njeri të thjeshtë populli, i cili prej vitesh pati marrë tek sarajet e Esatit një mulli dhe duke bluar, ushqente familjen e tij. “Nuk e ndyj koburen me të”, përflitej, se kishte thënë Osman Bali, tek i ngjeshte në dorë revolverin të punësuarit tek Pasha.

Por Aqifi nuk u gjet në qytetin e tij dhe shpëtoi.

Isuf Reçi, mirënjohës, por edhe besnik i kujtimit të Esatit, mjaft i pikëlluar kur në pranverë 1920 i patën vrarë idhullin e tij, nuk e humbi orientimin dhe pasi i çuan fjalë se Avni Rustemi sapo kishte zënë një dhomë në Hotel Internacional, e priti të dilte. Pastaj e ndoqi pa rënë fare në sy. Do t’i kishte shtënë më shpejt nga sa ndodhi, sepse qe fare vetëm, por që në minutat e para të lëvizjes iu shfaqën dy mbështetës dhe e vunë në mes, qartësisht në një mënyrë të tillë që të ishin truproja.

Por ai megjithatë e pati gjetur çastin kur nëpër kapërcyell të kalimit të rrugës Avni Rustemi u shkëput prej mbrojtësve të tij.

E marta e vdekjes së Avni Rustemit

PrintKur mbërriti mesnata e 21 prillit në atmosferën e ankthshme të atyre që rrinin në afri të Spitalit u parandie një kob. Gjendja shëndetësore e të plagosurit rëndë u përkeqësua. Deri sa u gdhi mbi fatin e anëtarit të Asamblesë Kushtetuese dhe deputetit të Hasit, prefektura e Kosovës, qëndroi pezull më shumë pandehma se do të vdiste se sa ngazëllimi se do të vazhdonte t’i rrihte zemra.

Pati kapërcyer ora dhjetë kur Avni Rustemi u mbërthye nga një temperaturë e lartë. Mjekët u alarmuan. Kishte nisur një hemorragji pulmonare. Tashmë qe pa shpëtim.

Në mesditë të 22 prillit erdhi në prag të komës.

Çdo minutë më pas qe një orë a gjatë mbajtje fryme. Para spitalit dhe në hollin në hyrje të tij tashmë ishin grumbulluar me qindra kolegë, veprimtarë të “Bashkimit”, parlamentarë dhe politikanë, banorë të thjeshtë të Tiranës.

Avni Rustemi dha shpirt në orën 14.30. Qe e martë”.

Një trazim i madh përshkroi turmën e njerëzve para godinës së Spitalit të Shtetit dhe lajmi, si një klithmë e ulërimë bashkë, vrapoi me shpejtësi dhe forcë bubullime të përhapej e depërtonte kudo. Qe redaksia e gazetës “Politika” në Vlorë, e cila e para ia nisi telegramin ngushëllues familjes Rustemi në vendlindje, në Libohovë: “Të pikëlluar për humbjen e më të madhit idealist të kombit tonë, ju çojmë ngushëllimet dhe bashkohemi në helmin tuaj, që është zia e fatkeqësia e të gjithë nevet”.

Nga Elbasani telegrafa njoftoi se studentët e Normales në mëngjesin e asaj dite, edhe pse patën hyrë nëpër klasa, nuk kishin zënë libër me dorë. Patën dalë menjëherë në sheshin qendror të qytetit sapo morën nga Tirana lajmin e vdekjes së Avniut.

Sikurse pritej dhe qe e paralajmëruar në rast se ngjarjet do të rridhnin kështu, filloi mospërmbajtja e anëtarëve dhe e simpatizantëve të Bashkimit. Kërkonin marrjen hak. Emri i Osman Balit u fshi shpejt e shpejt prej akuzës. Në shenjë u rikthye dhe mbeti vetëm një: Ahmet Zogu.

Përndezje kësaj fryme i dha edhe një fjalënajë e re. Sipas saj polici që pati ndjekur vrasësin për ta kapur, veprimin e kishte me gjoja. Ai qe vënë posaçërisht nga prefekti dhe komisari i policisë për Tiranën që të ndodhte e kundërta: të mos bëhej e mundur kapja e Isuf Reçit.

Thashethema e nxehtë ngulte këmbë se disa dëshmitarë në vendngjarje kishin dalluar fare mirë turbullimin e policit gjatosh, kur pati konstatuar mosvdekjen e Avni Rustemit.

Lajmi mbërrin në Vlorë, mund të ngjajë hataja

Qyteti më i tronditur dhe më i zemëruar dukej Vlora. Këtu sapo mbërriti kobi njerëzit dolën në rrugë, duke i mbushur plot. Mes tyre ishte edhe Riza Cerova, i ardhur aty një ditë më parë. Prej të gjithëve bisedohej haptas kundër qeverisë së Shefqet Vërlacit dhe gjithkund u përhap gojë më gojë parulla “Njerëzit vdesin, por rron ideali”. Nuk mungonin herë pas here edhe thirrjet shpërthyese “Poshtë Ahmet Zogolli!” Pjesa më e madhe e popullit u mblodh rreth bashkisë dhe e detyroi kryetarin t’i dërgonte telegram bashkisë së Tiranës ku t’i thuhej se varrimi i Avniut do të bëhej në Vlorë. Trupin e tij e donin aty, të rrinte pranë Ismail Qemalit. Po të mos u plotësohej kjo kërkesë protestuesit qenë aq të zemëruar dhe të gatshëm të shkaktonin ndonjë turbullirë të rendit publik sa ky e pranoi menjëherë”.

Varrimi në Vlorë

Pasi folën përfaqësues të shumtë nga krahina të ndryshme të Shqipërisë, ndërmjet tyre edhe Gjergj Fishta dhe Patër Anton Arapi, fjalëne mori Halim Xhelo, i cili iu drejtua pjesëmarrësve në këtë ceremoni mortore me fjalët”Zogolli është gjykuar dhe dënuar prej ndërgjegjes ndërkombëtare me vdekje dhe si tradhtar i duhet vënë litari”.

Këtë çast nga turma u dëgjuan të forta thirrjet “Poshtë vrasësit Vërlaci-Zogu!”

Kur pak më parë pat folur Fan Noli frazat e ti më të ashpra qenë “Në pushtet janë antikombëtarët” dhe nuk mund të flemë të qetë gjersa të gjenden e të dënohen fajtorët”.

Pasi fjalimet e shumta, bashkë me të edhe i një majori me mbiemrin Prishtina, përfunduan duke bërë gjithsej shtatëmbëdhjetë, kërcitën në ajër breshëritë e pushkëve.

*) Ylli Polovina – Titujt dhe nëntitujt janë të redaksisë

Nesër do të lexoni:

* 1924, një “revolucion” i tërë për të humbur Shën Naumin

* Jugosllavët po përgatisin në Shqipëri vrasje njerëzish të rëndësishëm

 

May 29, 2016 15:39
Komento

21 Komente

  1. Vlora May 29, 16:06

    Po ambasadori “mik” ku ishte dhe ç’fare tha, qe plumbi qe rikoshet ,apo qe Esat Toptani kishte kontribuar ne ç’montimin e komunizmit ?

    Reply to this comment
  2. MrX May 29, 17:03

    Perella me Mbret!

    Reply to this comment
  3. Arben May 29, 21:50

    AVNI RUSTEMI ISHTE VRASES ME PAGESE,

    QEVERRIA E KONGRESIT TE LUSHNJES, E PAGOI PER TE VRARE ESAT PASHEN, PASI E SHIHTE SI RIVAL.

    RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK.

    Reply to this comment
    • daku May 30, 05:33

      sipas teje edhe SKENDERBEU ishte vrase se ka vrare shume turq , por edhe CERCIZ TOPULLI gjithashtu , pse e tregon veten qe je KORRAK anadollak , plumbi top te behet per cdo tradhetar

      Reply to this comment
      • Arben May 31, 10:22

        PO NGATERRON LESHIN ME PERSHESHIN.

        AVNI RUSTEMI ISHTE NJE VRASES ME PAGESE, MORI PARATE NGA QEVERRIA E KONGRESIT TE LUSHNJES PER TE VRARE NJE RIVAL PER PUSHTET TE ATYRE QEVERRITEREVE.

        KETU NUK KA VEND FARE PER PERRALLA.

        ME 1957, SEKRETARI I KESAJ QEVERRIE E DESHMOI KETE FAKT NE BURGJET E KOMUNIZMIT.

        VRASJE POLITIKE PER PUSHTET, ASGJE ME SHUME.

        Reply to this comment
    • Arben May 30, 08:26

      DHE KETO SHKRIME, JANE NJESOJ, SIKUR PAS 100 VITESH, STERNIPRIT TANE TE SHKRUAJNE PER MENYREN SE SI U KAP JULIAN SINANAJ SOT, DHE QE I BIE TE JETE HERO PAS 100 VITESH.

      O ZOT O ZOT.

      Reply to this comment
    • anticensurë 25642654 May 30, 19:35

      poshtë islamistët e erdoganit!!
      kjo të pëlqen o karaturku i erdoganit i fshehur pas emrit të pastër shqiptar???

      Reply to this comment
  4. Arber May 30, 06:27

    Letersi mashtruese. Turp per autorin!

    Reply to this comment
  5. Lul basha May 30, 06:31

    Nenen ku ta kesh o Arben.

    Reply to this comment
  6. Kola May 30, 06:52

    Sot situata eshte edhe me skandaloze. Atehere na qeverriste nje satrap qe Salehet na i ngriten bustin ne mes te Tiranes. Sot na qeverris turrma e spiuneve te UDB-se. Pra duhet te ndergjegjesohemi se keta 26 vjet e kemi humbur teresisht pavarsine kombetare. Lexoji komentet e mesiperme te vemjeve qe ka mbjelle UDB.

    Reply to this comment
  7. intelektuali May 30, 08:24

    AVNI RUSTEMI ISHTE VETEM NJE CUB-KILLER DRU ME PRE FANATIK I PAGUAR NGA MOSKA

    Ky fshatar nga Libohova nuk kishte as arsimin dhe as dijenite e nevojshme per te kryer atentat ndaj Kryeministrit shqyptar ne Paris. Pse atehere Ylli Pollovina nga familjet e spiuneve te Enverit qe shkruan dengla komunistesh ne DITA nuk pyet veten:

    KUSH E MESOI DHE E TRAJNOI CUBIN FASHATAR DRU ME PRE PA SHKOLLE DHE PA DITUR ASNJE GJUHE TE HUAJ AVNI RUSTEMI PER TE SHKUAR NE PARIS DHE PER TE VRARE KRYEMINISTRIN SHQYPTAR QE PO KERKONTE TE MBRONTE VATANIN NGA COPTIMI?

    Po sikur nje cub killer te vrase Edi Ramen jashte shtetit a do te shpallet HERO KOMBETAR nga enveristi Ylli Pollovina?

    prandaj:

    Ka ardhur koha qe historia jone kombetare te shkruhet ashtu sic ka qene dhe jo me shtremberime propagandistike enveristesh si kjo e Ylli Pollovines ne DITA qe duket sikur e ka shkruar Enver Hoxha me doren e vet dhe politika jone kombetare duhet sa me shpejte te pozicionohet drejt se me ke pjese te Botes eshte:

    Me BE-ne dhe SHBA antikomuniste dhe demokratike apo me Rusine e Putinit dhe me Korene e Veriut te Kimit shtete autokratike si ne Kohen e Qepes te Partise se Punes plot me servile si Ylli Pollovina

    ndryshe:

    Thirrjet e deshperuara te Mimi Kodhelit per BE-ne qe te shpetoje Shqypnine nga thonjte e Rusise Bolshevike do te dukeshin ne syte e Botes si nje propagande socialiste.

    Reply to this comment
    • anticensurë 25642654 May 30, 19:38

      o nastro haleja,po përse ha mut o derëzi??
      po përse mor njeri nuk e ke denoncuar tët’ëmë që të ka pjellë në hale??të ndyu që momentin e parë që dole në dritë!!e çthem dhe unë!?çfar “dole në dritë”,ti re në mut,o gazep!!

      Reply to this comment
  8. maks May 30, 09:11

    esat pasha ishte tradhetari me i madh i kombit dhe e meritonte plumbin sepse per pare shiti camerin dhe shkodren vendit ton i duhen avni rustemat

    Reply to this comment
    • intelektuali May 30, 11:41

      O Maks DUDUMI,

      perparaq se te besh konkluzione per te vrare dhe prepre me plumba dhe hanxhare lexo me pare historine e mirefillte more mavri fanatike qe tregon se kur austriaket e bombarduan Durresin nga deti dhe prishen te gjitha pronat e Esad Pashes ne Durres ky kryeminister shqyptar nuk i kerkoi demshperblim shtetit, por i mbulloi te gjitha shpenzimet me lekat e veta.

      KUSH PUSHTETAR E BEN SOT NJE VEPRIM TE TILLE?

      prandaj:

      Meso se Avni Rustemi nuk eshte HERO KOMBETAR sic kerkon ta beje spiuni i Enverit nga familja Pollovina, por nje CUB-KILLER-VRASTAR i yshtur nga bolsheviket e Moskes dhe si i tille ne situaten e soteme kur Shqypnia po kerkon te behet pjese e BE-se Antikomuniste dhe Demokratike:

      AVNI RUSTEMI ESHTE TURPI DHE REZILI I POLITIKES SONE KOMBETARE NE SYTE E BOTES.

      Reply to this comment
      • maks May 30, 18:49

        o intelektuali i atij miku kush ta dha titullin o hajvan historin nuk ma meson ti o idjot o pinjoll i te humburve meso te mos ofendosh njerez o njeri koti kur ofendon njerez ne vecanti dil me emrin tend o intelektual i k….

        Reply to this comment
      • maks May 30, 19:08

        mesoje mir historin o idjot austriaku ja dogje shtepin sepse ky tradhetar ishte aleat i serbeve per sherbime ndaj serbeve ka emer rruge ne beograd dhe merte pensjon nga serbia o debil qe ke ven pseudonimin intelektuali

        Reply to this comment
  9. ELIOT May 30, 13:04

    ha ha ha ha ;e beri trim dhe hero AVNI RUSTEMIN….. PO PERSE E BERI ATENTATIN AVNIU ….PER TE NA VENE NE QEVERI ENVERA .. KRIMINELA TE POPULLIT … KU I GJETI IDETE AVNI FSHATARI PER TE DREJTUAR SHQIPERINE .. NE FRANCE VRANE JEAN JOURES NJE TIP ME IDE KAMUNISTI ..DHE SNJE SE QAU . E VRANE NE KAFE NE 1912 … SEPSE KISHTE IDE MARKSISTE DHE FRANCA E PA ME REVOLUCIONIN E MADH …QE MAXIMILIAN ROBESPIERRE ISHTE NJE DIKTATOR E BERI REVOLUCIONI ..VRAU MBRETI DHE MBRETERESHEN …PER TE MARRE VENDIN NE PUSHTET ..DHE PSTAJ E MASAKROI POPULLIN…DHE MBAS DISA MUAJSH REVOLUCIONARET E MEDHENJ ????? MBARUAN NE GIJOTINE …. EDHE RUSTEMI ISHTE NJE EGOIST NGA XHELOZIA PER TE PASURIT DH IDE BOSHE …. PERSE SBEN REVOLUCIN ???? AANGLIA …POR POPULLI E DUARTROKISTE MBETERESHEN DHE PRINCI …HE SHOKU GAZETAR I ANVI RUSTEMIT ….FEUDALET ANGLEZE …E BENE TE LUMTUR POPULLIN DHE SBENE LUFTE CIVILE ….ASNJEHERE NUK VENDOSEN REGJIMME KOMUNIIT SIC DONIN DISA ..MARKSISTA NAIVA ..DHE EGOISTA ….

    Reply to this comment
  10. eri..VLORA NE PRITJE TE LUNGOLLUMIT May 31, 09:45

    Po elbete pse mos te flisni capraz….sot ankoheni pse nuk ka reagim per gjithe keto qe po heqim e po na punojne ne kurrizin tone,sepse ju ka ngordhur nervi …..por fare lehte po i hani turpet e hallet pa fund me buke. O Zot erdhi koha e tradhetareve dhe atyre qe i ngrene ne piedestal…..per ca doollare me shume…

    Reply to this comment
  11. Na bashkoj kenga popullore June 4, 14:58

    Na mbyten tradhetaret, shkerdhatat(rraca e pabes)

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim